• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Martin Camaj agjent i UDB”, Rama: Pseudo-debat nga ‘askushët’, njësoj si me detin

by A R
28/08/2020 19:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shpifje nga njerëz “askush” që kërkojnë të bëhen “dikushi”! Kështu i ka cilësuar kryeministri Edi Rama akuzën e bërë se shkrimtari Martin Camaj ka qenë agjentë i UDB-së. Në 95 vjetorin e tij të lindjes, Rama ka folur me superlativa për Camajn, teksa ka bërë edhe një krahasim me këtë “shpifje” me akuzat e bëra sot ndaj tij mbi çështjen e detit.

“Njerëzit që janë askush kërkojnë të bëhen dikush duke guxuar që të prekin deri aty ku gjenden dikushët që De Rada thoshte “engjëjt që e bëjnë gostinë më vete dhe prishja e këtij rendi dhe përpjekja e shfrenuar e një luzme pseudosh që duke shfrytëzuar të gjitha parametrat dhe kushtet që ka krijuar kjo kohë e re për të hyrë në gostinë e tyre me dhunë dhe për të zëvendësuar engjëjt me djajtë, është e frikshme, por meriton të luftohet pa u dorëzuar. (…)Debati për Martin Camajt, do ishte i destinuar që të bëhej si pseudo debati i detit. Është njësoj si ata që unë them nuk ka negociata, ata thonë bëj transparencë”, tha Rama.

Ky reagim i kreut të qeverisë lidhur me një nga debatet më të “nxehta” të disa javëve më parë, që nisi nga publikimi i një dosje nga studiuesi Auron Tare, erdhi gjatë konferencës organizuar nga Autoriteti për Informim mbi  Dosjet e Ish-Sigurimit të Shtetit në Pallatin e Brigadave. Të pranishëm ishin drejtoresha Gentiana Sula, historiania Sonila Boçi, Erald Kapri, ministrja e Kulturës Elva Margariti.

Një pjesë nga fjalimi i kryeministrit Edi Rama

Është si të thuash për mua një kënaqësi, por edhe kënaqësi të marr pjesë në një varrim të shpifjeve dhe akuzave që Martin Camaj mori jo nga ata që i privuan atdheun, por nga ata që nuk e lanë as në botën tjetër të qetë. Njerëzit që janë askush kërkojnë të bëhen dikush duke guxuar që të prekin deri aty ku gjenden dikushët që De Rada thoshte “engjëjt që e bëjnë gostinë më vete dhe prishja e këtij rendi dhe përpjekja e shfrenuar e një luzme pseudosh që duke shfrytëzuar të gjitha parametrat dhe kushtet që ka krijuar kjo kohë e re për të hyrë në gostinë e tyre me dhunë dhe për të zëvendësuar engjëjt me djajtë, është e frikshme, por meriton të luftohet pa u dorëzuar. Për këtë arsye, besoj se kjo që bëhet sot është përtej detyrës së autoritetit të dosjeve.

Ai mbase na sheh nga lart dhe na buzëqesh. Ai ishte i fundit trashëgimtar i denjë i rilindësve shqiptar, është në tryezën epërme ku kanë zënë vend në krenarët e letërsisë. Të turreshin ndaj një njeriu që në jetën e tij jo thjesht shkruajti në një mënyrë që zuri vendin te krenajat e letërsisë, por mishëroi sfilitjen fizike, shpirtërore të asaj që ishte persekutimi komunist. Martini zbriti në Shkodër nga malet e Temalit dhe pati fatin të kishte për rektor ne eurodit, një dëshmor të Kishës. At Zef Valentini dhe shkollimi iu ndërpe në 46 që iu ndalua vazhdimi i kolegjit nga regjimi. Nëse do të ishte zog, do të ishte shtegtar, i panënshtruar nga moti i keq dhe në kërkim të një vendi të ngrohtë që nuk e gjeti dot asnjëherë, por që e kërkoi nëpërmjet gjuhës shqipe në librat e tij. Në vend që të përkthenin në shpifje, ato që kanë marrë nga dosja e survejimit, të çkodonin mesazhet e Martin Camajt kur thotë “refuzoj gjuhën e gjarprit”. Është piskamë e dikujt që nuk e ka pirë kupën e helmit, që refuzon kupën e helmit, dhe që mund të kishte bërë një pakt që shumë kush e ka argumentuar si paktin e pashmangshëm në egërsinë e diktaturës, sot jam shumë i lumtur që pas kaq shumë vitesh, si një mallkim në fakt e ka ndjekur hija e persekutorëve, jo me duart e regjimit komunist, por me mashat e mllefit që ka mediokriteti arrin që të të bëjmë dritë në këtë, ose u arrit që të bëjmë dritë se i takon Autoritetit të Dosjeve.

Debati për Martin Camajt, do ishte i destinuar që të bëhej si pseudo debati i detit. Është njësoj si ata që unë them nuk ka negociata, ata thonë bëj transparencë. Duke qenë se populli shqiptar e ka përcaktuar se kur gënjeshtra ka mbaruar xhiron e botës, e vërteta nuk i ka ngritur pantallonat. në këtë fushë kur mungon një autoritet, një burim i respektuar informacioni, shpifja, gënjeshtra, demaskimi, plus për faktin se prirja kombëtare për të besuar të keqen, të shpifje dhe pa këtë autoritet nuk do të dihej që dosja e survejimi është diçka tjetër nga dosja e bashkëpunimit. Martin Camaj e të tjerë kanë dosje, por që janë njësoj si kartelat tona mjekësore. Kartela ekstra e njerëzve të lindur me njollë, sipas asaj kohe, ishte për të gjithë dhe mbushej, siç e tregojnë dosjet, me të dhëna të vazhdueshme dhe bënte që kur vinte dita që fëmija të shkonte në shkollë, dikush që nuk kishte lidhje me dosjen, informohej që ky fëmijë nuk mund të shkohej në shkollë. Nuk do dihej as arsyeja e arratisjes së tij, Camaj për të mos cuar në burg dy shok të tij që i kërkonte Sigurimi, i informoi dhe iu dha shansin që të arratiseshin. Është e shkruar në dosje. Faktikisht, kur morëm zotimin për të krijuar këtë autoritet ndoqëm shembullin e Gjermanisë.

Next Post
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Berisha, si “kokë turku” i Metës dhe Bashës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In