• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Masa ndaj drejtueses së SHISH, Berisha: Nivel i ulët tradhtie ndaj ligjit e detyrës

by A R
22/09/2026 12:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i PD-së Sali Berisha në deklaratë për mediat sot më 22 shtator komentoi edhe aksionin e SPAK, ku u kontrollua banesa e ish-kryepolicit Ilir Proda dhe u dha masë sigurie “arrest shtëpie” për drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni.

Berisha theksoi se Hyseni shiste informacionet e SHISH edhe tek figura të tjera të qeverisë, duke thënë se ky është skandal tepër i rëndë.

Për të, SHISH ka qenë nën kontrollin e Ergys Agasit. Tha se Hyseni e Agasi takoheshin për dreka në një lokal në mes të Tiranës.

“Vlora Hyseni ishte bashkëpunëtore në krim, ka shkelur betimin, ligjin dhe sekretet e shërbimit ua ka dhënë kriminelëve. Nuk ka nivel më të ulët tradhtie ndaj ligjit e detyrës se ky.

Në vitin 2022, qytetari digjital më informon se Hyseni u largua nga detyra që mbante në Kosovë, sepse shiste informacione për Beogradin. Unë kam denoncuar një rast unik të papërgjegjshëm e kriminal të Edi Ramës. E kam thënë në 2022 se Vlora Hyseni ka kthyer SHISH-in në një vegël të Ramës, sepse informacionet më së pari kalonin nga kryeministri.

Rasti sot tregon më së qarti lidhjet e institucioneve shtetërore me krimin. Vlora Hyseni ishte një bashkëpunëtore e turpshme e Ergys Agasit dhe bandave të tjera. E kam denoncuar para jush e publikut se SHISH-in e kontrollonte Ergys Agasi. Ergys Agasi drekonte me Vlora Hysenin në një lokal pranë shtëpisë sime”, tha Berisha.

Shtoi se nëse Vlora Hyseni është me kryeministrin Rama në SHBA, atëherë FBI duhet ta arrestojë.

Berisha i kërkoi Ramës që të japë dorëheqjen, pasi e akuzon si personin që ka dhënë urdhra për të gjithë personazhet e AKSHI-t.

Kryedemokrati theksoi se SPAK duhet të lëshojë urdhër-arrest ndërkombëtar për Vlora Hysenin.

“Nëse Vlora Hyseni ështe me Ramën në Shtetet e Bashkuara, i bëj thirrje FBI-së që ta arrestojë. Të gjithë këta persona kanë bërë çdo gjë, me urdhër të Edi Ramës. Për të gjitha këto, i kërkoj Edi Ramës dorëheqjen e menjëhershme.

I ftoj shqiptarët që të përballen me të gjithë forcën e tyre me këtë shtet kriminal, që nuk është shtet, por është një bandë kriminale. Të gjithë, Ergys Agasi, Ermal Beqiri kanë marrë urdhra nga ana e Ramës. I bëj thirrje SPAK-ut që të lëshojë urdhër-arrest ndërkombëtar”, deklaroi ai.

Next Post
Turqia pezullon të gjitha fluturimet për në Iran, shkak sanksionet e SHBA-së -

Turqia pezullon të gjitha fluturimet për në Iran, shkak sanksionet e SHBA-së -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pavarësisht vendimit të gjykatës, reporterëve u ndalohet sërish hyrja në Shtëpinë e Bardhë

Pavarësisht vendimit të gjykatës, reporterëve u ndalohet sërish hyrja në Shtëpinë e Bardhë

September 24, 2026
“Giorgos u vra”, familja shpërthen pas vdekjes së këngëtarit grek Mazonakis, nëna: Kërkoj drejtësi!

“Giorgos u vra”, familja shpërthen pas vdekjes së këngëtarit grek Mazonakis, nëna: Kërkoj drejtësi!

September 24, 2026
Ambasador Mazi: BE-ja dhe Integrimi i Ballkanit gjatë presidencës hungareze

“Rendi i vjetër botëror ka mbaruar, po hyjmë në një epokë shkatërrimi konstruktiv”

September 24, 2026
Djali i ambasadorit izraelit në SHBA plagoset rëndë në Bregun Perëndimor, në gjendje kritike

Djali i ambasadorit izraelit në SHBA plagoset rëndë në Bregun Perëndimor, në gjendje kritike

September 24, 2026
Burrat dominojnë depozitat bankare, hendeku gjinor mbetet mbi 343 mijë depozitues

Burrat dominojnë depozitat bankare, hendeku gjinor mbetet mbi 343 mijë depozitues

September 24, 2026
Trump pret Xi Jinping në Shtëpinë e Bardhë: Kemi bërë përparime të jashtëzakonshme

Trump pret Xi Jinping në Shtëpinë e Bardhë: Kemi bërë përparime të jashtëzakonshme

September 24, 2026
Deputetet e PD kërkesë Presidentit Begaj: Mos dekreto ligjin për barazinë gjinore

Ish-shefja e SHISH në hetim, Presidenti pritet të mbledhë Këshillin Sigurisë Kombëtare

September 24, 2026
Vidhen të dhënat e FBI-së, i japin një javë kohë agjencisë që të shuajë cilësimin e tyre si kërcënim

Vidhen të dhënat e FBI-së, i japin një javë kohë agjencisë që të shuajë cilësimin e tyre si kërcënim

September 24, 2026
GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë arrest shtëpiak dhe pezullim për Vlora Hysenin! Ish-kreu i SHISH nuk prononcohet për mediat pas seancës (VIDEO)

Dosja e Vlora Hysenit, Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media!

September 24, 2026
Presidenti palestinez Abbas akuzon Izraelin nga OKB dhe apelon: Parandaloni një Nakba tjetër, të zbatohet plani amerikan i paqes për Gazën!

Presidenti palestinez Abbas akuzon Izraelin nga OKB dhe apelon: Parandaloni një Nakba tjetër, të zbatohet plani amerikan i paqes për Gazën!

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com