• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Marrëveshja për Detin, roli i Turqisë dhe akordi i dikurshëm Simitis- Hollbruk- Çiller

by A R
21/03/2018 09:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tani që presidenti shqiptar, Ilir Meta lëshoi autorizimin për nisjen e negociatave për kufirin detar me Greqinë, nënshkrimi i marrveshjes duket të jetë një formalitet.

Ka një vetëpërmbajtje si në Athinë ashtu edhe në Tiranë për finalizimin e një pakti, nga i cili duket se dalin të kënaqura të dyja palët.

Shqipëria sepse ka avancuar me pretendimet për të konsideruar gjiret e brendshme dhe vijën bazë, si dhe Greqia sepse po zbaton parimin e 12 miljeve.

Në optikën e këtyre zhvillimeve deputetë të parlamentit grek sjellin në vëmendje rëndësinë e 12 miljeve dhe implikimin në të shkuarën të faktorit amerikan në ruajtjen e status quo-së në detin Egje, shkruan Respublica.

Deputeti i pavarur Nikos Nikolopoulos kujton deklaratën e ministrit Kotzias pak javë më parë se “Shqipëria do t’i njohë në Greqisë të drejtën për të zgjeruar ujërat e saj territoriale në 12 milje”.

Pasuan deklaratat e ambasadorit amerikan Jeffrey Paiat, se i trembej përplasjeve detare në Egje, ndërsa Ankaraja ashpërsoi tonet.

Deputeti kristiandemokrat i referohet një publikimi të gazetës “Estia”, e cila risolli në vëmendje një marrëveshje kryesisht të panjohur të treshes, Simitis- Hollbruk- Çiller pas incidenteve në Imia.

Ai shkruan: “Ishte angazhimi i Greqisë të mos shkonte kurrë në zgjerimin e ujërave territotiale të Egjeut në 12 milje, pasi kërkohej nga SHBA dhe Turqia për arsye të veçanta.

Telegrami sekret dërguar më 1 shkurt ambasadorit amerikan në Athinë Thomas Niles nga sekretari amerikan i Shtetit Warren Christopher, ishte një mësim për ish-ministrin Pangalos se Greqisë nuk i interesonte as të fliste dhe as të kërcënonte me shtrirrjen e ujrave territoriale deri në 12 milje”.

Duke pasur parasysh mosbesimin e thellë që mbizotëron në marrëdhëniet Turqi-SHBA, lëvizjet e fundit konsiderohen të favorshme, por gjithmonë me skepticizmin se Tirana mund të rezervojë supriza./a.m.

Next Post
Ja shenjat e Horoskopit që kanë çelësin e suksesit

Zbuloni më inteligjentët sipas shenjave të horoskopit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme rrit biletat ajrore

Lufta në Lindjen e Mesme rrit biletat ajrore

April 11, 2026
Sinjale pozitive nga Islambadi, ja çfarë po ndodh me bisedimet SHBA-Iran

Sinjale pozitive nga Islambadi, ja çfarë po ndodh me bisedimet SHBA-Iran

April 11, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Paradoksi i një Fataliteti të pandarë

April 11, 2026
Ndryshime të reja, të dënuarit nuk do t’i drejtohen më gjykatës për ulje dënimi dhe lirim të parakohshëm

Ndryshime të reja, të dënuarit nuk do t’i drejtohen më gjykatës për ulje dënimi dhe lirim të parakohshëm

April 11, 2026
Vladimir Putin nis projektin e madh, ja ndryshimet që pritet të ndodhin në Rusi

Vladimir Putin nis projektin e madh, ja ndryshimet që pritet të ndodhin në Rusi

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In