• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Masakroi studenten shqiptare dhe e futi në valixhe, dëshmia rrëqethëse e autorit: E sulmova nga pas

by E S
05/04/2025 10:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Po i dërgoja mëngjesin në shtrat. Pashë një mesazh që i erdhi nga një djalë tjetër në celular. Mora thikën që ishte në tabaka dhe e vrava. Nuk e kisha paramenduar”.

Kështu është shprehur 23-vjeçari Mark Antony Samson në lidhje me vrasjen e ish të dashurës së tij shqiptare, Ilaria Sula. Siç shkruajnë mediat, i riu me origjinë filipinase u mor në pyetje për 5 orë për të treguar të gjithë të vërtetën.

Sipas tij, Sula u vra mëngjesin e 26 Marsit pasi kaloi natën në shtëpinë e tij. Samson tha se 22-vjeçarja i kishte shkuar në shtëpi për t’i kthyer disa rroba. Por i riu thotë se ajo vendosi të qëndronte aty pasi donte të shmangte transportin publik.

Dyshja ishte ndarë së fundmi, pasi sipas filipinasit lidhja kishte pasur ulje-ngritjet e veta gjatë këtyre muajve. Samson thotë se ajo që e ka bërë të ndërmarrë veprimin ka qenë mesazhi në celularin e Ilarias kur ai po i dërgonte mëngjesin në shtrat.

“E sulmova nga pas, duke e goditur në qafë”, tha ai, duke mohuar se vrasja ishte e paramenduar dhe duke hedhur idenë se gjithçka ka ndodhur për shkaqe xhelozie.

Samson ka deklaruar se gjithçka e ka bërë vetëm dhe ka zgjedhur të heshtë kur është pyetur rreth pranisë së prindërve në shtëpi. I riu ka treguar më pas se e ka futur trupin në një valixhe dhe e ka hedhur në një greminë.

Hetuesit do të duhet të vërtetojnë deklaratën e tij duke analizuar kompjuterin e vajzës, pasi deri më tani celulari i saj nuk është gjetur. Autori i vrasjes e ka hedhur atë në një pusetë, ndërsa thikën në një kazan. Sa i përket prindërve të tij, ata mbeten nën hetim.

Prokuroria e akuzon 23-vjeçarin për vrasje të rëndë me dashje dhe fshehje të trupit të pajetë.

Next Post
“Gregu ishte në koma, nuk dihej nëse do të kthehej apo jo!”/ Rama rrëfen momentin e vështirë

“Gregu ishte në koma, nuk dihej nëse do të kthehej apo jo!”/ Rama rrëfen momentin e vështirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In