• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Marrëveshja me Italinë, Rama: Nëse nuk funksionon, do të jetë gabim i bërë me zemër

by A R
05/06/2024 14:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka shprehur sërish mbështetjen për marrëveshjen e nënshkruar mes tij dhe homologes italiane Giorgia Meloni për kampin e refugjatëve që janë ngritur në Shëngjin dhe Gjadër.

Në konferencën për shtyp nga Shëngjini me Kryeministren Meloni pasi inspektuan dy kampet, Edi Rama tha se është moment krenarie kur Shqipëria ka mundësi të ndihmojë Italinë.

Sipas kreut të ekzekutivit shqiptar, nëse kjo marrëveshje nuk do të funksionojë, atëherë do të jetë një gabim i bërë me zemër.

“Jam krenar për Shqpërinë që mund t’i shërbejë Italisë. Italia i ka shërbyer Shqipërisë shumë herë dhe nëse kemi mundësi të jemi të dobishëm për Italinë, atëherë le ta shfrytëzojmë këtë mundësi dhe ta bëjmë me zemër dhe bindjen që deti mes Italisë dhe Shqipërisë nuk është një hapësirë që na ndan, por që na bashkon prej mijëra vitesh. Dhe në një çast kaq të vështirë jo vetëm për Italinë, por edhe Europën, ne jemi shumë krenar që mund të japim ndihmën tonë si europian me BE-në. Sepse në fund të fundit askush nuk vendos nëse ne jemi europianë apo jo.

Mund të diskutojmë çdo gjë dhe mund të kemi dyshime mbi çdo gjë, qoftë edhe për mirësinë që ka kjo marrëveshje. Nëse do jetë një gabim do jetë një gabim i bërë me zemër dhe jo nga llogaritjet e egra. Në vend që të flasim ne u përpoqëm të bëjmë pa pasur pretendimin që ta zgjidhim këtë problem të migracionit në Europë, pa ndenjur në vend thjesht duke biseduar.

Shpresoj që të mund të kuptohet trazimi që kam në shpirtim tim për faktin që kam jetuar si Kryeministër i këtij vendi të gjithë spektaklin e gjysmë të vërtetave, e një balte të pamerituar ndaj Shqipërisë.

Nga ana tjetër duhet të falenderoj Giorgian, Kryeministre e një vendi që jemi të lidhur në mënyrë të pandashme për të gjithë afeksionin dhe vullnetin e mirë që ka treguar teksa e ka shoqëruar Shqipërinë në rrugëtimin e saj të plotë drejt BE.

Italia ka qenë gjithmonë avokati ynë më i rëndësishëm në Bruksel dhe të kesh sot këtu nderin të jemi të dobishëm është diçka që e shohim si bekim. Për ne nuk ka të bëjë ngjyra e forcave politike që qeverisin Italinë, por me të gjithë kemi pasur një marrëdhënie vëllazërie. Kjo duhet kuptuar mirë edhe nga shokët e mi të dashur të të majtës italiane sepse kur ata shprehin konsiderata për mënyrën si vepron qeveria shqiptare kundrejt Italisë duhet të kuptojnë që tesera e anëtarësimit në një parti nuk kanë të bëjnë, për ne qeveria italiane do jetë gjithmonë qeveria e një vendi që na lidh një miqësi shumë e veçantë dhe aleancë strategjike që duam ta fuqizojmë.

Nëse gabon qeveria italiane ne marrim pjesë në atë gabim pa asnjë gabim, por le të mos e kthejmë këtë një çështje politike. Jemi shumë të ngjashëm, një ngjashmëri që të bën të mendosh pse nuk i bashkojmë dy vendet tona në një dhe të bashkojmë edhe partitë politike edhe gazetarët dhe le të bëjmë një festë të madhe gjysmë të vërtetash”, deklaroi Kryeministri Edi Rama.

/a.r

Next Post
VIDEO/ Bëri humor “të zi” me të birin, babai godet me grusht në mes të skenës komedianin

VIDEO/ Bëri humor “të zi” me të birin, babai godet me grusht në mes të skenës komedianin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In