• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Marrëveshje për gazifikimin e Korçës/ Balluku: Projekti nis vitin e ardhshëm, më pas në të gjithë Shqipërinë

by S T
12/11/2024 18:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u takuan në Baku me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Rama dhe Balluku nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Albgazit dhe kompanisë shtetërore të naftës në Azerbajxhan, SOCAR, për zhvillimin e infrastrukturës së gazifikimit të qytetit të Korçës.

“Pas nënshkrimit të marrëveshjes me Emiratet e Bashkuara për krijimin e kompanisë së përbashkët publike të energjisë, u zhvillua takimi me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev ku nënshkruam memorandumin e bashkëpunimit mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Albgazit dhe kompanisë shtetërore të naftës në Azerbajxhan, SOCAR, për zhvillimin e infrastrukturës së gazifikimit të qytetit të Korçës, për të cilën janë kryer studimet paraprake e do të nisë puna për projektin e detajuar inxhinierik”, shkruan Rama në Facebook.

Ndërkaq, Balluku deklaroi se projekti do të nisë në vitin 2025. Ajo e cilësoi projektin një lajm të mirë jo vetëm për Korçën, por për të gjithë Shqipërinë.

“Këtu në Baku gjatë zhvillimit të punimeve të COP29 ne patëm edhe një marrëveshje të re me qeverinë e Azerbajxhanit, përsa i përket gazifikimit të Korçës. Është një lajm shumë i mirë ky, i cili ka nisur dhe është ngjizur prej kohësh midis Albgaz të Shqipërisë dhe SOCAR të Azerbajxhanit, por tashmë po bëhet realitet. Planet tona janë që të nisim sa më parë nga puna, duke nisur kështu me të gjithë pjesën inxhinierike tashmë që studimi i fizibilitetit ka mbaruar”.

Sipas Ballukut, parashikohet që ky projekt të nisë gjatë vitit 2025 për tu dorëzuar në vitin 2027.

“Ajo çka ne synojmë është që të mbulojmë një rrjet të tërë shpërndarje gjatë gjithë qytetit të Korçës, por nga ana tjetër kryesisht edhe në bizneset të cilat operojnë në këtë qytet. Duhet pasur parasysh sesa më shumë do të shtrihet gazifikimi i Shqipërisë, bazuar në planin strategjik për gazifikimin e vendit, aq më shumë do të ulen kostot përsa i përket këtij produkti që do ti jepet qytetarëve. Në fillim sigurisht shteti do të nisë duke e mbështetur këtë procedurë të re, këtë produkt të ri dhe shërbim të ri, për më pas duke e zgjeruar këtë edhe në zonën e Pogradecit dhe në zonën e Ersekës dhe duke pasur parasysh që ne synojmë që industria të këtë alternativën e zgjedhjes të energjisë, jo vetëm përdorimin e energjisë elektrike, por edhe të gazit, ne parashikojmë që ky gazifikim i vendit të vazhdojë deri në vitin 2030, duke mbuluar pjesën më të madhe të qyteteve të cilat kanë edhe pjesë industriale apo biznese të cilat mbështeten nga industria e gazit”.

Na është dashur, vijoi Balluku, “që sëbashku të merremi dy vite konsekutiv, përsa i përket lëndës drusore, e cila është tashmë gjithmonë më pak e disponueshme, duke pasur parasysh këtu edhe eksportet nga Maqedonia e Veriut apo nga Kosova, pasi lënda drusore përdoret shumë në zonën e Korçës. Por, duke qenë se ne ndodhemi sot në COP29 duhet të kemi parasysh që e gjithë politika për mbrojtjen e mjedisit dhe gjithë angazhimet që Shqipëria ka marrë për mbrojtjen e mjedisit shkon në të njëjtën udhë, le të themi, me mospërdorimin e lëndëve drusore për ngrohjen”.

Korça është zgjedhur për të pilotuar këtë projekt, vijon Balluku, por në vazhdim është për të gjithë Shqipërinë.

“Strategjinë Kombëtare të Gazifikimit të vendit që mbështetet nga SOCAR, nga kompania e ekselencës të Azerbajxhanit, përsa i përket gazit në nivel kombëtar, pikërisht sepse korçarët kanë treguar që janë qytetarë të mirë përsa i përket të gjithë përballimit të faturave të shërbimeve, duke mos krijuar asnjëherë debite të këqija për asnjë nga kompanitë qofshin këto ujësjellës-kanalizimet apo edhe kompanitë elektrike”.

Next Post
“Qeveria nuk mbajti premtimin për 5% të PBB”, Manastirliu i përgjigjet PD-së: Buxhet historik!

"Qeveria nuk mbajti premtimin për 5% të PBB", Manastirliu i përgjigjet PD-së: Buxhet historik!

Comments 4

  1. Afrim Nishani says:
    2 years ago

    Me këtë marrëveshje, Korça, bëhet qyteti i DYTË, në Shqipëri, pas Kuçovës, që do të përdorë gazin, për gatim e ngrohje.
    Në vitin e largët 1936, kompania italiane e vajgurit AIPA, që kishte marrë konçensionin e nëntokës për nxjerrje nafte e gazi në Kuçovë, kreu një investim jo të vogël për kohën, duke gazifikuar të gjithë shtëpitë, restorantet, mencat, spitalin, shkollat, etj, etj, gazifikim që vazhdon edhe sot, për ATO shtepi që e kishin deri më 1974. Më pas, ky rregull u prish ! ! !

    Reply
  2. Anonymous says:
    2 years ago

    kjo misi i edvin karaushtit,te knaqe me rrena e mashtrime,eshte mjeshtre e njejte si k/hahajduti.Kta rrejne,mashtrojne,vjedhin e plackisin cfare ju del perpara,me oligarket e tyrePrioriteti e ktyre jane,kokaina,e pastrimi i parave,super mjeshtra,ama se kanete larget,qe do pergjigjen,si bandite e tjere te bandes se tyre.

    Reply
  3. Anonymous says:
    2 years ago

    kjo misi i edvin karaushtit,te knaqe me rrena e mashtrime,eshte mjeshtre e njejte si k/hahajduti.Kta rrejne,mashtrojne,vjedhin e plackisin cfare ju del perpara,me oligarket e tyrePrioriteti e ktyre jane,kokaina,e pastrimi i parave,super mjeshtra,ama se kanete larget, do pergjigjen,si banditet e tjere te bandes se tyre.

    Reply
  4. L.Xh says:
    2 years ago

    Anonymous…..qënke delenxhi e langaraq burrë(apo grua)….deri sa edhe vetquhesh anonim. Hidh gurin e fshih dorën. Frikacak. Pa karakter.
    Rrogtar i nivelit të ulët i Sali Berishës & Co, Ilir Metajt & Moniçkë Kokëmadhit & Co….. i paguar për të shkruajtur zhgaravina të ulta e të pa cipa, sikunder keni shkruajtur ju.
    Sa keni zhgaravitur, duhet t’ju mbulojë turpi.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama mesazh Kurtit: Ky mandat të kthehet në sukses për Kosovën dhe vëllazëri mes nesh

Rama uron Kurtin për mandatin e ri dhe e fton në Tiranë: Të zbatojmë marrëveshjet dhe të nisim projekte të reja

September 15, 2026
Shkatërrohet banda shqiptare në Belgjikë, kapet “Gjenerali” i akuzuar si vrasës i Naim Zyberit

Shkatërrohet banda shqiptare në Belgjikë, kapet “Gjenerali” i akuzuar si vrasës i Naim Zyberit

September 15, 2026
Durrës/ Kapet 21-vjeçari me 297 doza heroinë dhe kokainë, arrestohet në flagrancë

Durrës/ Kapet 21-vjeçari me 297 doza heroinë dhe kokainë, arrestohet në flagrancë

September 15, 2026
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s përcakton stadiumet e finaleve, ndryshime edhe në Ligën e Kombeve

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s përcakton stadiumet e finaleve, ndryshime edhe në Ligën e Kombeve

September 15, 2026
Prishtina në ankth/ Specialja njoftim zyrtar për gjyqin e komandantëve të UÇK-së

Prishtina në ankth/ Specialja njoftim zyrtar për gjyqin e komandantëve të UÇK-së

September 15, 2026
Rritja e frikshme e AfD-së/ Pse demokracia gjermane s’mund të mbrohet më nga ekstremizmi?

Rritja e frikshme e AfD-së/ Pse demokracia gjermane s’mund të mbrohet më nga ekstremizmi?

September 15, 2026
Pse Evropa është e shqetësuar nga fabrika e robotëve kinezë në Serbi? -

Pse Evropa është e shqetësuar nga fabrika e robotëve kinezë në Serbi? –

September 15, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 16 Shtator 2026

September 15, 2026
Fitorja tronditëse e AfD në Gjermani, pse Elon Musk është entuziazmuar -

Fitorja tronditëse e AfD në Gjermani, pse Elon Musk është entuziazmuar –

September 15, 2026
“Do të vrasim”/ Kërcënohet presidenti i Lacios. Manovrat e rrezikshme të biznesmenit dhe grupit lobues

“Do të vrasim”/ Kërcënohet presidenti i Lacios. Manovrat e rrezikshme të biznesmenit dhe grupit lobues

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com