• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Marrëveshja me Frontex, Deutsche Welle: Shqipëria më pranë BE

by A R
06/10/2018 20:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me BE për drejtësinë dhe menaxhimin e kufijve. Ajo bëhet vendi i parë në rajon, jo anëtar i BE, që nënshkruan një marrëveshje me Frontex.

Me këto dy rezultate sa konkrete aq edhe historike, përfundoi në Tiranë, të premten ( 5.10.2018), Ministeriali mes BE dhe BP për ҫështje të Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme. Me marrëveshjen e sapo nënshkruar në fushën e drejtësisë Shqipëria bëhet vendi i tretë në Ballkanin Perëndimor, krahas Maqedonisë dhe Malit të Zi, që do të bashkëpunojë me Eurojust ( European Union’s Judicial Cooperation). Ndërsa me marrëveshjen tjetër, të nënshkruar me Agjencinë Europiane për Ruajtjen e Kufirit dhe Vijës Bregdetare (Frontex) Shqipëria bëhet vendi i parë në rajon, jo anëtar, me të cilin BE nënshkruan një marrëveshje të tillë.

Për një Europë më të sigurtë

Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Eurojust parashikon bashkëpunim operacional dhe strategjik në fushën e gjyqësorit për një luftë më efikase ndaj krimit trans-nacional. Presidenti i Eurojust, Ladislav Hamran, tha pas nënshkrimit të marrëveshjes se “ajo do të hapë të gjitha mundësitë që Shqipëria të marrë pjesë dhe të përfitojë nga të gjitha instrumentat praktike të bashkëpunimit që ofron Eurojust për të sjellë të dyshuarit para drejtësisë dhe mbrojtur qytetarët. Vetëm së bashku mund ta bëjmë Europën një vend më të sigurtë.”

Etilda Gjonaj (Press office/ Ministry of Justice)Etilda Gjonaj

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, që nënshkroi  marrëveshjen për palën shqiptare, theksoi se “marrëveshja do të forcojë bashkëpunimin me dy vendet partnere në rajon, Maqedoninë dhe Malin e Zi, duke kontribuar në rezultate të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe korrupsionit si edhe do të rrisë besimin në kapacitetet hetimore të Shqipërisë duke e sjellë vendin më pranë BE”.

Shkëmbim i shpejtë dhe efikas i informacionit dhe të dhënave

Ky është kali i betejës për një luftë më efikase se deri më tani. Një shkëmbim i tillë të dhënash dhe informacioni pritet t’ia bëjë edhe më të vështirë jetën krimit të organizuar trans-nacional. Në njoftimin për shtyp të BE lidhur me risitë që kjo marrëveshje sjell për një luftë me efikase kundër krimit trans-nacional  theksohet se “Shqipëria do të përfitojë nga aksesi që do të ketë në të gjitha sistemet e informacionit të Eurojust si edhe nga shkëmbimi i të dhënave personale dhe fakteve me prokurorët nga gjithë Europa”.

Marrëveshja krijon mundësi për emërimin e një prokurori nga Shqipëria në selinë e Eurojust në Hagë për të ndërlidhur palët dhe siguruar bashkëpunim efikas. Eurojust e ka mbështetur Shqipërinë në hetimet e krimit trans- nacional edhe para nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje. Në tre vitet e fundit, Shqipëria, e mbështetur nga Eurojust është përfshirë në 36 hetime ndërkombëtare për raste të rënda krimesh ndërkufitare, kryesisht për grupet e krimit të organizuar me trafikun e drogave, rrëmbimit  të personave, mashtrimit, vrasjes dhe trafikimit, tregtisë ilegale të organeve. Që nga viti i kaluar Shqipëria merr pjesë në dy ekipe të përbashkëta hetimore në BE. Në tre vitet e fundit, 2015-2018, Eurojust ka hetuar 193 raste të krimit trans-nacional, ku në hetime është përfshirë Shqipëria, Bosnjë-Herzegovina, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.

Grenzschutzagentur Frontex (picture-alliance/dpa/C. Charisius)Frontex me mision mbrojtjen e kufijve të jashtëm të BE vjen edhe në Shqipëri

Siguri në kufi, luftë kundër kontrabandës së migrantëve

Menaxhimi efektiv i kufijve të jashtëm të BE dhe lufta kundër kontrabandës së migrantëve janë sfida kryesore si për BE ashtu dhe Ballkanin Perëndimor. Bashkëpunimi dhe partneriteti efektiv mbeten thelbësore për t’i përballuar këto sfida me sukses. Drejt këtij synimi ecën edhe marrëveshja-status mes Shqipërisë dhe Frontex, e para që BE nënshkruan me një vend të tretë, jo anëtar. Komisioneri i BE për Migracionin dhe Punët e Brendshme, Dimitris Avramopoulos, që nënshkroi në Tiranë marrëveshjen, theksoi se “këto sfida nuk mbarojnë në kufijtë e jashtëm të BE. Një Europë që mbron është një Europë që punon bashkë me vendet partnere që jane fqinjë me të dhe përtej tyre.”

Marrëveshja lejon Frontex të koordinojë bashkëpunimin operacional me vendet anëtare të BE dhe Shqipërisë lidhur me menaxhimin e kufijve të jashtëm të BE. Aktivitetet e parashikuara në marrëveshje synojnë të merren me migrimin illegal, sidomos me ndryshime të papritura të flukseve migratore e krimin ndërkufitar. Marrëveshja parashikon rritjen e asistencës teknike dhe operacionale në kufijtë e Shqipërisë.

Gjatë ministerialit të BE me Ballkanin Perëndimor, që përfundoi dje në Tiranë, Ministrat e Brendshëm të BP dhe Komisioneri i BE për Migracionin,Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopoulos , nënshkruan edhe “Planin e përbashkët të Veprimit për Luftën kundër Terrorizmit në Ballkanin Perëndimor”./DW

Next Post
Merr fund “mallkimi” 18-vjeçar, Alaves mund Realin dhe e zhyt në krizë

Merr fund "mallkimi" 18-vjeçar, Alaves mund Realin dhe e zhyt në krizë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In