• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Marrëveshja për emigrantët, Kodheli: S’po i japim tokë Italisë, siç i dha Berisha detin Greqisë

by A R
06/06/2024 09:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, Mimi Kodheli ka deklaruar në emisionin “Ekspres” në RTSH1 se Italia nuk po merr asnjë tokë shqiptare ndryshe nga sa është aluduar pas marrëveshjes për emigrantët të arritur midis dy vendeve.

Kodheli tha se marrëveshja për pritjen e emigrantëve dhe ngritja e qendrave për strehimin e tyre në Gjadër dhe Shëngjin nuk është si marrëveshjet e qeverisë Berisha dikur që i falte hapësirën detare, shtetit grek.

“Kemi pasur ca marrëveshje që i kemi dorëzuar territore detare një vendi fqinj. Jo s’do dorëzohet asnjë territor, territori do rrijë aty ku është. Dhe është gjithmonë i joni”, u shpreh Kodheli.

Ajo tha se nënshkrimin e marrëveshjes me Italinë për mikpritjen e emigrantëve, Shqipëria rreshtohet në anën e duhur të historisë.

“Ne si Shqipëri s’duhet të futemi në konsumin e politikës së ditës italiane. Pavarësisht mundësive tona të vogla për të mirëpritur një program të tillë, ne kemi demonstruar vullnetin tonë të mirë dhe të qenit në anën e drejtë të historisë. 

Këtë gjë e kemi demonstruar sot, sidomos në një vend si Italia, e cila është vendi në krye të listës në mbështetje të të gjitha proceseve integruese. Italia është një fqinj i mirë dhe një partner strategjik”, tha Kodheli.

Kodheli vuri në dukje se Europa sot dhe bota po përballet me fenomenin e emigracionit të paligjshëm dhe kjo ka marrë më shumë vëmendje kur BE është në prag të zgjedhjeve të Parlamentit Evropian.

“Kemi bërë një veprim sublim, kemi asistuar dhe po ndihmojnë Italinë t’i japë zgjidhje dhe t’i hapë rrugë një modeli, e bën këtë projekt të rëndësishëm. Europa përballet me një problem të madh që është ai i emigracionit të paligjshëm që është rikthyer në vëmendje edhe si pasojë e fushatës elektorale. Kjo i ndan akoma më shumë të majtët dhe të djathtët dhe qendërzon pak forca politike. Perëndimi është aktor dhe faktor i kësaj disbalance që bota ka sot”, shpjegoi Kodheli.

Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme shtoi se nëse modeli shqiptar do të funksionojë atëherë mund të pasohet edhe nga vendet e tjera.

“Nëse ky model do të funksionojë, besoj se do të jetë një model që do të përsëritet edhe pse Shqipëria e bën së pari këtë dhe ka guximin ta bëjë këtë gjë. Pa e ditur se sa i suksesshëm do të jetë ky model, unë them që vlen dhe meriton një duartrokitje të madhe”, nënvizoi Kodheli.

/a.r

Next Post
Përveç Nokës, a ka të tjerë deputetë që po u hetohet pasuria? Përgjigjet Argita Malltezi

Përveç Nokës, a ka të tjerë deputetë që po u hetohet pasuria? Përgjigjet Argita Malltezi

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    2 years ago

    kjo eshte ajo sh e rradarve,qe i fikte ne kembim te parave,ne kohen kure saimir tahiri trafikonte drogen drejte italise.Kta te ndyre kane goje te flasin,k/hajduti me bandat e tije,jane turpi i njerzimit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet rriten në Lindjen e Mesme, shpërthen cisterna në arterien kryesore të naftës

Tensionet rriten në Lindjen e Mesme, shpërthen cisterna në arterien kryesore të naftës

July 26, 2026
Vlorë/ Zjarri masiv në Pyllin e Sodës vihet nën kontroll, digjen mbi 5 hektarë me pisha

Vlorë/ Zjarri masiv në Pyllin e Sodës vihet nën kontroll, digjen mbi 5 hektarë me pisha

July 26, 2026
“Epsteini” ynë

Dalldia e Besës

July 26, 2026
Investime të qëndrueshme për të përshpejtuar tranzicionin e gjelbër

Investime të qëndrueshme për të përshpejtuar tranzicionin e gjelbër

July 26, 2026
Zbardhet dëshmia/ Rozalinda Plaka rrëfen momentet kur ish-i fejuari që i vrau prindërit hyri në shtëpi

Zbardhet dëshmia/ Rozalinda Plaka rrëfen momentet kur ish-i fejuari që i vrau prindërit hyri në shtëpi

July 26, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme trondit tregun e naftës! Kina ul importet, SHBA përdor rezervat strategjike

Lufta në Lindjen e Mesme trondit tregun e naftës! Kina ul importet, SHBA përdor rezervat strategjike

July 26, 2026
Flakët përfshijnë Francën, Kosova shpreh gatishmërinë për të dërguar ndihmë

Flakët përfshijnë Francën, Kosova shpreh gatishmërinë për të dërguar ndihmë

July 26, 2026
Rekord të ardhurash në arkën e shtetit, por miliona euro fonde mbeten pa u përdorur!

Rekord të ardhurash në arkën e shtetit, por miliona euro fonde mbeten pa u përdorur!

July 26, 2026
Saturni hyn në prapavijë deri më 10 dhjetor, ja çfarë ndryshon për 12 shenjat e horoskopit

Saturni hyn në prapavijë deri më 10 dhjetor, ja çfarë ndryshon për 12 shenjat e horoskopit

July 26, 2026
Rusia kërkon ekstradimin e ish-kryeprokurorit që kërkoi arrestimin e Putinit

Rusia kërkon ekstradimin e ish-kryeprokurorit që kërkoi arrestimin e Putinit

July 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In