• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Mbretëria e Bashkuar largohet zyrtarisht nga BE, arrihet Brexit

by Java News
01/02/2020 09:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më shumë se tre vjet pasi populli britanik votoi në një referendum, Mbretëria e Bashkuar është larguar më në fund zyrtarisht nga Bashkimi Evropian rreth orës 11 p.m. të kësaj të premte.

Largimi i jep fund viteve të grindjeve politike që herë pas here kanë paralizuar Westminsterin, dhe i kanë dhënë fund udhëheqjes së dy kryeministrave, duke larguar nga parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar shumicën më të madhe Konservatore që nga vitet e qeverisjes së Margaret Thatcher.

Mbretëria e Bashkuar është vendi i parë që u tërhoq nga Bashkimi Evropian në historinë e tij, duke mbyllur një kapitull 47-vjeçar të anëtarësimit të vendit në bllok. Tani ajo qëndron përpara një periudhë 11-mujore të tranzicionit, e cila pritet të jetë dhe një periudhë e zgjatur e negociatave tregtare me BE-në.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson iu drejtua kombit më parë në një fjalim të para-regjistruar, duke i bërë thirrje vendit të festonte një “agim të ri” të pavarësisë dhe duke u zotuar të jep premtimet e Brexit: “Qoftë kjo duke kontrolluar imigracionin ose duke krijuar freeports, duke çliruar industrinë e peshkimit, apo edhe bërjen e marrëveshjeve të tregtisë së lirë”.

Por momenti kaloi me pak fanatizëm – një orë për të bërë numërimin mbrapa u vendos në 10 Downing Street, pasi iniciativa e qeverisë për të tingëlluar këmbanat e orës së famshme të Londrës, Big Ben, ishte e pasuksesshme( sepse është duke u riparuar). Megjithatë, kjo ka qenë një ditë e ndarë. Jo të gjithë njerëzit i’u janë bashkuar festimeve.

Udhëheqësit evropianë, po ashtu, shprehen keqardhje për humbjen e Mbretërisë së Bashkuar, vendi i parë që u largua në historinë e BE, por kërkuan një të ardhme të ndritshme për 27 anëtarët e saj të mbetur. /e.s/

Next Post
Horoskopi ditor, e Enjte 14 Mars 2019

Si do sillen shenjat e horoskopit për ditën e sotme 1 shkurt 2020

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skandali në Policinë e Milanos: Arrestohen pesë efektivë pas zhdukjes së 1,400 eurove të një të ndaluari

Skandali në Policinë e Milanos: Arrestohen pesë efektivë pas zhdukjes së 1,400 eurove të një të ndaluari

August 6, 2026
Dyshohet se humbi ndjenjat në kantier, ndërron jetë 40-vjeçari në Durrës

Dyshohet se humbi ndjenjat në kantier, ndërron jetë 40-vjeçari në Durrës

August 6, 2026
VIDEO / Momenti sensual i Rihannas dhe ASAP Rocky bëhet viral

VIDEO / Momenti sensual i Rihannas dhe ASAP Rocky bëhet viral

August 6, 2026
Siguria në sezonin turistik, Lamallari: Mbi 200 turistë të shpëtuar në katër muaj

Siguria në sezonin turistik, Lamallari: Mbi 200 turistë të shpëtuar në katër muaj

August 6, 2026
Komisioni i Senatit voton për referimin penal të Dr. Anthony Fauci në Departamentin e Drejtësisë

Komisioni i Senatit voton për referimin penal të Dr. Anthony Fauci në Departamentin e Drejtësisë

August 6, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimin e naftës, Brent ngjitet në 93 dollarë për fuçi

Kriza e Hormuzit trazon tregjet, çmimi i naftës ngjitet mbi 80 dollarë për fuçi

August 6, 2026
Irani kërcënon vendet e Gjirit: Do të godasim infrastrukturën nëse SHBA sulmon

Irani kërcënon vendet e Gjirit: Do të godasim infrastrukturën nëse SHBA sulmon

August 6, 2026
FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

August 6, 2026
77% e shqiptarëve, pro punëtorëve të huaj! Pakënaqësia ekonomike mbetet e lartë në Ballkan

77% e shqiptarëve, pro punëtorëve të huaj! Pakënaqësia ekonomike mbetet e lartë në Ballkan

August 6, 2026
Kina do të ndërtojë laborator për mbrojtjen planetare për misionin e kthimit të mostrave në Mars

Kina do të ndërtojë laborator për mbrojtjen planetare për misionin e kthimit të mostrave në Mars

August 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com