• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Mars 1997 – Pragu i Luftës Civile, Veriu kundër Jugut

by
09/05/2015 19:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kolë Ndreka

Në librin tim “Përballë padrejtësisë”, i botuar pak kohë më parë, kam publikuar disa urdhra mobilizimi ushtarak të rezervistëve dhe militantëve të Partisë Demokratike në rrethet veriore të Shqipërisë dhe nisja e tyre për një ndeshje të armatosur me “rebelët” në rrethet e Jugut.
Tani kanë kaluar 15 vjet nga ato ngjarje. Gjithsesi, dokumente të atyre ngjarjeve tragjike ekzistojnë, pjesërisht, dhe disa prej tyre kanë rënë në faqet e shtypit, por shumë urdhra mobilizimi të rezervistëve në rrethet veriore, ashtu si edhe urdhra të tjerë me karakter ushtarak, ose janë zhdukur, ose nuk janë dhënë të shkruar, por vetëm verbalisht, nga Presidenti i atëhershëm Sali Berisha dhe persona të tjerë të veshur me pushtet rreth tij.
Tragjedia jonë kombëtare e vitit 1997, qe rezultati final i qeverisjes kaotike pesëvjeçare të Partisë Demokratike (1992-1997). Këtë tragjedi, këtë qeverisje kaotike, ne vazhdojmë ta vuajmë edhe sot, pas 15 vjetëve. Pluralizmi shqiptar erdhi në formën e një revanshi, me parullat e antikomunizmit ekstrem, shkatërrimin e gjithçkaje që ishte ndërtuar gjatë gjithë periudhës së pas Luftës së Dytë Botërore. U shpallën “komuniste” edhe plantacionet e pemëve frutore, edhe minierat e ndërmarrjet e tjera prodhuese, edhe hekurudhat. Shkatërrimi ekonomik u bë me parullën e një “Çeku të Bardhë” dhe me parimin se gjithçka duhej filluar nga e para.
Shkatërrimit iu nënshtruan edhe ushtria e organet e rendit, u hapën edhe burgjet pa asnjë rishqyrtim paraprak, u hapën edhe depot e armatimit. Në maj të vitit 1996 u shkatërrua edhe sistemi i zgjedhjeve dhe prej atëherë Shqipëria nuk bën dot asnjë palë zgjedhje të lira. Iu hap rruga gjakmarrjes, banditizmit, ngritjes së të ashtuquajturave piramida, që grabitën në masë njerëzit. E gjitha kjo bëhej hapur dhe me inkurajimin e qeverisë, madje nën parullën se mund të jetohet edhe pa punuar.
Një vend në rrëmujë
Pas manipulimit të zgjedhjeve të majit ’96 dhe grabitjes nga ana e firmave piramidale, pakënaqësia e shqiptarëve u shfaq hapur dhe pushteti i Berishës e humbi besimin e shumicës së qytetarëve. Filluan protestat dhe kërkesat për dorëheqjen e qeverisë. Mirëpo, në vend që të dëgjohej populli, qeveria dhe presidenti zgjodhën rrugën e konfrontimit me popullin. Ata që kërkonin ndryshimin e kursit të mbrapshtë u cilësuan si “rebelë” dhe shteti tregoi dhëmbët. Situata po bëhej gjithnjë e më kritike dhe aty nga mesi i shkurtit qeveria e humbi kontrollin në një numër qytetesh – Vlorë, Gjirokastër, Përmet, Berat… Vala e protestës u shtri drejt Fierit dhe Lushnjës. Në ditët e para të marsit presidenti shpalli “Gjendjen e jashtëzakonshme”. Dhe, në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme, në kundërshtim me kushtetutën, Sali Berisha u “zgjodh” President, për herë të dytë.
Në ato ditë është hartuar edhe “Plani i veprimeve luftarake për asgjësimin e kryengritjeve rebele në Jug të Shqipërisë” dhe që do të zbatohej prej datës 1 deri në 30 mars. (Fotokopje) 1 (vazhdon teksti në faqet e librit)
“Urdhri luftarak Nr.1” mban datën 02.03.1997. (Fotokopje 2)
Siç shihet, nga data 2, deri në datën 9 mars, brenda 7 ditëve, janë lëshuar 82 urdhra mobilizimi ushtarak.
Vetë përmbajtja e këtij dokumenti, si edhe data kur është lëshuar, na çojnë në disa përfundime:
Së pari, ky mobilizim ushtarak bëhet vetëm në rrethet e Veriut dhe drejtimi i operacionit tregon Jugun. Pra, gjysma e Shqipërisë vihet kundër gjysmës tjetër.
Së dyti, urdhri për mobilizim mban datën 9 mars, pikërisht kohën kur po bëhen bisedime me partitë politike për krijimin e një qeverie të unitetit kombëtar. Presidenti Berisha bën një lojë me dy porta.
Sekreti, Komanda e Operacioneve ushtarake i besohet një personi që nuk njihet as si politikan e as si ushtarak. Ai emërohet gjeneral jo me dekret të shkruar, zyrtar. Madje, nën komandën e tij vihet edhe Shtabi i Përgjithshëm, edhe ministria e Mbrojtjes, edhe SHIK-u. Kush e vendosi dhe kush e dha këtë urdhër? Një urdhër pa shkrim, verbal, nga ana e Presidentit, qe dhënë edhe për armatosjen e militantëve të Partisë Demokratike, gjë që edhe u zbatua.
Tragjedia kombëtare e ’97-tës ka mbetur enigmë edhe deri sot, pas 15 vjetësh. Askush nuk u përgjigj dhe askush nuk dha llogari për tragjedinë, edhe pse dihen personat që drejtonin vendin. Ish-ministri i Mbrojtjes i asaj kohe, Safet Zhulali, pasi u kthye nga arratisja jashtë shtetit, pati thënë: “’97-ta është një dosje e zezë, e cila nuk do të hapet kurrë”. A deshi të thoshte Zhu­lali se këtu kishin dorë edhe forca të huaja? Nuk i falet politikës shqiptare të lërë në errësirë dhe të pandëshkuar shkatërruesit e shtetit, një tragjedi që ka marrë mijëra jetë njerëzore dhe vazhdon të shkaktojë pasoja tepër të rënda edhe sot.
Mendimi im është se heshtja rreth asaj tragjedie kombëtare vjen sepse fajtorët dhe shkaktarët e saj janë ende në pushtet. Këto ngjarje, ndofta, do të ndriçohen vetëm atëherë kur fajtorët do të jenë larguar nga pushteti. Kështu do të ndodhë edhe me Gërdecin dhe ngjarje të tjera tragjike.
Dështimi i operacionit, shkaqet
I ashtuquajturi Front i Jugut ishte i sajuar dhe ushtarët e oficerët i refuzuan urdhrat për të sulmuar popullin “rebel”. Ata dezertuan në mënyrë masive. Kjo qe edhe nisja e vetëshpërndarjes së armatës shqiptare. Në qytetin e Përmetit njerëzit rrethuan tanket e Zallherrit dhe i pyesnin tankistët se përse kishin ardhur aty. Nga Zallherri shkoi në Përmet një batalion tankesh. Ata do të pushtonin sektorin më të rëndësishëm të Jugut, siç e kishin menduar gjeneralët e operacionit. Operacioni i koduar kundër “rebelëve” filloi me nisjen drejt Jugut të forcave të Veriut, të transportuara me 72 autobusë dhe 113 automjete tip IFA. Forcave që do të sulmonin iu kishin thënë se atje, në Jug, kufijtë i ka shkelur greku, sipas thashethemeve, dhe se, edhe në Vlorë, ishte ngritur flamuri i huaj. Qe vënë në lëvizje edhe aviacioni. Madje, dy aviatorë u ngritën në ajër, por nuk pranuan të shkonin në “Frontin e Jugut”, por prej aty u arratisën në Itali.
“Shpërndani ushtrinë”
Ajo ka qenë një kohë kur shteti ra dhe kur urdhërat jepeshin me gojë, për të mos lënë gjurmë. Po jap një shembull. Unë në atë kohë isha në rrethin e Matit, ushtarak. Më datën 12 mars 1997, në orën 8:00 të mëngjesit, u dha, në telefon, urdhri nga Tirana, për të larguar oficerët nga repartet: “Të shpërndahen ushtarët dhe të shkojnë nëpër shtëpitë e tyre, të lejohet populli të futet nëpër kazermat dhe objektet ushtarake. Brenda orës 12:00-13:00 të asaj dite, garnizoni ushtarak i Burrelit dhe 11 garnizonet e tjera më të vogla përgjatë gjithë luginës së Matit e në Qafë Shtamë, u pushtuan nga turmat laramane. Njëherësh me shkatërrimin e ushtrisë, më 13 mars, u shkatërruan komisariatet e policisë dhe u hapën burgjet.
Ne nuk e mësuam asnjëherë se kush qe ai zyrtar në Tiranë që e dha këtë urdhër.

 

Next Post

Vetëdorëzohen në polici 30 pjestarë të UÇK-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Azili s’është më rrugë emigrimi. Aplikimet bien 28%, tani preferohen lejet e punës

Kriza e emigracionit, Gjermania: Jemi dakord për qendrat e deportimit jashtë BE

September 4, 2026
Zjarret në Fier, OSSH stakon energjinë elektrike në linjat e tensionit të lartë për arsye sigurie

Zjarret në Fier, OSSH stakon energjinë elektrike në linjat e tensionit të lartë për arsye sigurie

September 4, 2026
VIDEO / “Largohuni urgjent nga…”, shtohet rreziku nga zjarret në Himarë, Bashkia publikon numrat e emergjencës

VIDEO / “Largohuni urgjent nga…”, shtohet rreziku nga zjarret në Himarë, Bashkia publikon numrat e emergjencës

September 4, 2026
Nju Jorku i thotë “jo” AI-së në shkolla, chatbot-et ndalohen deri në gjimnaz

Nju Jorku i thotë “jo” AI-së në shkolla, chatbot-et ndalohen deri në gjimnaz

September 4, 2026
Përfshihet nga flakët lokali në Tiranë, nuk ka të lënduar

Dy banesa të djegura në Himarë, rrezikohen edhe 40 të tjera

September 4, 2026
Reagon Sandro Gozi: Rama e mori si akuzë, ne kërkuam vetëm të dimë kush ua mbylli llogaritë “Flamingove”

Reagon Sandro Gozi: Rama e mori si akuzë, ne kërkuam vetëm të dimë kush ua mbylli llogaritë “Flamingove”

September 4, 2026
“Protokolli ynë me Italinë është këtu për të qëndruar”/ Meloni falënderon Ramën pas deklaratës për emigrantët

Meloni: Ne ekstremistë? Evropa po na kopjon modelin e kampeve me Shqipërinë

September 4, 2026
Situatë kritike në Fier, ndërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë

Situatë kritike në Fier, ndërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë

September 4, 2026
Kali i Kaligulës

Kali i Kaligulës

September 4, 2026
Shqipërisë i mungon e djathta

Berisha gjysh dhe Berisha politikan

September 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com