• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Martesat për letra, bum divorcesh në Tiranë

by Java News
08/11/2015 16:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

SPECIALE JAVANEWS / Muajt e fundit në gjykatën e Tiranës është vënë re një rritje e pazakontë e numërit të kërkesave për divorce. Ndryshe nga shumë muaj më parë, gjykatësit kanë vënë re se këto divorce kanë qenë tërësisht të mirëkuptueshme dhe shumë paqësore mes çifteve të martuara. Në pamje të parë, sipas tyre, të duket se fryma liberale e këtyre divorceve i ka bërë shqiptarët të jenë shumë më të emancipuar edhe në raport me shtetasit europian në vendet më të zhvilluara. Nisur nga praktikat e mëparshme ku në dyert e gjykatave kacafyteshin, ziheshin, pështyheshin, derdheshin lot, madje dhe familjaret që i shoqëronin nuk ngurronin ti suleshin njëri tjetrit për çështjet e divorcit, këtë rradhë ajo që ka filluar të bie në sy është fakti se në pjesën më të madhe çiftet që divorcohen nuk shoqërohen nga prindërit dhe as ka zëra të lartë ku një palë nuk e pranon divorcin. Argumenti që mësë shumti po përdorin si justifikim për divorcin është “mospërputhje karakteri”. Nuk ka më as akuza “për tradhti bashkëshortore” nga palët, apo “braktisje të jetës familjare”. Sipas të dhënave zyrtare, vitin e kaluar janë divorcuar rreth 328 çifte, ndërkohë që gjatë këtij viti numërohen mbi 250 kërkesa për divorc.

Ishte pikërisht ky shkaku që JavaNews bëri dhe një gjurmim të dy rasteve që ishin divorcuar në gjykatë në mënyrë shumë të qytetëruar dhe mjaft të emancipuar. Pasi morëm disa të dhëna paraprake lidhur me çiftet e ndara, Javanews kontaktoi me një prej bashkëshortëve të divorcuar. “Çuditërisht” çifti vijonte të jetonte sërish bashkë krejt normalisht, pavarësisht se në gjykatë rezultojnë të divorcuar. Pa shumë mund u kuptua se çifti kishte bërë një divorc “de jure” për një martesë fiktive me ndonjë shtetas apo shtetase të huaj në vendet e BE dhe të SHBA. Shkurorëzim me pëlqim në emër të një jete më të mirë.

T e justifikon divorcin e saj fiktiv me letra me argumentin e mungesës së perspektivës që ajo dhe bashkëshorti i saj kanë në Shqipëri për të ndërtuar një jetë normale familjare. “Është bërë mjaft e vështirë të rrisësh fëmijët. Mjedisi është bërë mjaft agresiv. Shanset për jetë normale familjare janë zero. Ka shumë dhunë verbale, fizike. Të bësh fëmijë është thjeshtë një aventurë me këto kushte që jetojmë”, shprehet ajo për Javanews. Ndërsa “ish-bashkëshorti” vlerëson se si çift e kanë mjaft të vështirë të përballojnë jetesën. “Shtëpi skemi. Jemi me qira. Punë që bëjmë është me të ardhura të vogla. Të martuar për çfarë? Mendonim se diçka do të rregullohej. Por sa vjen e bëhet më keq. Po mendojmë zgjidhje të tjera. Në funksion të këtyre zgjidhjeve është dhe “divorci” ynë” shprehet “bashkëshorti i L.T.

Nuk duhet shumë për të kuptuar se plani i tyre parashikon një “martesë fiktive” me mirëkuptim jashtë Shqipërisë,  ku më pas njëri tërheq tjetrin. Kjo është dhe forma që sa vjen dhe ka marrë hov muajt e fundit në Shqipëri. Nga të dhëna marrë në gjendjet civile rezulton se numëri i kurorëzimeve mes shqiptarëve dhe huajve sa vjen dhe rritet. Një pjesë e mirë e këtyre kurorëzime vihet re lehtazi se janë martesa fiktive. Shumë të rinj që i drejtohen zyrave të gjendjes civile, e shohin martesën si mjetin e vetëm për të ndryshuar jetën e tyre. Ndërsa të tjerët, ashtu si L. T, divorcohen formalisht për të rregulluar dokumentet në vendet perëndimore. Jozyrtarisht mësohet se divorcet fiktive bëhen në mënyrë që bashkëshortët, të jenë të lirë që të kurorëzohet me dikë jashtë vendit që ka shtetësi të huaj. Këto lloj “mblesërish” moderne bëhen ca nëpërmjet familjarëve që mund të kenë jashtë, por edhe nëpërmjet sekserëve që rregullojnë njohjet mes personave të interesuar. (javanews.al / Me.Ar)

(javanews.al) Me. Ar

Next Post

Ja çfarë meshkujsh pëlqen Enca

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Arrestimi i Ergys Agasit, Karanxha: Nuk pati dekonspirim, gjatë kapjes u gjetën prova të rëndësishme

October 7, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

October 7, 2026
Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

October 7, 2026
Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

October 7, 2026
Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

October 7, 2026
Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

October 7, 2026
Mazniku zbulon kriteret e bashkimit të bashkive: Sjell përqendrim të mundësive ekonomike!

Mazniku zbulon kriteret e bashkimit të bashkive: Sjell përqendrim të mundësive ekonomike!

October 7, 2026
Medalje të reja për ushtarakët! Qeveria miraton rregullat e reja të dekorimit në FARSH

Medalje të reja për ushtarakët! Qeveria miraton rregullat e reja të dekorimit në FARSH

October 7, 2026
Tragjedi në Kurbin! 3-vjeçarja humb jetën pasi u godit aksidentalisht nga babai me mjet bujqësor

Tragjedi në Kurbin! 3-vjeçarja humb jetën pasi u godit aksidentalisht nga babai me mjet bujqësor

October 7, 2026
Edhe Ronaldo nderon Messin: Ke shkruar një histori që do mbetet përgjithmonë!

Edhe Ronaldo nderon Messin: Ke shkruar një histori që do mbetet përgjithmonë!

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com