• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Marrëzia po zgjat këtë vit

by Frrok Çupi
08/06/2022 10:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

… Njeriu që kishte lënë vendin e tij, Egjiptin, e kishte të shkruar në ballë se ‘atje nëBagdad ka punë pa fund’. Ishin vitet ’80 të shekullit të kaluar. Një nga kronikanët e kohës, me atë njeri ka bërë një copë rrugë, dhe e ka përshkruar shkurt:

“Asgjë nuk i bënte përshtypje…, veç Bagdad thoshte! Veç kollitej, ishte ftohur rëndë. Kohë pas kohe grimconte një mollë, me vete kishte vetëm një strajcë të vogël… Asgjë, përveç Bagdadit, ku kishte ‘punë pa fund’. Bëhej i padurueshëm kur kërkonte me patjetër të gjente një egjiptian.

-Ajeni nga Egjipti?!- pyeste këdo

Shumica qeshnin nga pak si me përbuzje, dhe vazhdonin rrugën.

Pastaj pyeste tjetrin: “A jeni egjiptian?”.

Arabët, ndonëse janë një popull, kanë edhe shenja dalluese nga cili shtet vijnë.

Bashkudhëtari im nuk i dallonte as pakistanezët, as bangladeshasit dhe aziatikët e tjerë, që gjithashtu po shkonin për nëBagdad. Atje do të gjente punë, ‘se s’bën’; e kishte të shkruar në ballë. Aq më tepër, kishte dëgjuar se atje kishte plot vejusha; burrat e tyre kishin rënë në luftë”- shkruan kronikani.

Marrëzia e udhëtarit për nëBagdad nuk zgjati shumë; ai një njeri i vetëm ishte. Po mes nesh, në shekullin e ri, pse po zgjat kaq shumë?!

Mes miliona tëtë marrëve në botë, (edhe ata që studioi MishelFuko), mund të gjeja pa fund tipa, por tipi i egjiptianit që kërkon Bagdadin, është tipik për marrëzinë e këtij viti, marrëzi në tre blloqe:

1.

Blloku i liderëve.

Në këtë bllok spikasin dy kryesorët; njëri ish- president dhe tjetri president i Republikës. Lexuesi mund të bëjë pyetjen e parë, ‘vallë si rri më këmbë një shtet që kryesohet nga të marrët?’. Por ja që qëndron. Kur e nisën rrugën ‘për nëBagdad’, nuk kishin treguar çfarë ishin nërealitet; tani po dëshmojnë dekadencën. Dalin në rrugë, rrëmbejnë mjete mesjetare, sulmojnë selinë e Partisë me kokë dashi e me qysqi, rrahin policët, planifikojnë vrasje, kërcënojnë se pas datës 24 korrik gjeni vend e futuni, o popull!.

Të gjitha këto po i bëjnë vetë dy vetë, marrëzira.

Ish- presidenti Berisha ka ngritur dorë kundër Amerikës, i pari në botë mes tëtë njëjtit lloj që u kanë bërë keq popujve të tyre dhe stabilitetit. Askush tjetër, as si- vëllai Karaxhic dhe Milloshevic…, nuk guxuan ta ngrenë dorën kundër superfuqisë. Njëirakian i Bagdadit, SadamHussein, kur u vu në gjueti të Amerikës, nuk ishte i marrë të dilte në luftë…, por bëri një vrimë e u fsheh.

Berisha ka ngritur një parti që po e quan ‘PD’; ndoshta kjo është vrima e tij. As është PD, as është e ligjshme; as ky vetë nuk është kryetar, as kryesia nuk është kryesi… Nesër e rrëzon ligji. Edhe para se ta rrëzojë ligji, e ka rrëzuar e keqja mortale që i ka bërë vendit dhe popullit shqiptar. Amerika, si garante e lirisë së njeriut, e ka deklaruar Berishën se ‘nuk pranohet as si parti as si lider’. I ka thënë, siç i thanë egjiptianit udhëtar: ‘Eej, nuk ka punë nëBagdad!’. Por ai vazhdon rrugën, në marrëzi.

2.

Blloku i lejtnantëve.

Këta që ka zgjedhur ish- presidenti si ‘kapçalë’ për t’u mbajt për vete, janë në dëlir. Dikush anëtar kryesie, dikush anëtar këshilli, dikush anëtar komiteti… Askush nuk është asgjë. E gjitha është një farsë, njësoj si në lojën e Marrëzisë. Nesër, kur ‘ngrehinën’ta shkrijë ligji, çfarë do të thonë këta?

Këta, nesër do të sajojnë dy arsye, me qëllim që të mos konsiderohen të marrë:

Arsyeja e parë pse u besojnë marrëzisht liderëve të rremë, është se ‘shërbejnë si lejtnantë’. Lejtnantët në mafie kanë rol të çeliktë, nuk mund të shmangen nga urdhri. Ish presidenti dhe presidenti aktual, si dy mafiozë të njohur, kanë rrethuar grupin e ‘lejtnantëve’. Prej kohësh u kanë vënë kusht: “O eja pas meje, o t’i di pasuritë e grabitura”. Këto ditë po bëhet nami me fshehjen e pasurive; vetëm këtu po lëvrijnë.

Arsyeja e dytë, që i gjejnë vetes ‘të marrët’, është kjo:

-Na çoi fjalëmareshali! Na thërriti emër për emër! (Kujtoni egjiptianin që shkonte nëBagdad, ai kërkonte vetëm të tijtë: “A je nga Egjipti?”)

Mareshali kësaj here mbeti me një grusht njerëz, veçanërisht nga fisi dhe nga korrupsioni. 40 vetë nga 150 në këshill, janë nga Tropoja ose kushërinj të Berishës. Secili është ‘një egjiptian’, sipas dëshmisë së shekullit të kaluar në anijen drejt Bagdadit.

3.

Dy tënjejtë që flasin me shenja:

As Meta, as Berisha nuk e kanë të lehtë që t’i rrinë besnik njëri- tjetrit. Njëmijë herë më e vështirëështë sikur njëri të provojë tëtradhtojë tjetrin. Shfaqen si dy të dehur në të njëjtin rrugë. Herë i bien në gjoks njëri tjetrit, herë e shtyjnë tjetrin për nëpusetë. Gazetarët, kur i shikojnë që shtyhen dhe lëshojnë tinguj të turpshëm, japin alarmin e rremë se ‘u çanë Berisha dhe Meta!’.

Por asnjëri nuk guxon. Kjo është një marrëzi që zgjat me dekada. Qysh atëherë kur ‘humbi’ floriri i shtetit dhe Meta thoshte ‘pashë Berishën’, e Berisha thoshte ‘Meta’. Iliri ra dakord që ta mbante barrën për vete dhe floririn përgjysmë. Berisha i denoncoi botërisht edhe ‘dy kufoma që i kishte fshehur prapa Dajtit’, dhe ‘trafikun e qenieve njerëzore, dmth., të vajzave e fëmijëve shqiptarë drejt botës.

Tani janëpërqendruar në punë serioze për tëshpërndarëpasurinë; sa te të besuarit, aq edhe te viktimat e tyre. Kur gënjehen viktimat, i zë marrëzia më e madhe.

Kohët e fundit, të dy lëshuan sinjale ndaj Amerikës. Berisha e di se nuk ka shpresë, ndërsa Metën e gënjen mendja. Kjo i detyroi të dukeshin sikur ‘u ndanë’. Prandaj merren vesh me shenja, si të marrët.

Por kësaj here po zgjat shumë.

Qysh herët ishte thënë se ‘marrëzia vjen siç vijnë të korrat’, një vit ka më shumë e një vit më pak. Varet nga çfarë sjell  ‘stina’ nga kampet e korrektimit.

Next Post
“Na pret dimër i vështirë për energjinë”/ Rama: Çështja Kosovë-Serbi zgjidhet duke u afruar!

"Na pret dimër i vështirë për energjinë"/ Rama: Çështja Kosovë-Serbi zgjidhet duke u afruar!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E vërteta e shifrave ‘të pandryshuara’ të 11 majit

SONDAZHI: PS ruan avantazhin, PD në garë për vendin e dytë! Partitë e reja bien nën 5%

January 12, 2026
Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Eksperti shpjegon fenomenin që u bë viral

Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Eksperti shpjegon fenomenin që u bë viral

January 12, 2026
Zgjedhjet e 9 nëntorit, sot përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve

Sondazhi: Pse shqiptarët nuk votojnë partitë e reja ekzistuese? Ja arsyet

January 12, 2026
SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

January 12, 2026
SHBA-Iran: 70 vite armiqësi, nga grushti i shtetit tek kërcënimi për luftë. Pse nuk arrit kurrë paqja?

SHBA-Iran: 70 vite armiqësi, nga grushti i shtetit tek kërcënimi për luftë. Pse nuk arrit kurrë paqja?

January 12, 2026
“Ahmetaj do ishte mbi tarracën e burgut të Durrësit, do zgjidhte supën që do hante”

“Ahmetaj do ishte mbi tarracën e burgut të Durrësit, do zgjidhte supën që do hante”

January 12, 2026
Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë të përdorë forcën, por synon diplomacinë me Iranin

Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë të përdorë forcën, por synon diplomacinë me Iranin

January 12, 2026
“Kemi nevojë për opozitë normale”, debati në Real Story: PD gjithmonë do që të jetë “Nr.2″…

“Kemi nevojë për opozitë normale”, debati në Real Story: PD gjithmonë do që të jetë “Nr.2″…

January 12, 2026
Salianji: PD i sulet çdo njeriu që mendon ndryshe, qarkullon të njëjtën elitë

Salianji: PD i sulet çdo njeriu që mendon ndryshe, qarkullon të njëjtën elitë

January 12, 2026
Tregjet tronditen nga përplasja Trump–Powell, dollari në rënie

Tregjet tronditen nga përplasja Trump–Powell, dollari në rënie

January 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In