• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Masakroi gruan, ja dëshmia e 56-vjeçarit në gjykatë: Më bëri gjilpërë në gjumë, donte të më vriste!

by Java News
09/02/2022 17:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Petrit Mamaj, autori i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij, Valentina Mamaj, u la sot në arrest me burg nga gjykata e Fierit.

Avokati i tij tregoi se motivi i krimit ishte pretendimi që kishte autori se bashkëshortja dhe një i afërm i saj i kishin bërë një gjilpërë në gjumë me qëllim për ta vrarë.

Në prononcimin e siguruar nga “Panorama.al” avokati tregon se klienti i tij Petrit Mamaj e kishte gjetur bashkëshorten në gjumë dhe pasi i kërkoi shpjegime për gjilpërën e qëlloi me thikë duke e lënë të vdekur.

Autori doli nga shtëpia duke ngrënë në mensë dhe gënjeu vëllain e viktimës duke i thënë se motra e tij kishte vrarë veten. Ndër të tjera avokati thotë se i kishte komshij autorin dhe viktimën, dhe Petrit Mamaj ishte i paekulibruar si person.

“Reagimi i tij në sallë ishte i tronditur, por realisht e pranoi krimin, duke e përshkruar se si kishte ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit. Motivi ishte acarimi i marrëdhënieve familjare dhe pretendonte se bashkëshortja bashkë me një të afërmin e vet i kishin bërë një gjilpërë në gjumë, për ta vrarë.

Kërkesa e prokurorit ishte e drejtë, e ligjshme. Vrasja që ka ndodhur dje ka indinjuar të gjitha familjet. Unë e kam komshi këtë rast konkret, kanë pasur divergjenca si çdo familje, por jo në këto përmasa. Ishte i paekuilibruar”, tha avokati.

“Me të nuk flitej dhe as dëgjohej. E kishte gjetur në gjumë, pasi flinin të ndarë gjatë kësaj kohe. Ai kishte shkuar rreth orës 6:00 në mëngjes dhe i kishte thënë: pse ma keni bërë gjilpërën?! Gjatë kësaj kohe kishte marrë dhe thikën dhe e kishte goditur dhe e kishte lënë të vrarë.

Më pas iku te një lokal dhe hëngri mëngjes dhe më pas kishte shkuar te i vëllai dhe i kishte thënë, ka vrarë veten. Pasi kishin bërë ekzaminim mjeku ligjor, ai kishte pohuar se kishte kryer vrasjen, për motivet që sqarova“, shton ai./m.j

Next Post
EMRI/ Rama bën ndryshime në qeveri, emërohet zëvendësministrja e re për Evropën dhe Punët e Jashtme

EMRI/ Rama bën ndryshime në qeveri, emërohet zëvendësministrja e re për Evropën dhe Punët e Jashtme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In