• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Martiiin!’, më thirri në telefon. ‘Mos më thuaj të shkoj më në atë vend!’

by Frrok Çupi
22/07/2024 11:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Kur po ma tregonte atë histori, Martin Camaj bëhej i gjithi si njeri i një skene që nuk donte ta shikonte më. Por megjithatë e tregoi. Atëherë ishte 66 vjeç, sot do të ishte 90 vjeç e një ditë.

Natë marsi, 1991. Kishim orë që po flisnim. Isha shqiptari i parë i mbërritur nga Tirana në Mynih, që takohesha me Martin Camaj pas ditës së arratisjes së tij. I trokita në derë, e gjeta të ngulur në bisedë me një gjuhëtar amerikan. Menjëherë brofi më këmbë.

Iu drejtua tjetrit si t’i merrte leje:

-Më ka ardhur një njeri imi, nga Shqipëria!- i tha mikut- dhe u ngrit:

“ Nuk ka punë që më ndalon të shkoj për darkë me njeriun tim!’.

Me sa duket, bash kështu ishte puna; Martin Camaj ishte në një fazë kur nuk mund të humbte as minutat për të mbaruar punët që i kishin mbetur.

Ka qenë mbasdite, sapo u err, kur u takuam…;  dhe jemi ndarë, mendo!, në ora 1 pas mesnate. E mbaj mend orën fikse sepse në atë minutë u përqafëm. Ishim në oborrin anësor të shtëpisë së tij, bash sapo dolëm nga studio. Nuk mund ta harroj sepse duke u ndarë i thashë prapë:

-Martin, tani Shqipëria është e hapur. Të presim në Tiranë?!

-Jo!, më tha shkurt, nuk vij!, dhe më dha edhe një herë arsyen që ma kishte thënë pse Martin Camaj nuk do ta shihte  kurrë më Shqipërinë.

Ai qe momenti kur e shoqja, Erika, pa orën dhe tha pak si në mornica: “ Brrr!… Bën ftohtë.., paska shkuar ora 1”.

… Sa hëngrëm darkë dhe pimë nga një gotë verë, me Martin Camaj, më dha një intervistë të gjatë, e cila është botuar në gazetën Rilindja Demokratike në muajin prill. E hap tani kasetën, por zëri i Martinit është dobësuar në shirit. U bënë 33 vjet.

Martini e ka ndërprerë dy herë intervistën, diçka do të përsëriste. Më bënte me shenjë që ta fikja kasetofonin, dhe kthehej prapë te e njëjta pikë:

-Po sa mend kanë ata njerëz te ju, kanë apo nuk kanë mend?

E kishte për vizitën e Franz Josef Shtrausit në Tiranë. Franz dhe Martin ishin miq të afërt.

“Zbriti në aeroportin e Mynihut, dhe punë e parë- kërkon një telefon. E ndjeva nga zëri se si ishte i dërrmuar. ‘ Martiiin!’, më tha. Mos më thuaj më të shkoj në atë vend’”.

Shtraus, kryeministër i Bavarisë, një nga burrat më të mëdhenj të shtetit të Gjermanisë, kishte udhëtuar tre herë në Shqipëri me një projekt për të zhvilluar ekonomin dhe për të nisur investime gjermane në vendin tonë. Hera e fundit ishte kjo që dëshmon Martini, në vitin 1987. Projekti qe i qeverisë gjermane, por Shtraus e kishte marrë barrë që ta realizonte vetë. Dy herët e tjera kishte pësuar zhgënjim të madh në Tiranë me udhëheqjen komuniste. Ai u ofronte projekte për zhvillimin e vendit dhe këta i thonin ‘jo, duam shpërblimet e Luftës’. Derisa i përmenden një plumb ‘gjerman’ në shpatullën e njërit prej tyre.

Sa vinte nga Tirana, Franz thërriste Martinin

Një herë i kishte thënë: “ E kam pasur më të lehtë me  Mao Ce Dunin se me këta të Tiranës!’. Martini prapë i thoshte “edhe një herë shko, provoje të bësh diçka për ata njerëz!’.

Herën e fundit kryeministri bavarez u lëshua në aeroport me receptorin e zi në dorë dhe i thirri: “ Martiiin!, mos më thuaj më”.

Martini e tregoi dy herë atë darkë, i dhimbte në shpirt për atdheun e tij. Atdheun nuk e kishte parë kurrë, që ditën kur la nxënësit në Prekal dhe u arratis për në një botë të panjohur.

Kur e pyeta se a do të vinte tani që ‘diktatura ra’, ai më tha prerazi ‘Jo!”

-Kam arsye- më tha, pse po të them nuk vij.

“Arsye që nuk e kam unë në dorë, është se si sot një vit unë vdes. Doktori më ka thënë se kam jetë sall deri në marsin që vjen.

-Arsye pse nuk vij- tha akoma më i menduar,… sepse më kanë vrarë shokët. Si mund të vij? Do të më bëhet se më qortojnë sytë e shokëve të mi.

Martin Camaj më ka dëshmuar, gjatë darkës, edhe një arsye tjetër, një arsye që dikush mund ta quajë ‘ arsye letrare’, por që në fakt është shumë më e thellë te njeriu i cili ‘edhe kur vdes bëhet farë’ në tokën e tij. Martin Camaj më tha se ‘ nuk e njoh më tokën time; ma ka deformuar letërsia e soc-realizmit…!’.

Mesnata na zuri në studion e tij. Çfarë i kishte shtuar studios që ditën kur doktori i tha se ‘ ke jetë sall deri në mars 1992’? Më duket se e kam në sy atë letër të shtrirë gati sa faqja e murit, letër me grafikë inxhinierikë. Në kuadrate ishin shënuar ditët dhe orët, një nga një, deri në 1 mars 1992. Në çdo kuti shënohej titulli i veprës, ndoshta edhe një poezi apo një tregim, koha sa i kishte lënë për ta mbaruar dhe…, kaq.

Pastaj hapej kutia tjetër. Ditë për ditë kështu.

Martin Camaj është gjuhëtar, prozator e poet i ‘ veprës së përsosur’. I kthehet e i kthehet poezisë, derisa nuk ke më ç’i prek me dorë, poezia vetëm shijohet. Edhe vetë e ka thënë në vëllimin e pestë ( poezi 1953-1967) se u është kthyer e i ka punuar prapë poezitë e tij. Martin Camaj është poet i pa të dytë si ai. Ka rast që i lexon katër vargje dhe duhet ta rrëzosh librin në tokë…, ndoshta edhe vetë ndjen se bota po të vjen rrotull…

Tabela e punëve në studio përmbante punë deri në 1 mars 1992; i tepruan edhe 12 ditë nga jeta e paracaktuar.

Te ajo studio, te ai njeri shfaqet aq i bukur atdheu ynë, sa nuk ka tjetër frymë që e thotë. Shkoi në datë 12 mars. “ Kur të vdes le të bëhem bar/ në malet e mija në pranverë, në vjeshtë do të bëhem farë”. ( Martin Camaj)

Next Post
Ministri Arbjan Mazniku paraqitet në SPAK

Ministri Arbjan Mazniku paraqitet në SPAK

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ti ke fjetur me Lulin”, Balla përplaset me Bardhin te ‘Ligjet’, deputeti i PD: Mos u merr me mua se…

Balla zbulon për PD: Mbani telefonët ndezur! Në orën 16:00 Rama takohet me Trump

February 19, 2026
LIVE! Përplasje në Kuvend, Bardhi kërkon seancë për Ballukun! Balla: S’jua marrim dorën juve për nismat tona

LIVE! Përplasje në Kuvend, Bardhi kërkon seancë për Ballukun! Balla: S’jua marrim dorën juve për nismat tona

February 19, 2026
SHBA kritikon Vatikanin: Vendimi për të mos marrë pjesë në Bordin e Paqes është për të ardhur keq

SHBA kritikon Vatikanin: Vendimi për të mos marrë pjesë në Bordin e Paqes është për të ardhur keq

February 19, 2026
Publikoi emra të zyrtarëve të PS dhe tha se po blejnë vota, nis hetimi për shpifje për Gjin Gjonin

Nga zjarri partizan te greva e deputetëve, Gjin Gjoni zbulon skenarët për 20 shkurtin

February 19, 2026
Si të deklaroni fitimet nga Airbnb, rrjetet sociale dhe Youtube. Tatim 15% mbi të ardhurën e mbetur pas komisioneve

Si të deklaroni fitimet nga Airbnb, rrjetet sociale dhe Youtube. Tatim 15% mbi të ardhurën e mbetur pas komisioneve

February 19, 2026
Lezhë/ Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa riparonte defektet në një shtyllë, humb jetën elektricisti

Lezhë/ Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa riparonte defektet në një shtyllë, humb jetën elektricisti

February 19, 2026
INSTAT: Përmbytjet përgjysmuan eksportet e zarzavateve në janar

INSTAT: Përmbytjet përgjysmuan eksportet e zarzavateve në janar

February 19, 2026
Protesta kombëtare e 20 shkurtit, PD thirrje qytetarëve: Na u bashkoni!

Protesta kombëtare e 20 shkurtit, PD thirrje qytetarëve: Na u bashkoni!

February 19, 2026
Parandalohet krimi në Vlorë, arrestohet 39-vjeçari që u konfliktua me të riu, i sekuestrohet pistoleta

Parandalohet krimi në Vlorë, arrestohet 39-vjeçari që u konfliktua me të riu, i sekuestrohet pistoleta

February 19, 2026
Ish-presidenti i Koresë së Jugut dënohet me burgim të përjetshëm për kryengritje

Ish-presidenti i Koresë së Jugut dënohet me burgim të përjetshëm për kryengritje

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In