• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Marrëveshje për zgjedhje”, Balla: Fantazi e Bashës, kjo çështje nuk është temë e dialogut

by Java News
01/02/2020 09:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla shuan çdo mundësi që mes opozitës dhe maxhorancës të ketë një marrëveshje për zgjedhje të parakohshme. Pas deklaratave të kreut të PD-së Lulzim Basha ditën e djeshme se marrëveshja për reformën zgjedhore do të prodhojë edhe zgjedhjet e parakohshme, Balla bën një qartësim sot në “Facebook” ku shkruan se kjo është një fantazi e re për të mbajtur ca muaj të tjerë me oksigjen simotrën dhe sivllezërit e aleancës jashtëparlamentare.

Sipas tij, zgjedhjet e parakohshme nuk janë temë e dialogut dhe ky dialog ka nisur për reformën zgjedhore. Balla thekson se idetë jashtë kësaj kornize kryetari i PD mund t’i diskutojë dhe konfirmojë jashtë Parlamentit me aleancën e tij, por jo me Partinë Socialiste.

DEKLARATA E BALLËS

QARTËSIM
Lulzim Basha paska “konfirmuar” marrëveshje për zgjedhje të parakohshme! Mbase kjo i vlen si një fantazi e re për të mbajtur ca muaj të tjerë me oksigjen simotrën dhe sivëllezërit e aleancës jashtëparlamentare dhe e mirëkuptojmë. Por zgjedhjet e parakohshme nuk janë temë e dialogut me atë aleancë, dmth as me Lulzim Bashën.

Dialogu ka nisur për Reformën Zgjedhore dhe brenda kornizës së qartë të rekomandimeve të OSBE/ODHIR. Prandaj nga Lulzim Basha dhe aleanca jashtëparlamentare mirëpritet çdo kontribut me ide për depolitizimin e administratës zgjedhore dhe për çdo rekomandim tjetër. Idetë jashtë kësaj kornize kryetari i PD mund t’i diskutojë dhe konfirmojë jashtë Parlamentit me aleancën e tij, por jo me Partinë Socialiste. Ndërkohë i kujtojmë Lulzim Bashës se Kodi Zgjedhor miratohet me 84 vota që Partia Socialiste nuk i ka! Prandaj ai bën mirë të mos i fyejë e ofendojë deputetët që janë në Kuvend me firmën e tij dhe të para-ardhësit të Monika Kryemadhit. Sepse jo për gjë, po nesër do të duhet edhe vota e tyre për të mbështetur dhe konfirmuar rezultatet e dialogut që po zhvillojmë dhe Lulzim Basha bën mirë të mos i provokojë në dëm të reformës!

* Sqaroj se e dhashë unë këtë përgjigje, sepse Kryetari Rama është plotësisht i angazhuar me Rindërtimin dhe angazhimet e tjera të mëdha si Kryeministër dhe si Kryetar i OSBE gjatë vitit 2020. Prandaj as nuk merret asnjë minutë dhe as nuk mund të prononcohet për çështjet që lidhen me bashkëpunimet apo ndërveprimet partiake.

Kjo vlen për këtë herë dhe për të gjitha herët kur partia do të reagojë politikisht ndaj PD-së ose Lulzim Bashës lidhur me Reformën Zgjedhore, ndërkohë ecuria e dialogut me përfaqësuesit e PD i është besuar unanimisht përfaqësuesit tonë Damian Gjiknuri. /e.s/

Next Post
Mbretëria e Bashkuar largohet zyrtarisht nga BE, arrihet Brexit

Mbretëria e Bashkuar largohet zyrtarisht nga BE, arrihet Brexit

TË FUNDIT

Nafta e shtrenjtë ‘fundos’ transportin me kamion, paralajmërohet bllokim i Portit të Durrësit

Nafta e shtrenjtë ‘fundos’ transportin me kamion, paralajmërohet bllokim i Portit të Durrësit

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Hungaria tregoi se ndjehej e pasigurt nga ikja prej Evropës

April 13, 2026
Fondet e lojërave të fatit në shërbim të publikut, miratohen rregullat për financimin e projekteve sociale dhe inovacionit

Fondet e lojërave të fatit në shërbim të publikut, miratohen rregullat për financimin e projekteve sociale dhe inovacionit

April 13, 2026
U rrit në hijen e “shefit Orbán” dhe e rrëzoi, njihuni me Péter Magyar. U bë i njohur nga një video në YouTube

U rrit në hijen e “shefit Orbán” dhe e rrëzoi, njihuni me Péter Magyar. U bë i njohur nga një video në YouTube

April 13, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat maksimale 28 gradë

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat maksimale 28 gradë

April 13, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Tirana mirëpret Samitin e IV të Diasporës, sot Ceremonia e Mirëseardhjes në TKOB

April 13, 2026
“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In