• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Marrëveshja për emigrantët, Meloni: Revolucionare! Rama: Nuk pendohem, do e bëja 100 herë me Italinë

by Os De
13/11/2025 16:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas mbledhjes ndërqeveritare Shqipëri-Itali, kryeministrat e dy vendeve, Edi Rama dhe Giorgia Meloni iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve në një konferencë të përbashkët për shtyp. Një nga çështjet ishte marrëveshja për emigrantët mes dy palëve. Meloni theksoi se kjo nismë është revolucionare dhe janë disa vende të tjera që po përpiqen të bëjnë të njëjtin protokoll. 

“Ka disa vende europiane që prej kohësh përpiqen të bëjnë të njëjtën nismë, në të njëjtin protokoll. Të gjithë e kuptojnë që një nismë e këtij lloji është revolucionare sa i përket menaxhimit të flukseve migratore”, tha Meloni. 

Sipas saj, marrëveshja do të funksionojë kur të futet një lojë marrëveshja e re për azilin. Qendrat e emigrantëve në Gjadër dhe Shëngjin. 

“Qendrat do funksionojnë një soj siç do duhej të kishin funksionuar që në krye”, tha Meloni sipas të cilës nuk është përgjegjësi e saj që u vonua prej dy vitesh. 

Ndërsa Rama nga ana tjetër u pyet nëse është penduar dhe a do ta firmoste të njëjtën marrëveshje me një vend tjetër. Kreu i qeverisë shqiptare përsëriti se jo vetëm që nuk është penduar, por për Italinë do ta bënte 100 herë të njëjtën marrëveshje. Për vendet e tjera theksoi se nuk do ta bënte kurrë. Arsyeja? Nuk janë Italia. 

“Atëherë ju më pyesni nëse jam penduar, por nëse nuk jeni penduar që bëni ju prej dy vjetësh që bëni të njëjtën pyetje si mund të pendohem unë që kam bërë edhe 100 gjëra të tjera së bashku me kryeministren tuaj. Nuk di të them se çfarë do të kuptojnë ata që do të ndjekin kronikën e përgatitur nga ju. Këtu u fol për shumë projekte të përbashkëta. Nuk janë projekte që i rrinë vetëm Shqipërisë. Janë projekte që u rrinë shumë mirë edhe italianëve. Projekti i intekonjeksionit nënujor po vijon më tej dhe kjo do të thotë që në një kohë të arsyeshme mund të shohin italianët rezultatet në faturat e tyre elektrike. Ne po punojmë që kompanitë italiane të investojnë më shumë dhe të kenë më shumë sa i takon shpërndarjes së punonjësve të tyre. I rri shumë mirë Italisë nëse bashkëpunon me ne në fushën e mbrojtjes sepse në radhë të parë nuk mund të mos thoni se pse duhet të blejmë armatime nga amerikanët, por duhet të themi si Italia vepron në këtë fushë duke ndihmuar Shqipërinë dhe vendet e tjera duke bërë ekonomi për veten. Jo të njëjtat pyetje, të njëjtën pyetje. Pastaj më thoni nëse do kisha bërë të njëjtën gjë duke u kthyer pas? Unë këtë e kam thënë që në krye, me Italinë do e bëja 100 herë, edhe pse 100 herë ju do vazhdonit të ishit kundër. Me vendet e tjera kurrë. Këtë ua kam thënë edhe vendeve të tjera, kur më pyesin pse u them se ju nuk jeni Italia dhe ky është një problem. Këto vende nuk janë Italia. Respektohen. Admirohen për ato që janë, por nuk mund t’i kërkojnë Shqipërisë çfarë t’u kalojë në mendje. Italia mund t’i kërkojë Shqipërisë çfarë i vjen në mendje dhe ne jemi gjithmonë gati për t’u përgjigjur po sepse ndihemi pjesë përbërëse e këtij vendi”, tha Rama. 

Next Post
Meloni: Grekët kanë punuar për të mirën e BE! Rama: S’do ketë nevojë t’i tërheq veshin Qiriakos në vitin 2028 se…

Meloni: Grekët kanë punuar për të mirën e BE! Rama: S’do ketë nevojë t’i tërheq veshin Qiriakos në vitin 2028 se...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

AKU ulet në tryezë me prodhuesit dhe importuesit për cilësinë e bukës dhe miellit, Gjylameti: Siguria ushqimore mbetet prioritet

AKU ulet në tryezë me prodhuesit dhe importuesit për cilësinë e bukës dhe miellit, Gjylameti: Siguria ushqimore mbetet prioritet

February 26, 2026
“Jam e tmerruar nga ato që kam mësuar për ta”/ Dëshmia e Hillary Clinton për dosjen ‘Epstein’ para Kongresit Amerikan: Të pyetet edhe Trump

“Jam e tmerruar nga ato që kam mësuar për ta”/ Dëshmia e Hillary Clinton për dosjen ‘Epstein’ para Kongresit Amerikan: Të pyetet edhe Trump

February 26, 2026
Ndodh për herë të parë, Melania Trump do drejtojë një seancë në Kombet e Bashkuara

Ndodh për herë të parë, Melania Trump do drejtojë një seancë në Kombet e Bashkuara

February 26, 2026
Zbulohet dëshmia e Kryemadhit brenda SPAK: Kur unë dashuroja Ilir Metën dhe protestoja për Fatos Nanon, ju pretendoni…

Zbulohet dëshmia e Kryemadhit brenda SPAK: Kur unë dashuroja Ilir Metën dhe protestoja për Fatos Nanon, ju pretendoni…

February 26, 2026
Kishte fshehur kokainë te matësi i energjisë, arrestohet 43-vjeçari shqiptar në Itali

Kishte fshehur kokainë te matësi i energjisë, arrestohet 43-vjeçari shqiptar në Itali

February 26, 2026
“Berisha po konsumon kohën e tjetrit”, Dashamir Shehi: Ka djegur dhjetëra gjenerata brenda PD-së

“Berisha po konsumon kohën e tjetrit”, Dashamir Shehi: Ka djegur dhjetëra gjenerata brenda PD-së

February 26, 2026
Kreu i Forumit Ekonomik Botëror të Davos-it jep dorëheqjen pas lidhjeve me Epstein

Kreu i Forumit Ekonomik Botëror të Davos-it jep dorëheqjen pas lidhjeve me Epstein

February 26, 2026
Hartues i Kushtetutës, zbulohet emri i kandidatit të parë për president të Kosovës

Hartues i Kushtetutës, zbulohet emri i kandidatit të parë për president të Kosovës

February 26, 2026
Bashkia e Tiranës zgjeron programin e mbështetjes sociale, Ristani: 1500 kredi të buta për familjet dhe çiftet e reja

Bashkia e Tiranës zgjeron programin e mbështetjes sociale, Ristani: 1500 kredi të buta për familjet dhe çiftet e reja

February 26, 2026
Ministri Vengu: 2026, vit i rinisjes së industrisë ushtarake, në maj nis Shkolla e Aviacionit dhe uniformat e para ‘Made in Albania’

Ministri Vengu: 2026, vit i rinisjes së industrisë ushtarake, në maj nis Shkolla e Aviacionit dhe uniformat e para ‘Made in Albania’

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In