• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Masakra për shezlongët në Velipojë, pranga dy të plagosurve, shpallen në kërkim tre vëllezërit

by A R
27/06/2021 16:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arrestohen Hasan Ferracaku 54 vjeç dhe Elmilind Dyli, të cilët mbetën të plagosur nga përplasja me armë zjarri në Velipojë ku mbetën të 4 të vrarë, Kujtim Ferracaku 59-vjeç, Xhovani Gocaj 25-vjeç, Edmond Gocaj 38-vjeç dhe Musaen Zeneli vetëm 20 vjeç, pas një konflikti për disa metra territor plazh.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim Abedin Verracaku 30, Shyqyri Verracaku 26 dhe Besar Verracaku 20 vjeç, vëllezër, banues në fshatin Pulaj, Velipojë, bashkia Shkodër, të dyshuar si bashkautorë në këtë ngjarje, për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, në bashkëpunim.

Ndërkaq gjendet dhe një nga pistoletat.

Informacion zyrtar nga Policia Shkodër:

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera grupi i posaçëm hetimor, për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur rreth orës 00:30, në Pulaj Plazh, Velipojë, ku si pasojë e një konflikti të çastit mbetën të vrarë me armë zjarri 4 shtetas dhe u plagosën 2 të tjerë, bazuar në provat e grumbulluara u arrestuan në flagrancë shtetasit:

H. V., 54 vjeç, lindur në fshatin Trush dhe banues në fshatin Pulaj, Velipojë, si dhe nipi i tij shtetasi E. D., 17 vjeç, lindur e banues në fshatin Guri i Zi, bashkia Shkodër, të cilët janë në Spitalin e Traumës në Tiranë, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, në bashkëpunim.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim shtetasit A. V., Sh. V. dhe B. V., vëllezër, banues në fshatin Pulaj, Velipojë, bashkia Shkodër, të dyshuar si bashkautorë në këtë ngjarje, për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, në bashkëpunim.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy armë zjarri pistoleta, njëra prej të cilave u gjet në vendngjarje, ndërsa tjetra u gjet gjatë kontrollit në hotelin e familjes Gocaj.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në konfliktin me armë.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Next Post
FOTO/ Termometri shënoi 42 gradë, si po i shpëtojnë vapës përvëluese shqiptarët

Shqipëria mbetet e mbërthyer nga i nxehti afrikan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arben Ahmetaj: Një grup kriminal planifikoi rrëmbimin dhe eliminimin tim fizik

Arben Ahmetaj: Një grup kriminal planifikoi rrëmbimin dhe eliminimin tim fizik

January 9, 2026
LIVE! Rama mbledh Komitetin e Emergjencave, në fokus menaxhimi i situatës dhe paketa e ndihmës për të prekurit

LIVE! Rama mbledh Komitetin e Emergjencave, në fokus menaxhimi i situatës dhe paketa e ndihmës për të prekurit

January 9, 2026
Dita e sotme parashikohet me reshje shiu dhe dëbore në lartësi, ulen temperaturat

Dita e sotme parashikohet me reshje shiu dhe dëbore në lartësi, ulen temperaturat

January 9, 2026
Dhunë në burgun e Reçit, dy të dënuar përfundojnë në spital

Dhunë në burgun e Reçit, dy të dënuar përfundojnë në spital

January 9, 2026
Zjarri te “5 Maji” shuhet pas 5 orësh, aktive vetëm vatra të vogla në brendësi të magazinës

Zjarri te “5 Maji” shuhet pas 5 orësh, aktive vetëm vatra të vogla në brendësi të magazinës

January 9, 2026
Situata në jug drejt stabilizimit, niveli i Vjosës bie ndjeshëm. Rama: Ka nisur verifikimi i dëmeve

Situata në jug drejt stabilizimit, niveli i Vjosës bie ndjeshëm. Rama: Ka nisur verifikimi i dëmeve

January 9, 2026
FBI “përzë” shtetin nga hetimi i vrasjes në Minneapolis, zbulohet e shkuara e oficerit

FBI “përzë” shtetin nga hetimi i vrasjes në Minneapolis, zbulohet e shkuara e oficerit

January 8, 2026
Bllokimi i anijes me flamurin rus, ekspertët: SHBA rrezikon përshkallëzimin me Moskën

Bllokimi i anijes me flamurin rus, ekspertët: SHBA rrezikon përshkallëzimin me Moskën

January 8, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

“S’do t’ia dijë njeri për përmbytjet”, Manjani: Kemi që në 1945 që presim amerikanët…

January 8, 2026
“Do ta paguash për atë që ke bërë”/ Pas dyerve të gjykatës në Nju Jork, Maduro i përgjigjet protestuesit: Jam rob lufte

“Një batanije leshi dhe një dyshek i hollë”, ja kushtet në burgun ku po mbahen Maduro dhe gruaja e tij

January 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In