• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Masakra e Srebrenicës/ Balla: Një plagë e hapur në zemër të Evropës, Duhet të shërbejë si kambanë alarmi

by Java News
07/07/2022 10:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kuvendi i Shqipërisë nderoi sot ne nje seance te posacme plenare viktimat e gjenocidit serb në Srebrenicë. Kreu i grupit parlamentar te PS, Taulant Balla tha se ky gjenocid duhet të shërbejë si kambanë alarmi ndaj rreziqeve të forcave ekstreme të nacionalizmit.

“Mijëra burra të ekzekutuar dhe të varrosur në varreza masive, fëmijë të vrarë para syve të nënave të tyre. Këto janë vërtet skena ferri të shkuara në faqet më të errëta të historisë. Në 11 korrik 1995 qyteti boshnjak i Srebrenicës, i cili kohë më parë ishte shpallur një zonë e sigurt u kap nga forcat serbe të Bosnjës. Prej atij momenti për disa ditë me radhë më shumë se 8 mijë burra dhe djem myslimanë të cilët kishin kërkuar siguri në këtë zonë. Rreth 30 mijë gra, fëmijë, të moshuar u dhunuan dhe u dëbuan me forcë në një fushatë masive të spastrimit etnik. Histori tragjike por dhe e turpshme e kohëve modern mu në zemër të Evropës. Kjo duhet të shërbejë si një kambanë alarmi ndaj rreziqeve. Gjenocidi i Srebrenicës u shtri pak kohë më pas edhe në Kosovë. Fatkeqësisht u ngjall së fundmi edhe në Ukrainë. Sot jemi mbledhur të kujtojmë dhe nderojmë viktimat e gjenocidit në Srebrenicë. Kjo rezolutë është dokument tepër serioz, larg çdo forme folklorizimi, është gjuha e zemrës së shqiptarit dhe Shqipërisë. Kjo rezolutë vjen në mbështetje të objektivave të presidencës shqiptare të këshillit të sigurimit që fokusoheshin ndër respektimin e të drejtës ndërkombëtare. Evropa dhe Kombet  e Bashkuara dështuan turpësisht ta ndalonin atë masakrës. Gjenocidi do mbetet si një plagë e hapur në zemër të Evropës për të na kujtuar që krime të tilla të mos ndodhin më kurrë. Rezoluta që Kuvendi miraton sot dënon vazhdimin dhe përshkallëzimin e urrejtjes etnike. Të shpallet 11 korriku si dita e përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë”, tha Balla.

g.kosovari

Next Post
Jul Deda lë Anglinë për protestën e Berishës: Asnjë s’i ka bërë keq Shqipërisë më shumë se Piktori!

Jul Deda lë Anglinë për protestën e Berishës: Asnjë s'i ka bërë keq Shqipërisë më shumë se Piktori!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE-ja do të heqë dorë nga oferta e statusit të ‘anëtarit të asociuar’ për Kanadanë

BE-ja do të heqë dorë nga oferta e statusit të ‘anëtarit të asociuar’ për Kanadanë

October 28, 2026
Irani dënon me mbi pesë vjet burg regjisorin e njohur, Jafar Panahi, i konfiskon edhe pasurinë!

Irani dënon me mbi pesë vjet burg regjisorin e njohur, Jafar Panahi, i konfiskon edhe pasurinë!

October 28, 2026
“Anëtarësimi në BE, objekt strategjik kombëtar”- Balla zbardh detajet e takimit me ambasadoren e Bashkimit Evropian: Shqipëria të ruajë ritmin e negociatave!

“Anëtarësimi në BE, objekt strategjik kombëtar”- Balla zbardh detajet e takimit me ambasadoren e Bashkimit Evropian: Shqipëria të ruajë ritmin e negociatave!

October 28, 2026
I dënuar për trafik droge, sekuestrohen apartamentet e të arrestuarit në Austri

Falsifikoi dokumente noteriale në mënyrë të përsëritur për një dekadë, Prokuroria e Fierit çon në gjyq noteren e pandehur!

October 28, 2026
Mediat norvegjeze i drejtohen Gjykatës së Oslos kundër kompanisë Meta

Mediat norvegjeze i drejtohen Gjykatës së Oslos kundër kompanisë Meta

October 28, 2026
Ish-kandidati Flávio Bolsonaro largohet nga Brazili përmes Argjentinës drejt Miamit në SHBA! Gjykata Supreme vijon hetimet

Ish-kandidati Flávio Bolsonaro largohet nga Brazili përmes Argjentinës drejt Miamit në SHBA! Gjykata Supreme vijon hetimet

October 28, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Amerika përpara zgjedhjeve të 3 nëntorit: Demokratët kryesojnë në sondazhe

October 28, 2026
Vrasja e Arlind Zekajt në Kosovë, protestuesit në Prishtinë kërkojnë dorëheqjen e ministres Gërvalla!

Vrasja e Arlind Zekajt në Kosovë, protestuesit në Prishtinë kërkojnë dorëheqjen e ministres Gërvalla!

October 28, 2026
Nga Turqia me destinacion Durrësin dhe vendet e BE-së, kapen në Kapshticë 6 emigrantë nga Sudani dhe Kuvajti! Ishin fshehur në trajler

Nga Turqia me destinacion Durrësin dhe vendet e BE-së, kapen në Kapshticë 6 emigrantë nga Sudani dhe Kuvajti! Ishin fshehur në trajler

October 28, 2026
Aktivisti britanik i ekstremit të djathtë shpallet fajtor për kërcënimin e dy gazetarëve në Londër

Aktivisti britanik i ekstremit të djathtë shpallet fajtor për kërcënimin e dy gazetarëve në Londër

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In