• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Marrëzia e Vuçiçit me sulmin në Veri dhe ‘beteja’ SHBA-BE për Ballkanin

by Spartak Ngjela
28/09/2023 19:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Po Vuçiç? Shenjat janë se edhe ky po shkon drejt Hagës, se amerikanët kanë për të shpallur botërisht provat për një akt të theksuar terrorist të Vuçiç e co.; sepse tani del e provuar se banda terroriste e Serbisë u drejtua nga Aleksandër Vuçiç…

Kosova hyri me sukses në një luftë që e fitoi në datën 24.09.2023.

Ky do të mbetet si fakt historik i suksesit të shqiptarisë kundër sllavëve

Kurse…

I.

Qeveria e Serbisë me Vuçiç në krye, vazhdon të ecë në një rrugë drejt humbjes. Vuçiç nuk e kupton dot që me veprimet e tij po vërtitet rrotull gravitacionit të humbjes.

Humbja, në luftë dhe në politikë, krijon një qendër të madhe geaviteti, të cilën të mundurit e mendojnë me naivitet se e kanë në favor. Ata vërtiten rrotull gravitetit të qendrës së humbjes, dhe u duket sikur po avancojnë drejt fitores – dhe kështu, derisa humbja i fundos krejtësisht.

Kjo është psikologjia e provuar e të mundurit dhe e humbjes.

Por…

Çfarë po ndodh në krizën e Veriut në Kosovë?

Në Veri të Kosovës serbët, në fillim dorëzuan pushtetin, si budallenj që janë; sepse donin të krijonin një revolucion të heshtur antishqiptar.

Kjo ishte një dëshirë patologjike e tyre, me tepër se sa një logjikë për fitore, dhe tanimë humbën edhe luftën, dhe sot nuk kanë më asnjë forcë psikologjike që ti mbajë, me përjashtim të gënjeshtrës..

Sepse serbët nuk e kanë kuptuar që, psikologjia e dëshirës së tyre patologjike, pasi në dy shekuj i çoi në pushtimin e Arbërisë, tani po ua merr të gjitha. Dhe këtë ata, si të sëmurë mendorë që janë, as e kuptojnë dhe as që duan ta mendojnë.

Kurse shqiptarët janë në favor dhe sakaq janë në drejtim administrativ të 4 komunave të Veriut të Kosovës.

Kjo fitore e shqiptarëve, do shohim se do t’i vërtisë serbët edhe më tej rrotull gravitacionit të humbjes, proces ky që shpejt do të shohim se ata do t’i çojë në një përçarje politike të nxehtë, të btenshme për të rrëzuar Aleksandër Vuçiçin.

Kjo lloj përçarje, si rregull, në historitë e vendeve tiranike, të çon deri një luftë civile.

Po në Serbi, a mund të ndodhë kjo?

Po nuk u tërhiq Vuçiç, gjendja mund të shkojë deri në përplasje armësh të dy grupeve, se serbët sot, nga çmenduria e tyre, janë edhe të armatosur.

Por…

Çfarë ka sjellë tani kjo gjendje e maisur në Beograd?

II.

E para qe duket se e ka kuptuar marrëzinë Vuçiç është BE.

Por dihet se BE është kundër interesit të Amerikës në Ballkan.

Prandaj…

Kjo duket se është arsyeja që Brukseli e drodhi dje, dhe Bashkimi Evropian doli në origjinën antishqiptare kur kërkoi dhe foli në favor të Serbisë. Por këtu nuk ka vend për fjalë se pyetja që ngrihet është kjo: kush e ka forcën në Kosovë?

Në Kosovë ushtrinë e ka USA, por edhe Kosova tregoi botërisht që ka bërë një ushtri moderne dhe shumë të fortë, me goditjen therëse që dha pardje në Banjskë

Uashingtoni e quajti terrorizëm aktin serb të Banjskës. Kurse Vuçiçi po kërkon të shpëtojë krerët e terrorit serb që janë nongrata në Amerikë si terroristë.

Tani serbët janë të kapur nga Uashingtoni: sepse është tashmë e provuar se lufta terroriste ec24 shtatorit u drejtua nga krerët nongrata, që janë shpallur të tillë në Amerikë, si terroristë të provuar. Por politika dhe goditja penale këtu do të qëndrojë, në arrestimet e këtyre, dhe në diskreditimin botëror të Serbisë.

Ndërsa ndërkaq, kemi një rritje të madhe të personalitet ndërkombëtar të Kosovës: ajo ka shpartalluar me taktikë luftarakë një detashment të madh ushtarak të Serbisë. Dhe po ndihet qartë tani se edhe ushtria e Kosovës është në një ngritje të lartë të moralit të saj në konfliktin midis Kosovës dhe Serbisë.

Pikërisht këtu do vijojë të ecë kjo çështje.

Por, nuk duhet harruar: kështu, me këtë metodë, nisi edhe politika amerikanë kundër Milosheviçit; dhe ky shkoi në Hagë e vdiq atje.

Po Vuçiç? Shenjat janë se edhe ky po shkon drejt Hagës, se amerikanët kanë për të shpallur botërisht provat për një akt të theksuar terrorist të Vuçiç e co.; sepse tani del e provuar se banda terroriste e Serbisë u drejtua nga Aleksandër Vuçiç.

Lufta ishte një sukses amerikan. Ajo ishte politikë e madhe që do të avancojë tani duke shfrytëzuar rënien psikologjike të Vuçiçit.

Çfarë duhet tani nga Kosova dhe nga Kurti?

Duhet ACTA NON VERBA – e pra, duhet të kete veprime, jo fjalë.

Next Post
Vrasja e policit në Veri, Vangjeli: Krahas të drejtës, Kosova tregoi një akt të pashembullt force

I 'penduari' i madh/ Komunikimi përmes aplikacioneve të koduara, Vangjeli: Një telefon i ri është zbërthyer, të dhënat do jenë tronditëse

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndërtimet në Theth, Buzhala: Kundërshtarët e Ramës po gabojnë sërish duke e politizuar aksionin

Çfarë domethënë 100 ditë protestë? Buzhala: Është akuzë më shumë sesa lëvdatë

September 7, 2026
Zjarret në Ungrej, Nufi: Rreziku për banesat është shmangur, vijon operacioni i Forcave të Armatosura

Zjarret në Ungrej, Nufi: Rreziku për banesat është shmangur, vijon operacioni i Forcave të Armatosura

September 7, 2026
Tensionet me Iranin, Trump paraqet hartën e Hormuzit si "territor të ri të SHBA-së" -

Katari: Nëse kriza e Hormuzit vazhdon bota do përballet me katastrofë industriale

September 7, 2026
Deputeti sekser? Sara Mila i kthehet gazetarit: Pres në takime edhe njerëz që kërkojnë punë

Deputeti sekser? Sara Mila i kthehet gazetarit: Pres në takime edhe njerëz që kërkojnë punë

September 7, 2026
SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

Lufta në Iran, gazetari i CNN: Trump kërkon rrëzimin e regjimit, por Irani mbetet i fortë

September 7, 2026
Alibeaj: Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës! Rinumërimi një justifikim banal i Saliut

“Berisha, jo lider i gjithë opozitës”, Alibeaj: Fitoi vetëm bastin e tij duke shkelur në territorin e SHBA

September 7, 2026
Kreu marrëdhënie me një 16-vjeçar, ish-kryetarja e bashkisë përfundon dënimin me 90 ditë burg

Kreu marrëdhënie me një 16-vjeçar, ish-kryetarja e bashkisë përfundon dënimin me 90 ditë burg

September 7, 2026
1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

September 7, 2026
Konflikti Bedinaj-Muça, Filip Çakuli: 36 vite kaos me pronat, madhështia e marrëzisë

Konflikti Bedinaj-Muça, Filip Çakuli: 36 vite kaos me pronat, madhështia e marrëzisë

September 7, 2026
Debati për pagat e magjistratëve, Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

Debati për pagat e magjistratëve, Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

September 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com