• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Masakra e Elbasanit ku Arbër Paplekaj vrau Pjerin Xhuvanin, ka 10 të pandehur. Prokuroria zyrtarizon akuzat e mbyll dosjen

by Java News
11/07/2022 15:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arbër Paplekaj, ish-efektivi i repartit Special RENEA zyrtarisht është marrë i pandehur nga prokuroria e Elbasanit

Paplekaj akuzohet për “Vrasje në rrethana cilësuese” në dëm të 1 ose më shumë personave kryer në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë individëve” si dhe “Plagosjen e punonjëses së Policisë së Shtetit”.

Vendimi për marrjen të pandehur dhe mbyllja e hetimeve, i është komunikuar javën e kaluar në burg Paplekaj, nga prokurori i çështjes Ritvan Suka.

Ish-punonjësi i policisë Arbër Paplekaj, rezulton autor i vrasjes së Pjerin Xhuvanit (Pipi), tentativës së vrasjes të dhëndërit të tij, Eltjon Bodinaku, si dhe plagosjes së punonjëses së policisë, Xhensila Sota.

Deri në këtë fazë të hetimit, prokuroria e Elbasanit nuk ka qenë në gjendje të zbulojë se kush nga personat në përplasjen me armë të 21 Prillit 2021, ka plagosur, dy ish-policët Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, të cilën ishin pjesë e Strukturës së Mbrojtjes së Votës të Partisë Demokratike, ku aderonte dhe Arbër Paplekaj.

Për zbulimin e autorëve të plagosjes së tyre, hetimi është ndarë në një procedim tjetër, duke i lënë detyra të tjera policisë kriminale, me qëllim zbulimin e ngjarjes.

Njëherësh mbyllja e hetimeve dhe komunikimi i akuzës “Shpërdorim detyre”, i është bërë dhe dy zv/drejtorave të Policisë së Qarkut Elbasan, Nikollaq Palla dhe Albert Nushi, të cilët aktualisht ndodhen në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

“Ora News” mëson se të pandehur në këtë dosje, janë marrë dhe 6 efektivët e patrullës “Shqiponja” si Dedjon Duraku, Pëllumb Bicaku, Erjon Balla, Besmir Kadiu, Donald Dedja dhe Erjon Meçja, të cilët do përballen në gjykate me akuzën e “Deklarimit të rremë”.

Mësohet se nën akuzë është vënë dhe i riu Eldjo Beko, ndaj të cilit mësohet se prokuroria ka ngritur akuzën e “Veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Ndërsa për Klemend Xhaferin ose siç njihet ndryshe në Elbasan si “Kel Çami”, është kërkuar pushimi i akuzës së vrasjes, pasi nga pamjet filmike rezulton të mos ketë pasur armë në dorë dhe nuk ka kryer asnjë veprim të paligjshëm ndaj personave në vendngjarje.

Por ai vrapon për t’ju shmangur plumbave. Xhaferi për 13 muaj qëndroi në arrati, ndërsa doli nga gjendja e arrestit në burg, në datën 13 Maj 2022, pas një vendimi të dhënë nga gjykata e Elbasanit.

Nga gëzhojat e gjetura në vendngjarje rezulton se ish-efektivi i RENEA-s, Arbër Paplekaj ka qëlluar 7 herë nga pistoletë tip Glock 9mm, ndërsa nga pistoleta izraelite e cila ende nuk është gjetur është qëlluar 13 herë.

Në vendngjarje ka tre lloj armësh me të cilat është qëlluar./m.j

Next Post
Berisha paralajmëron Vuçiçin, për të “trembur” Bashën: Mos luaj me shqiptarët, se do të duket lule fati i Millosheviçit

Berisha në 27-vjetorin e masakrës së Srebrenicës, "harron" Milosheviçin: Vuçiç frymëzues kryesor i gjenocidit! U vranë 8 mijë fëmijë, gra e burra...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrëzohet avioni luftarak në Kuvajt pranë bazës ajrore amerikane

Rrëzohet avioni luftarak në Kuvajt pranë bazës ajrore amerikane

March 2, 2026
Ambasada franceze reagon ashpër ndaj PD: Nuk mund ta injoronit faktin se ‘Vila 31’ është rezidencë për artistët e huaj!

Historia hipokrite (e vonuar) e Sali Berishës që shkon të djegë Enverin pas 30 vitesh

March 2, 2026
Digjen dy automjete pas mesnate, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Digjen dy automjete pas mesnate, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

March 2, 2026
Vrasja e Khameneit, precedentët historikë dhe debati mbi ligjshmërinë e eliminimit të liderëve të huaj

Vrasja e Khameneit, precedentët historikë dhe debati mbi ligjshmërinë e eliminimit të liderëve të huaj

March 2, 2026
Godinat te “5 Maji” gati për të prekurit nga tërmeti, Veliaj: Të ndëshkojmë ata që pengojnë punën

Kredia për prona e dhënë po i afrohet vlerës së pesë miliardë eurove

March 2, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, rriten temperaturat

Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, rriten temperaturat

March 2, 2026
Shuhet në moshën 79-vjeçare Mane Lumani, një nga shtyllat e “4 Parodistëve të Vlorës”

Shuhet në moshën 79-vjeçare Mane Lumani, një nga shtyllat e “4 Parodistëve të Vlorës”

March 2, 2026
Valë e re sulmesh nga Teherani, 31 viktima në Liban, alarm në Izrael dhe Gjirin Persik

Valë e re sulmesh nga Teherani, 31 viktima në Liban, alarm në Izrael dhe Gjirin Persik

March 2, 2026
Basha në SPAK për 21 janarin, a rrezikon Sali Berisha? Ish-prokurori: Ka një audiopërgjim dhe një email të dërguar në SHBA

“Krijoi konflikt në Dubai dhe e deportuan”, ish-prokurori tregon rastin e të “fortit” shqiptar

March 2, 2026
Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In