• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Masakra e Reçakut dhe reagimi gjerman

by A R
15/12/2019 20:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Sylë Ukshini

Muaji dhjetor 1998 ia konfirmoi Misionit paqeruajtës të OSBE-së, i cili synonte të dokumentonte shkeljen e të drejtave të shqiptare dhe krimet e përditshme të shtetit serb, se kishte pak shpresa se mund të arrihej një zgjidhje politike për çështjen e Kosovës.

Për më tepër, në qendrat e vendosjes kishte filluar të qarkullonte informacioni se regjimi i Milosheviqit po përgatitej për goditjen e fundit në Kosovë, për dëbimin masiv të shqiptarëve.

Vetëm në javët e para të muajit dhjetor, misioni i OSBE-së kishte evidentuar rreth 170 aksione të armatosura që kishte ndërmarrë Serbia kundër formacioneve shqiptare të UÇK-së dhe popullsisë civile.

Po ashtu, më 14 dhjetor ushtria serbe vrau në pritë dhjetëra ushtarë të UÇK-së në kufirin Shqipëri-Kosovë, ndërsa në qytetin e Pejës u vranë me armë zjarri gjashtë adoleshentë serbe në kafenenë “Panda”, që pas luftës u pohua edhe në Beograd se ishte vepër e shtetit serb, por që ishte bërë për qëllim fajësimi të shqiptarëve dhe me qëllim që të përdorej si fushatë represioni masiv ndaj civilëve shqiptarë.

Kërkesa për armëpushim

Situatën në Kosovë po e ndiqte me vëmendje Qeveria e re gjermane e koalicionit kuq-gjelbër, pasi përshkallëzimi i mëtutjeshëm do të thoshte pjesëmarrje edhe të trupave të Bundeswehrit në një aksion ushtarak në Ballkan, një ndërmarrje e cila më pas do të konsiderohet si pikë kthese në zhvillimin e politikës gjermane të jashtme dhe të sigurisë.

Boni dhe kryeqytetet e tjera perëndimore e kishin tashmë të qartë se Marrëveshja e Hollbrookut po zhbëhej. Qeveria gjermane dënonte përshkallëzimin e dhunës në Kosovë dhe kërkonte nga Serbia dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës që të respektojë armëpushimin e nënshkruar në tetor.

“Ne kërkojmë nga të dyja palët që të zbatojnë marrëveshjen për armëpushim dhe që Misionit Verifikues në Kosovës t’i mundësohet liri e pakufizuar e lëvizjes”, deklaronte për Reutersin zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Martin Erdmann. Qeveria gjermane e kishte të qartë se situata në Kosovë po përkeqësohej në mënyrë dramatike. Në Bon ishte formësuar tashmë qëndrimi, sidomos pas takimit ndërmjet kancelarit Gerhard Schröder dhe presidentit amerikan Bill Clinton, se vetëm një prani e fuqishme ushtarake ndërkombëtare në Kosovë mund të mundësonte një zgjidhje të qëndrueshme. Ngjarjet e fundit në terren dëshmonin se pas përvojës poshtëruese të helmetëkaltërve të OKB-së në Bonjë, vetëm një trupë ushtarake e NATO-s mund të garantonte çfarëdo marrëveshjeje të paqes në Kosovë. Në të njëjtën kohë, Gjermania, qysh në kohën e qeverisë paraprake të Helmut Kohlit, në kuadër të Grupit të Kontaktit, ishte angazhuar fuqishëm për një konferencë ndërkombëtare, njëlloj Dejtoni II. Në kohën kur diplomacia gjermane ishte afër realizimit të synimit të saj për një konferencë të tillë ndodhi masakra serbe në Reçak.

Next Post
Si t’i kaloni festat e fundvitit në bazë të shenjës suaj

Një vit romantik... 2020 po vjen me njohje të reja për këto dy shenja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

January 28, 2026
“Përgjithmonë vetëm!”/ Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

‘Koha të lini pas planet e vjetra’, java e fundit e janarit, zbuloni 3 fatlumët e horoskopit/ Ja çfarë parashikohet për secilën shenjë

January 28, 2026
Ngjarja në Rinas, Preç Zogaj: Atentati, një larje hesapesh mes botës së krimit

Zogaj ngre akuza për strategjinë e zvarritjes së proceseve gjyqësore: Drejtësisë po tentohet t’i priten tubat, nuk po e lenë të rrjedhë

January 28, 2026
Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

January 28, 2026
Një i penduar që mbulohet nga heshtja dhe një i papenduar që vazhdon luftën nga varri 

A jemi në strategjinë amerikane të mbrojtjes?

January 28, 2026
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn-Vangjeli: Tregoi se sistemi funksionon

Vangjeli kundër burgut për parkim të gabuar: Në Evropë të heqin patentën, nuk të arrestojnë

January 28, 2026
“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

January 28, 2026
Aksionet e fundit, Çupi: Rama po tenton të bëjë Shqipërinë evropiane

Dekriminalizimi i shpifjes/ Frrok Çupi: Detyra e shtetit është të garantojë liri, e gazetarit të vërtetën!

January 28, 2026
Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

January 28, 2026
Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In