• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Na pret dimër i vështirë për energjinë”/ Rama: Çështja Kosovë-Serbi zgjidhet duke u afruar!

by
08/06/2022 11:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka nisur në Ohër të Maqedonisë së Veriut samiti i “Ballkanit të Hapur”, ku marrin pjesë të gjitha vendet e rajonit me përjashtim të Kosovës që refuzon të jetë pjesëmarrëse.

Samiti është hapur nga lideri i vendit pritës, Kryeministri maqedonas, i cili foli për disa marrëveshje që do të nënshkruhen sot në këtë takim.

Ndërsa kryeministri Edi Rama në fjalën e tij është ndalur edhe tek Këshillimi Kombëtar i realizuar nga qeveria pak kohë më parë. I pari i qeverisë ka theksuar se nuk është pritur lufta në Ukrainë, për të ditur marrëdhënien speciale që ka mes Serbisë dhe Rusisë.  Rama po ashtu u ndal edhe tek çështja e pazgjidhur mes Kosovës dhe Serbisë, por sipas tij kjo mosmarrëveshje zgjidhet vetëm duke u afruar. Si shembull konkret, Rama ka përmendur Francën me Gjermaninë, apo Japoninë dhe SHBA.

“Nuk kemi pritur luftën që mes Serbisë dhe Kosovës ka një histori të pazgjidhur. Por të ndenjurit me kurriz nga e ardhmja apo kthimit të syve nga e ardhmja ne kemi zgjedhur këtë të dytën. Por pa i mbyllur sytë tek problemet e pazgjidhura. Por kjo zgjidhet vetëm nëse ne afrohemi. SHBA kanë hedhur dy bomba në Japoni. Por një nga miqësit më të ngushta, është aleanca e SHBA me Japoninë, pas dy bombave atomike. Dhe urdhëroni ku është sot Japonia. Dhe nuk do ishte këtu Japonia nëse do qëndronte me kurriz nga SHBA dhe të uleshin në gjunjë para bombave. Ku janë sot Franca dhe Gjermania. Apo Izraeli me Shtetet e Bashkuara Arabe. Janë bashkë për të përfituar nga rruga e të ardhmes.” tha Rama.

I pari i qeverisë mes të tjerash kujtoi edhe kontratën e grurit me Serbinë, duke thënë se edhe pse në kohë krize, Serbia nuk e ndërpreu furnizimin me grurë për Shqipërinë.

“Ndalemi tek kontratat e grurit. Mes importimit nga Serbia në Shqipëri. Nuk u bllokuan siç fare mirë do ishin bllokuar nëse nuk do ishim në Ballkanin e hapur. Serbia ka marrë detyrime në reciprocitetin e kësaj. Mos është pak kjo? Apo duhet të mendojmë nëse nuk do merrnim dot grurit. Me çfarë do i ushqenim njerëzit që do u mungonte buka? Me konflikt apo me thirrje për tu futur në luftë?” tha Rama.

Për sa i përket energjisë, Kryeministri Edi Rama bëri një parashikim negativ duke thënë se na pret një dimër që problem nuk do jetë çmimi por mungesa e energjisë.

“Apo me energjinë. Jemi të gjithë në teh të thikës. Në horizont është një dimër që nuk ka problem çmimin por nuk do ketë fare energji për ta blerë. Nuk kemi luksin për retorikë kur njerëzit duan energji. Këtu do jemi dhe njësoj si me grurin do provohet e vërteta se Ballkani i Hapur nuk është as i imi, as i Vauçiç dhe askujt tjetër, por i njerëzve. Është i fermerëve.” tha Rama.

/e.d

Next Post
“Na keni në krah”/ Mesazhi i Escobar: SHBA-të mbështesin ‘Ballkanin e Hapur’. Të gjitha shtetet të bëhen pjesë

"Na keni në krah"/ Mesazhi i Escobar: SHBA-të mbështesin ‘Ballkanin e Hapur’. Të gjitha shtetet të bëhen pjesë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

November 8, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Nuk duan as Ramën e as Berishën, por kush do t’i eklipsojë ata?

November 8, 2026
Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

November 8, 2026
Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

November 8, 2026
Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

November 8, 2026
Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

November 8, 2026
VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

November 8, 2026
SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

November 8, 2026
Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

November 8, 2026
Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In