Gjatw prezantimit tw kryenegociatorit me BE, kryeministri Edi Rama u pyet pwr deklaratat e tij nw Kuvend.
Mw herwt Rama pati njw paralajmwrim pwr Lulzim Bashwn dhe Petrit Vasilin, qw sipas tij sulmojnw mazhorancwn pa pushim, shkruan javanews
I pyetur nws ishte njw kwrcwnim fjalia se marrwveshja pwr reformwn zgjedhore mund tw griset, Rama tha:
“Një nga problemet që ka shoqëria jonë është ping pongu. Unë nuk u përgjigjem akuzave me kundërakuza. Plani i veprimit nuk është një plan i shkruar nga qeveria. Për dijeninë tuaj është një plan i shkruar në komunikim intensiv që na shoqërojnë në procesin e integrimit.
Sa i përket fjalës kërcënim, unë nuk e kam bërë një gjë të tille. Nuk e kam në ADN dhe kulturën time. Mbase ngatërroni të folurin hapurdhe drejtëpërdrejtë. Megjithatë unë nuk dyshoj se Lulzim Basha apo Ilir Meta nuk duan që të integrohemi në BE.
Unë nuk e pranoj që nga njëra anë ne të nënshkruajmë një marrëveshje në funksion të kërkesave të Partisë Demokratike, dhe nga ana tjetër shahemi, fyhemi dhe akuzohemi përditë. Shantazhohemi përditë me një gjuhë rruge”.
Rama tha se nuk ka më shumë respekt për Lulzim Bashën dhe Petrit Vasilin, se sa ka për Rudina Hajdarin dhe Myslim Murrizin, shkruan javanews. Ai përsëriti se mazhoranca nuk është fondacioni “Populli” dhe se marrëveshja nuk është reformë në thelb.
“Nuk është pak që marrëveshja lehtëson frikën e Lulzim Bashës që ka për zgjedhjet” – tha kryeministrit. /JavaNews/a.r











