• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Marrëveshja/ NATO i ka deleguar Italisë e Greqisë monitorimin ajror të Shqipërisë

by A R
17/09/2016 11:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prezenca e avionëve   të vegjël  në qiejt e vendi tonë  për të cilët autoritet shqiptare nuk kanë dijeni, në sytë e gjithkujt dukej çudi.

Por sot pas tre ngjarjesh të faktuara për thyrjen e kufinjve  ajrore është fakt se Shqipëria  ka një pikë të dobët në mbrojtjen e hapësirës ajrore edhe pse aderon në aleancën më të madhe të sigurisë, në NATO.

Po si mbrohet hapësira ajrore e një vendi anëtar të Nato-s e konkretisht kufijtë e Shqipërisë?

Me anëtarësimin e Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut,  vendi ynë ka bërë një marrëveshje  për policimin ajror dhe  NATO ia ka deleguar kompetencën e monitorimit të hapësirës ajrore të Republikës së Shqipërisë dy vendeve fqinje, përkatësisht Italisë dhe Greqisë, të cilat e kryejnë këtë rol me sistem rotacioni.

Meqenëse nuk disponon radar primar,  monitorimi i kësaj hapësire bëhet në bashkëpunim me NATO-n dhe ne marrim informacionin që ka NATO nga radarët e saj për hapësirën tonë ajrore. Në rastin konkret,  të defektit rrëzimit të avonit sportiv të tipi “piper” në Ishëm të Durrësit, qëndrat e vëzhgimit ajror të NATO-s me të cilat autoritetet shqiptare  shkëmbejnë informacion të integruar, nuk kanë njoftuar qëndrën tonë të kontrollit.

Konkretisht Italia dhe Greqia,  me të cilat ne kemi marrëveshje për policimin ajror,  nuk kanë informuar pjesën tonë ushtarake për fluturim të paligjshëm. Kjo ndoshta edhe për faktin se në kushtet kur fluksi i fluturimeve është shtuar ndjeshëm, monitorimi i fluturimeve në lartësi të ulëta dhe shumë të ulëta është sfidë edhe për vendet e rajonit dhe më gjerë të cilat janë të pajisura me sistem më të përparuar  kontrolli se ne.

Monitorimi i hapësirave ajrore të rajonit tonë, NATO,  e kryen nga  Torrjen  të Spanjes  ku është është qendra e monitorimit ajror dhe e cila furnizohet me infomacion  nga  dy baza të mëdha ushtarake në Greqi Dhe Itali.

Në momentin që njëra nga këto dy baza raporton për fluturime të paligjshme në qiejt që mbahen në monitorim,  baza ajrore e vendosur në Madrit të Spanjës  njofton  autoritet e vendeve që i janë cënuar kufinjtë,  dhe njëkohësisht vendos te ngrejë në fluturim avionet F16 apo modele të tjera ne mënyrë që të bëhet i mundur ndalimi i mjetit të paidentifikuar apo paligjshëm fluturues, raporton Ora News.

Tashmë Shqipëria nuk ka avionë. Por në vitet 80, fuqia e saj ishte e frikshme edhe për vendet fqinje. Rreth 200 ishte numri i avionëve, që përbënin armën e Aviacionit Luftarak Shqiptar.

95 avionë MIG­19
12 avionë MIG­21 ­
12 avionë MIG­17 ­
24 avionë MIG­15
3 avionë IL­14 për shërbime qeveritare
1 avion bombardues IL­28
36 helikopterë MI­4
12 avionë AN­2 transporti
12 Avionë JAK­18 ­
12 Avionë PO­2
1 ofiçinë për kapitalin e të gjithë tipave të avionëve që posedonte Shqipëria.

/Dita/a.m.

Next Post
Rikualifikimi urban në zonën e Doganës, Veliaj: Do ndërtohen 35 segmente rrugore

Rikualifikimi urban në zonën e Doganës, Veliaj: Do ndërtohen 35 segmente rrugore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

October 1, 2026
Ylli Manjani i përgjigjet Monika Kryemadhit për ministrat e korruptuar të LSI: Nuk vendosnim vetë, por me miratimin e partisë

Ylli Manjani: Nëse ndryshohet Kodi Penal, përfiton edhe Ilir Meta

October 1, 2026
Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

October 1, 2026
“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

October 1, 2026
“Ekzekutivi dhe legjislativ janë bërë një”- Ish-prokurori Beci: Relativizim i frikshëm i institucioneve, reforma duhet bërë nga e para

“Çudia e madhe po ndodh…”, Beci ‘shuplakë’ Policisë: Duhej ndërhyrje emergjente!

October 1, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

Sejamini: Shefja e SHISH dyshohet se survejoi të afërmit e dy prokurorëve të SPAK që hetuan Agasin

October 1, 2026
“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

October 1, 2026
Organizata “Bello”/ I dënuar me 10 vite burg për trafik droge, media belge: Eldi Dizdari do të ekstradohet nga Dubai në Bruksel!

Trafikoi 50 ton kokainë, Eldi Dizdari ekstradohet nga Dubai drejt Belgjikës

October 1, 2026
Kodi i ri Penal, Manjani: Na duhet një sistem i bazuar në drejtësi reale dhe jo hakmarrje politike apo fjalë boshe

“Ja kush e ka bërë krimin”, Manjani komenton shpërndarjen e videove intime

October 1, 2026
Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com