• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, Kocijançiç: BE-ja nuk e përcakton agjendën e bisedimeve

by Java News
06/02/2019 07:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkimi Evropian tha se agjenda e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përcaktohet nga vet palët.

Maja Kocijançiç, zëdhënëse e shefes së politikës së Jashtme te BE-së, Federica Mogherini u  shpreh për Zërin e Amerikës se lehtësuesi i bisedimeve, nuk ndërhyn në temat të cilat palët i sjellin në tryezë.

Të martën mediet serbe cituan zëdhënësen Kocijançiç, të ketë thënë se çështja e ndërmarrjes Trepça, një kompleks minierash në Kosovë, duhet të përfshihet në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke nxitur reagime të ashpra në Kosovë.

Por, në një përgjigje për Zërin e Amerikës, ajo theksoi se “sa i përket çështjes nëse Trepça është pjesë e bisedimeve, Bashkimi Evropian si lehtësues, gjithnjë e ka bërë të qartë se agjenda e bisedimeve caktohet nga Beogradi dhe Prishtinë.

Ne nuk komentojmë çështjet që ata duan t’i diskutojnë. Ata i sjellin në tryeze çështje të cilat i konsiderojnë të hapura dhe pastaj vendosin nëse duhet t’i diskutojnë të gjitha ato çështje, ashtu që të arrijnë një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për të gjitha temat e hapura”, theksoi ajo në një përgjigje me shkrim për Zërin e Amerikës.

Të shtunën parlamenti i Kosovës miratoi statutin e ndërmarrjes Trepça si shoqëri aksionare, duke i hapur rrugë zbatimit të ligjit mbi këtë ndërmarrje që pronësinë e kalon nga Agjencia e Privatizimit te qeveria e Kosovës, si aksionare kryesore me 80 për qind, kurse 20 për qind janë aksione të punonjësve të Trepçës.

Autoritetet synojnë kësisoj rimëkëmbjen e kësaj ndërmarrjeje që dikur llogaritej si një prej më të mëdhave jo vetëm në Kosovë, por edhe në ish-Jugosllavi.

Vendimet e autoriteteve në Kosovë nxitën reagimin e Beogradit që pretendon pronësi mbi Trepçën dhe kërkon që kjo çështje të diskutohet në Bruksel. Shkrimet ne mediet serbe, sipas të cilave BE-ja e ka lënë të hapur këtë mundësi, nxitën reagime të ashpra gjatë së martës në Kosovë. Përmes një njoftimi për media qeveria e Kosovës tha se “qëndrimi i tillë është i paprecedent, i papranueshëm dhe, si i tillë cenon sovranitetin e shtetit të Kosovës”.

Në reagim theksohet e “Trepça nuk është çështje e hapur mes Kosovës dhe Serbisë dhe se në asnjë moment nuk do të lejohet krijimi i temave false që kanë qartazi për qëllim ndarjen e Kosovës.

Kryetari i parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli përmes një postimi në rrjetet sociale tha se Trepça, as nuk ka qenë, as nuk është dhe as nuk do të jetë çështje e hapur në bisedimet me Serbinë.

“Me këtë gjuhë, BE është duke e rrënuar çdo perspektivë të dialogut dhe fqinjësisë së mirë. Trepça është e drejtë natyrore e shtetit të Kosovës. Sot dhe përgjithmonë”, shkroi Veseli.

Kryetari i partisë më të madhe opozitare në Kosovë, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa e ka quajtur absurde një kërkesë të tillë.

“Duhet të jemi bashkë dhe fuqishëm të kundërshtojmë që në emër të marrëveshjes gjithëpërfshirëse me Serbinë të dialogojmë çështjet e sovranitetit dhe integritetit tonë shtetëror. Çështjet e shtetësisë sonë! Sepse, kështu si kanë filluar, një ditë do të kërkojnë që edhe frymë mos të marrim pa e dialoguar me Serbinë”,shkroi ai në një postim në rrjete sociale.

Zonja Kocijançiç nuk deshi të komentojë deklaratat e udhëheqësve politike por theksoi se në bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit synohet zgjidhja e të gjitha çështjeve të hapura mes të dyja palëve.

“Bashkimi Evropian nuk do të pranojë të importojë problematika të hapura dhe jostabilitetin që ato mund të sjellin. Pa normalizim efektiv dhe gjithëpërfshirës të marrëdhënieve mes Prishtinës e Beogradit nuk mund të kemi qëndrueshmëri në rajon” tha ajo. /VOA/

Next Post
Pas pesë muajsh në detyrë, shkarkohet drejtori i Burgjeve Stefan Çipa

Pas pesë muajsh në detyrë, shkarkohet drejtori i Burgjeve Stefan Çipa

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump: Do të shqyrtoj kërkesën e familjeve të viktimave për publikimin e të dhënave të 11 shtatorit -

“Uzinat po punojnë 24 orë”- Trump: SHBA po prodhon më shumë armë elitare se kurrë më parë, i dërgojmë në Lindjen e Mesme!

September 14, 2026
Kryeministri Rama: Nis restaurimi i filmit ikonik “Dimri i Fundit”

Inaugurimi i Konsullatës së Nderit të Shqipërisë, kryeministri Rama udhëton drejt Napolit për ceremoninë! Pikë referimi për shqiptarët, zbardhet agjenda

September 14, 2026
Sulmet ukrainase mbyllin aeroportin në Moskë, anulohen qindra fluturime

Kontrollet e reja kufitare të hyrje-daljeve, 9 vende të BE-së shtyjnë zbatimin e plotë të masave, ja si do të funksionojë

September 14, 2026
“Nuk mora mbështetjen e nevojshme”- U propozua nga LVV dhe LDK, Bekim Sejdiu tërhiqet nga kandidatura për President në Kosovë: Pas vorbullës…

“Nuk mora mbështetjen e nevojshme”- U propozua nga LVV dhe LDK, Bekim Sejdiu tërhiqet nga kandidatura për President në Kosovë: Pas vorbullës…

September 14, 2026
“Ke marrë fonde, kthe lekët mbrapsht”- Përplasje kinematografike, debat i ashpër mes Mevlan Shanajt dhe Jonid Jorgjit, regjisori: Mos ju lëpini ministrit!

“Ke marrë fonde, kthe lekët mbrapsht”- Përplasje kinematografike, debat i ashpër mes Mevlan Shanajt dhe Jonid Jorgjit, regjisori: Mos ju lëpini ministrit!

September 14, 2026
Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400 për qind të mbrojtjes ajrore

Kreu i NATO-s, Rutte: Sulmi në trenin e Ukrainës tregon se sa i dëshpëruar është Putin!

September 14, 2026
Një ditë para takimit me ministrat e drejtuesit politikë, Rama mbledh qeverinë

“Kjo është gjuhë ultrasi, jo gjykatësi!”- Ngërçi i pagave, Rama reagon sërish: Askush s’e zëvendëson dot Parlamentin dhe as nuk e urdhëron dot Legjislativin! Po sikur…

September 14, 2026
“Nëse do isha kreu i ekzekutivit…”- Ngërçi për pagat, Rexhaj: Një përpjekje e sofistikuar e magjistratëve për të marrë pushtet, Kushtetuesja kaloi kompetencat

“Nëse do isha kreu i ekzekutivit…”- Ngërçi për pagat, Rexhaj: Një përpjekje e sofistikuar e magjistratëve për të marrë pushtet, Kushtetuesja kaloi kompetencat

September 14, 2026
Azilkërkuesit e kthyer nga Britania në Francë denoncojnë dhunë fizike e psikologjike, “The Guardian”: Probleme shëndetësore, njëri prej tyre…

Azilkërkuesit e kthyer nga Britania në Francë denoncojnë dhunë fizike e psikologjike, “The Guardian”: Probleme shëndetësore, njëri prej tyre…

September 14, 2026
“Çmenduri” dhe panik në avionin e “American Airlines”, pasagjerja zhvishet dhe provokon udhëtarët me veprime të pahijshme!

“Çmenduri” dhe panik në avionin e “American Airlines”, pasagjerja zhvishet dhe provokon udhëtarët me veprime të pahijshme!

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com