Duke folur për gazetarin Sokol Balla, kryeministri Edi Rama tha mbrëmjen e së enjtes se ndihet krenar për masat ekstreme që ka marrë Shqipëria.
Shefi i qeverisë mori si shembull Britaninë e Madhe, që i nënvlerësoi masat ndaj COVID-19 dhe tani e ka të vështirë të ‘organizohet’.
I pyetur sesi do të procedohet me masat, Rama pati edhe një batutë, duke shprehur ‘frikën’ nga tolerancat e mundshme.
“Uroj të mos bëhemi si ekipi kombëtar që pjesën e parë kur luan me skuadra të forta na krijon idenë se do të fitojmë dhe pastaj në pjesën e dytë mundet” – tha Rama në ‘Real Story’.