• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Masakrimi i kenianes në Tiranë / Punonte në kazino, i dyshuar ish-partneri i saj. U gjet e shtrirë në rrugë gjysmë e zhveshur

by A R
17/11/2022 22:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më datë 14 Gusht të vitit 2022 një vajzë nga Kenia ka bërë denoncim për humbjen e kontakteve me shoqen e saj, kenianen 22 vjeçe, Joy Aoko nga Kenia, banuese në një banesë me qira, në rrugën “Pandeli Evangjeli”, e cila më pas u gjet pa ndjenja, në afërsi të banesës së saj.

Policia e ka bërë të ditur ngjarjen për mediat vetëm pak ditë më parë, në datën 9 Nëntor të 2022-shit dhe ka deklaruar se kanë nisur hetimet në lidhje me ngjarjen për akuzën “Plagosja e rëndë me dashje”. Por, akoma masakrimi i vajzës keniane mbetet mister dhe përgjegjësit nuk janë vënë para drejtësisë.

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emsionin “Opinion” në Tv Klan ka dhënë më shumë detaje përsa i përket ngjarjes së rëndë.

Klodiana Lala: Njoftimi ka dalë nga një gazetare britanike që jeton në Tiranë. Aty ka qenë dhe sinjalizimi i parë për ngjarjen. Është ndër ato raste kur polica, përveç se njoftimin e ka krejt të paqartë, Polcia ka fshehur ngjarjen.

Joy ka mbërritur në Shqipëri muajin Shkurt e punësuar zyrtarisht me dokumente të rregullta. Rezulton e pajisur me leje qëndrimi deri në fund të Dhjetorit të këtij viti. Kompania kishte një kontratë të përkthyer në dy gjuhë, dhe në shqip edhe në anglisht. Ishte krupiere, në kazinonë në Tiranë ku ka punuar nuk kishte asnjë shtetas shqiptar.

Nga data 12 duke hyrë 13-ta, shoqja e saj Emili i është drejtuar Komisaritatit Numër 1, duke bërë një denoncim se kishte humbur kontaktet me mikeshën, ka pretenduar se nuk kishte asnjë kontakt.

Në dëshminë ajo thotë se ka kontaktuar një ndër punonjësit e kazinosë, që ishte shofer se kishte patur një marrëdhënie intime me Joyn dhe për këtë arsye i ka kërkuar djalit nëse ishte me të dhe është një nga të dyshuarit. Ai ka thënë se nuk është me të dhe kanë nisur hetimet.

Ajo është gjetur të nesërmen në datë 14, është konstatuar nga një tjetër shtetase ganeze, e cila ka dalë nga hosteli në të cilën këta qëndronin, ka shkuar në dhomën e saj dhe ka qenë duke u ushqyer me bukë dhe çokokrem. Në momentin që një nga vajzat që punonte në kaziono, ka dalë dhe ka parë poshtë në dritare, shikon një person përmbys dhe ishte gjysmë e zhveshur. Kanë dalë jashtë dhe kanë parë se ishte Joy. Kanë njoftuar policinë.

Blendi Fevziu: 24 orë me vonesë? Po ajo a ka qenë 24 orë e shtrirë aty apo?

Klodiana Lala: Këtë nuk di ta them. Janë kërkuar pamjet e një ambasade në Tiranë sepse hosteli ku ato qëndrojnë është shumë pranë një ambasade dhe vetëm përmes saj mund të kuptohen të gjitha lëvizjet. Është një rrugicë qorre, nuk ka dalje, ka pasur persona që e kanë njohur shumë mirë terrenin.  

Në momentin që ka hyrë policia, janë konstatuar 2 celularët e saj, të 2 kanë qenë pa asnjë kontakt, ka qenë gjithçka e fshirë. Sipas mikeshës së saj, dritaret kanë qenë të mbyllura, pra nuk ka pasur mundësi që vajza të mund të ishte hedhur. Pranë trupit të saj është gjetur një shiringë, gjithashtu në dhomën e saj është gjetur dhe një pije alkoolike, por në fakt nga të gjithë dëshmitë, vajza nuk konsumonte as lëndë narkotike dhe as alkool. Mendohet se është në një koma të pakthyeshme.

/a.r

Next Post
Drejtori i Portit të Durrësit tregon detajet e projektit: Ja si do të investohet

Drejtori i Portit të Durrësit tregon detajet e projektit: Ja si do të investohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FBI “përzë” shtetin nga hetimi i vrasjes në Minneapolis, zbulohet e shkuara e oficerit

FBI “përzë” shtetin nga hetimi i vrasjes në Minneapolis, zbulohet e shkuara e oficerit

January 8, 2026
Bllokimi i anijes me flamurin rus, ekspertët: SHBA rrezikon përshkallëzimin me Moskën

Bllokimi i anijes me flamurin rus, ekspertët: SHBA rrezikon përshkallëzimin me Moskën

January 8, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

“S’do t’ia dijë njeri për përmbytjet”, Manjani: Kemi që në 1945 që presim amerikanët…

January 8, 2026
“Do ta paguash për atë që ke bërë”/ Pas dyerve të gjykatës në Nju Jork, Maduro i përgjigjet protestuesit: Jam rob lufte

“Një batanije leshi dhe një dyshek i hollë”, ja kushtet në burgun ku po mbahen Maduro dhe gruaja e tij

January 8, 2026
“Shpallni gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore”, Gjunkshi thirrje Ramës: Banorët s’dinë ku kanë kokën

“Shpallni gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore”, Gjunkshi thirrje Ramës: Banorët s’dinë ku kanë kokën

January 8, 2026
“Kemi arritur ta izolojmë zjarrin te 5 Maji”, Cara: Në magazina ka bombola gazi që tregtohen

“Kemi arritur ta izolojmë zjarrin te 5 Maji”, Cara: Në magazina ka bombola gazi që tregtohen

January 8, 2026
“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Spahiu: Shqipëria e Enver Hoxhës nuk u përmbyt kurrë, sepse kishte 700 hidrovore dhe sisteme bonifikimi

January 8, 2026
Vjosa në kuotën e 9 metrave: Nesër parashikohet stuhi, shpresa e vetme janë uljet e prurjeve

Vjosa në kuotën e 9 metrave: Nesër parashikohet stuhi, shpresa e vetme janë uljet e prurjeve

January 8, 2026
Zjarri te tregu “5 Maji”, Ristani: Është vënë në kontroll, asnjë rrezikshmëri për përhapjen në qendrat e banuara

Zjarri te tregu “5 Maji”, Ristani: Është vënë në kontroll, asnjë rrezikshmëri për përhapjen në qendrat e banuara

January 8, 2026
“Kemi vetëm 50 ekskavatorë të dhuruar”, eksperti: Kanalet kulluese mbledhin 5-6 milionë ton llum, nuk mund të pastrohen

“Kemi vetëm 50 ekskavatorë të dhuruar”, eksperti: Kanalet kulluese mbledhin 5-6 milionë ton llum, nuk mund të pastrohen

January 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In