• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Marrëveshja me FMN-në e lejon Kosovën të hyjë në deficit

by
14/06/2015 09:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Marrëveshja e nënshkruar së fundi ndërmjet Kosovës dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, e cila pret aprovimin e menaxhmentit të Bordit ekzekutiv të FMN-së, deri në fund të muajit korrik, do t’ia lehtësojë Kosovës hyrjen në kredi te mekanizmat tjerë financiarë ndërkombëtarë, raporton REL.

Përveç tjerash, kjo marrëveshje do të lejojë Qeverinë e Kosovës që të hyjë në deficit buxhetor për 90 milionë euro shtesë.

Kështu bëjnë të ditur për Radion Evropa e Lirë, zyrtarë të Qeverisë së Kosovës dhe ekonomistë të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Muharrem Shahini, zëdhënës në Ministrinë e Financave, thotë se programi i cili përfshin një mbështetje financiare prej 185 milionë eurosh për buxhetin e Kosovës, do të ketë siguri të mjaftueshme në financat publike për të hyrë në projekte zhvillimore.

“Programi me Fondin Monetar Ndërkombëtar, si tërësi, është në linjë edhe me programin e Qeverisë së Kosovës dhe me strategjinë, e cila vetëm ka filluar të përgatitet. Programi me FMN-në ka vendosur disa indikatorë të përcjelljes së aktiviteteve në sektorin publik, siç janë implementimi i sistemit të plotë të prokurimit elektronik në fund të këtij viti, dhe përfundimisht në vitin 2016”.

“Po ashtu, ky program do të ndihmojë në rritjen e prokurimeve të centralizuara në kuadër të prokurimeve të përgjithshme të Qeverisë së Kosovës, si dhe do të ndihmon që të rrisim efikasitetin e shfrytëzimit të parasë publike”, shpjegon Shahini.

Gjatë kësaj jave, Republika e Kosovës ka arritur një marrëveshje ekonomike me Fondin Monetar Ndërkombëtar në vlerë prej rreth 185 milionë eurosh, në kohëzgjatje prej 22 muajsh, siç thuhet, për realizimin e disa projekteve kapitale, të cilat ndikojnë në përmirësimin e zhvillimit ekonomik të Kosovës.

Selim Thaçi, ekonomist në Fondin Monetar Ndërkombëtar sqaron për Radion Evropa e Lirë se me këto mjete i është mundësuar Kosovës, që pavarësisht kufizimit ligjor që deficiti të jetë 2 për qind, ta tejkalojë këtë deficit për 90 milionë euro shtesë.

Por, sipas tij, kushti për të tejkaluar këtë deficit buxhetor, është që këto 90 milionë euro të shfrytëzohen për projekte kapitale.

“Marrëveshja prej 180 milionë eurosh është një lloj përkrahje buxhetore që në vete përmban edhe komponentin e interesit për këto para që Qeveria e Kosovës i merr. Pra, nuk janë para falas, janë kredi. Por, por kur shikohen rregullat dhe normat që aplikon në këto raste, janë aq të ulëta. Norma e interesit për këto mete që shfrytëzohen prej FMN-së është diku 1.0 për qind”, tregon Thaçi.

Ai tregon se këto mjetë prej 180 milionë eurosh nuk kanë destinim të veçantë. Siç thotë Thaçi, FMN-ja jep para për buxhetin e Kosovës dhe më pas Qeveria vendos se ku i ekzekuton këto para.

“Fakti që Kosova ka hyrë në marrëveshje me Fondin Monetar Ndërkombëtar po të lejon një stabilitet. Hyrja në marrëveshje me FMN-në të jep kredibilitet kur të shkohet të negociohet për kredi me mekanizmat tjerë financiarë ndërkombëtarë”, thekson Thaçi.

Ndryshe, ekspertët e çështjeve ekonomike vazhdimisht iu kanë bërë thirrje institucioneve të Kosovës të marrin kredi te mekanizmat financiarë ndërkombëtarë.

Huazimi i parave për projekte kapitale zhvillimore, sipas tyre, do të ndihmonte zhvillimin ekonomik të vendit.

Ata theksojnë se Kosova nuk do të rrezikojë asgjë nëse futet në këto kredi dhe fillon të investojë në projekte kapitale, pasi që borxhi i ulët publik i mundëson Kosovës të marrë kredi.

Next Post

Veliaj në Dajt: Do të shërbej pa dallime politike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Serbia voton në zgjedhje që vënë në provë pushtetin 14-vjeçar të Vuçiçit, frika për manipulime dhe përballja me Listën e Studentëve

Serbia voton në zgjedhje që vënë në provë pushtetin 14-vjeçar të Vuçiçit, frika për manipulime dhe përballja me Listën e Studentëve

October 25, 2026
‘Është e tmerrshme’, Ukraina dhe Evropa në ankth ndërsa Trump mban anën e Putinit

Trump paralajmëron ndërhyrjen e radhës pas Iranit: Do të shkojmë me anijet tona, pastaj do të dërgojmë Rubion…!

October 25, 2026
Shpërthen Ylli Manjani: Prokurorë, shkoni me lule te varri i Enverit. Ai nuk lejonte avokatët!

Antifashistët i kemi, po fashistët ku janë?!

October 25, 2026
Non Grata “e hequr”, komplimente qytetarit Berisha, kujtesë për politikanët

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

October 25, 2026
Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar gjatë protestës në Tiranë, mes tyre protestues, gazetarë, efektivë dhe një deputet

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar gjatë protestës në Tiranë, mes tyre protestues, gazetarë, efektivë dhe një deputet

October 25, 2026
Ndryshon moti, ja zonat ku priten reshje shiu

Ndryshon moti, ja zonat ku priten reshje shiu

October 25, 2026
Spahiu: Berisha ua vodhi protestën 40 mijë studentëve në ’90, sot nga revolta kundër Ramës përfiton vetëm kreu i PD

Spahiu: Berisha ua vodhi protestën 40 mijë studentëve në ’90, sot nga revolta kundër Ramës përfiton vetëm kreu i PD

October 25, 2026
Kaos edhe në Barcelonë, mbi 100 të arrestuar dhe 14 biznese të dëmtuara e të vjedhura

Kaos edhe në Barcelonë, mbi 100 të arrestuar dhe 14 biznese të dëmtuara e të vjedhura

October 25, 2026
Fier/ Rrjedhja e gazit nga bombola alarmon banorët, zjarrfikësit shmangin tragjedinë

Fier/ Rrjedhja e gazit nga bombola alarmon banorët, zjarrfikësit shmangin tragjedinë

October 25, 2026
Sot zgjedhjet në Serbi, ministri Hoxha thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Merrni pjesë në votime, zëri juaj ka peshë!

Sot zgjedhjet në Serbi, ministri Hoxha thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Merrni pjesë në votime, zëri juaj ka peshë!

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In