• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Masakroi 12-vjeçarin, qëndrimi i Jorgo Zanit në gjykatë i habiti të gjithë

by A R
19/08/2016 20:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ngjarja në Palasë, ku 30-vjeçari Jorgo Zani i mori jetën një fëmijë 12-vjeçar dhe më pas e përçudnoi kufomën, ka tronditur thellë opinionin publik. Autori i krimit makabër ka dalë sot përpara gjykatës, por sjellja e tij i ka habitur të gjithë, duke ngritur pikëpyetje për çrregullimet mendore nga të cilat vuan 30-vjeçari.

Jorgo Zani ka qenë i qetë sot në gjykatë dhe nuk ka paraqitur asnjë çrregullim në sjellje. Burime për “News24” bëjnë të ditur se rasti i Zanit është unik në vendin tonë dhe do të duhen studime për të konfirmuar nëse ai është i sëmurë mendor, apo ka çrregullime instinktesh.

“30-vjeçari do t’i nënshtrohet ekspertizës nga 5 mjekë. Do të ngrihet një komision me psikiatër nga Tirana që do të vlerësoje gjendjen e tij mendore”- bënë të ditur burime për “News24”.

Jorgo Zani nuk e ka ngritur kokën asnjë çast por me sytë përtokë ka dëgjuar gjatë gjithë kohës ato çfarë janë lexuar për të në Gjykatën e Vlorës. 30-vjeçari që masakroi dhe përçudnoi kushëririn e tij të mitur, u njoh sot me masën e sigurisë në gjykatën e Vlorës. Gjykata dha “arrest me burg” për Zanin, edhe pse rezulton person me probleme psikike, ashtu siç kërkoi Prokuroria.

Jorgo Zani është njeriu që ka kryer krimin më të rëndë të dëgjuar kohët e fundit në vend. Mëngjesin e së martës trupi i djaloshit të mitur Andrea Zariu, u gjet buzë rrugës në Palasë, ndërsa koka e tij në duart e kushëririt Jorgo Zani, person problematik në fshat, i etiketuar edhe si kanibal, pasi kishte vrarë edhe kafshë, me të cilat më pas ushqehej, siç deklaruan banorë të Palasës.

Zani ishte shtruar disa herë në spitalin psikiatrik në Vlorë, ishte kuruar edhe në Greqi për problemet mendore, por me sa duket asgjë s’kishte ndryshuar. Banorët thanë se vetëm 10 ditë para se të kryente krimin ai ishte shtruar në spital, nga ku e nxori i ati.

Next Post
Thashethemet për sherr/ Eminem dhe Drake në skenë, hedhin poshtë pretendimet

Thashethemet për sherr/ Eminem dhe Drake në skenë, hedhin poshtë pretendimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

March 1, 2026
Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

March 1, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Opozita iraniane shpall qeverinë e përkohshme: A është Shqipëria, një cak i sulmeve të Iranit?

March 1, 2026
Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

March 1, 2026
Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

March 1, 2026
Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

March 1, 2026
“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

March 1, 2026
“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In