• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Marrëveshja Rama-Berisha. Kulluri: Atentat kushtetues kundër votës së emigrantëve dhe listave të hapura

by A R
26/03/2024 09:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike (PD), Edvin Kulluri tha sot se çështja e listave të hapura dhe votës së emigrantëve nuk është çështje e PD-së, por e sistemit demokratik.

Në një reagim në rrjetet sociale, Kulluri shkruan se tre-katër vetë po e çmontojnë në një tryezë pazari apo marrëveshjeje pa marrëveshje vendimet e Gjykatës Kushtetuese për listat e hapura dhe votimin e diasporës.

“Ajo çfarë po ndodh me Reformën Zgjedhore është një turp për PS dhe Rithemelimin. Rama ky “progresist i madh”, “intelektual modern” e të tjera furça si këto dhe “Legjenda i Demokracisë” po zhbëjnë hapur dy vendimet e Gjykatës Kushtetuese lidhur me Listat e Hapura dhe Votën e Diasporës. Mirëpo sistemi demokratik, Gjykatën e Kushtetutës e ka garantë të Kushtetutës përkundrejt lirive politike dhe ekonomike të individit apo grupeve sociale dhe të interesit”, shkruan ai.

Duke cituar vendimet e Gjykatës Kushtetuese për këto dy çështje, Kulluri shprehet se, “Kushtetuesja është shprehur qartë për “votën parapëlqyese” si koncept i përcaktuar në Kushtetutë dhe “të drejtën e çdo qytetari për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur”, dhe këto  vendime janë rrëzuar në një tryezë anti-kushtetuese”

Ndaj propaganda e Ramës për Sazanin dhe Berishën për “rrëgjimin”, vazhdon Kulluri,  janë thjeshtë propagandë idiote dhe perverse, ndërkohë që Shqipëria udhëhiqet si një autokraci bi-partizane.

“Rama dhe Berisha nuk janë të vetëm në këtë marrëzi anti-demokratike. Ata rrethohen nga një tufë frikacakësh që nuk duan votën e lirë por “emërimin” në Kuvend nga Listat e Kryetarit! Kjo është kriza e vërtetë për të cilën çmimin e paguan vullneti i penguar e i ndrydhur i qytetarëve. Kjo është çështje lirie dhe jo emrash” shton ai.

Sakaq Kulluri i bënë thirrje gjithë faktorëve politik dhe shoqëorë që të bëhen bashkë për të prishur këtë atentat kushtetues të bërë nga dyshja Rama-Berisha.

“Partia Demokratike dhe çdo parti tjetër që nuk e konsiderojnë veten “çeta” kryetarësh duhet të përballen me këtë “atentat” ndaj Kushtetutës dhe lirive politike të shqiptarëve! Përndryshe nuk ka asnjë kuptim të mbledhim tryeza apo firma për peticione nëse nuk gjejmë rrugën për të fituar këtë betejë për demokracinë e jo për disa kryetarë partish apo oborrin e tyre. Asgjë nuk të fal kush e aq më pak lirinë”, përfundon Kulluri.

/a.r

Next Post
“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Spahiu: Rama do pajtohet me kryeministrin grek në verë, pse nuk e shkarkoi Belerin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja e Ardit Spahiut në Belgjikë, dëshmon partnerja e Franc Çopjas: Nuk ka qenë agresiv…

Vrasja e Ardit Spahiut në Belgjikë, dëshmon partnerja e Franc Çopjas: Nuk ka qenë agresiv…

January 30, 2026
Zelanda e Re refuzon ftesën e Trumpit për t’iu bashkuar ‘Bordit të Paqes’

Zelanda e Re refuzon ftesën e Trumpit për t’iu bashkuar ‘Bordit të Paqes’

January 30, 2026
1 javë pa bombardime! Marrëveshje e fshehtë energjitike mes Rusisë e Ukrainës?

1 javë pa bombardime! Marrëveshje e fshehtë energjitike mes Rusisë e Ukrainës?

January 30, 2026
Petro Luarasi “ngel” në bukurshkrim

Petro Luarasi “ngel” në bukurshkrim

January 30, 2026
Ushtria e fshehtë e Iranit që vepron “nën hundën” e botës perëndimore

Ushtria e fshehtë e Iranit që vepron “nën hundën” e botës perëndimore

January 30, 2026
Afati për inventarët drejt fundit, çfarë duhet të dorëzojnë bizneset deri më 31 janar

Afati për inventarët drejt fundit, çfarë duhet të dorëzojnë bizneset deri më 31 janar

January 30, 2026
Si do të forcohet monitorimi i fushatave? KQZ mbledh shoqërinë civile

Si do të forcohet monitorimi i fushatave? KQZ mbledh shoqërinë civile

January 30, 2026
“I shërben narko-regjimit!”, Haxhiu-Nokës: A merret Shkëlzeni me drogë? Se unë te Syri e kam marrë pagën…

“I shërben narko-regjimit!”, Haxhiu-Nokës: A merret Shkëlzeni me drogë? Se unë te Syri e kam marrë pagën…

January 30, 2026
Sergey Lavrov ‘tërbon’ izraelitët: Hitleri kishte gjak hebre!

Shpërthen Lavrov: Kosovën e njohët pa referendum, pse për Krimenë e Donbasin nuk vlen?

January 30, 2026
Me vlerë deri në 10 mln €, sekuestrohet sasi rekord droge në Serbi

Me vlerë deri në 10 mln €, sekuestrohet sasi rekord droge në Serbi

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In