• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Marrëveshja e Prespës, sot skadon afati për amendamentet

by Java News
02/11/2018 09:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

MAQEDONI- Sot skadon afati prej 15 ditëve për Qeverinë e Maqedonisë që të dorëzojë në Kuvend draft-amendamentet kushtetuese që janë pjesë e Marrëveshjes së Prespës. Kuvendi më 19 tetor miratoi me shumicën absolute prej 80 deputetëve vendimin për hapjen e Kushtetutës dhe realizimin e ndryshimeve në përputhje me marrëveshjen për emrin me Greqinë. Për këtë vendim votuan edhe 8 deputetë nga koalicioni i VMRO-DPMNE-së. Kryeministri Zoran Zaev ka zhvilluar konsulta me këta deputetë dhe deputetët e koalicionit të tij, për të vendosur që sot të dorëzohet drafti i amendamenteve.

Shtatë deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe ajo e Partisë Socialiste kërkojnë që të garantohet identiteti maqedonas, të miratohet amendament me të cilin parashihet që të shfuqizohen ndryshimet kushtetuese nëse parlamenti grek nuk ratifikon marrëveshjen e Prespës, si dhe emri për përdorim të brendshëm të zbatohet në faza gjatë procesit të anëtarësimit të Maqedonisë në BE.

Një kërkesë tjetër e tetë deputetëve opozitarë është formimi i trupit parlamentar për pajtim për të cilin duhet të punohet paralelisht me amendamentet kushtetuese. Por nga ana tjetër, janë refuzuar paraprakisht amendamentet e paralajmëruara nga ana e partive opozitare shqiptare ASH dhe BESA e Kasamit.

Pas marrëveshjes me deputetët amendamentet kushtetuese do të dërgohen për konsultim edhe në Athinë për të parë nëse të njëjtat janë të pranueshme edhe nga pala greke dhe janë në përputhje me Marrëveshjen e Prespës.

Nëse deri në fund të javës kalohen të gjitha këto procedura dhe amendamentet dorëzohen në Kuvend, atëherë shqyrtimi i tyre nga deputetët pritet të fillojë që në ditët e para të javës së ardhshme. Kjo do të ngarkojë edhe më shumë punën e parlamentarëve pasi paralelisht në institucionin më të lartë ligjvënës zhvillohet edhe debate për rishikimin e buxhetit të këtij viti, ku prej sot ka filluar shqyrtimi i amendamenteve për buxhetin, raporton Ina.

Next Post
Trump nuk i ndahet mediave me inatin e vet

Shokon Trump: Ushtarët amerikanë mund të qëllojnë emigrantët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tentuan të vrasin një person për hakmarrje, dënohen me nga 20 vite burg dy shtetas

Tentuan të vrasin një person për hakmarrje, dënohen me nga 20 vite burg dy shtetas

March 10, 2026
Ishulli Kharg, ‘zemra’ e naftës iraniane dhe pika që mund të vendosë fatin e ekonomisë botërore

Ishulli Kharg, ‘zemra’ e naftës iraniane dhe pika që mund të vendosë fatin e ekonomisë botërore

March 10, 2026
Vendimi i PS, reagon Bardhi: I korruptuari mbron të korruptuarit! Rama zyrtarisht peng i Ballukut

“Përgjimi ishte i datës 20 nëntor…”, Bardhi kundërshton raportin e PS për Ballukun

March 10, 2026
Polonia kufizon tifozët shqiptarë, vetëm 3000 bileta për ndeshjen e play-off të Kupës së Botës

Polonia kufizon tifozët shqiptarë, vetëm 3000 bileta për ndeshjen e play-off të Kupës së Botës

March 10, 2026
Ç’ndodh nëse humbet fleta në postë? Ja ç’thotë Ilirjan Celibashi për votat e diasporës

Reforma gati në qershor? Çfarë ndryshimesh priten në Kodin Zgjedhor

March 10, 2026
Këlliçi: Rama ka nisur një fushatë kërcënimi dhe shantazhi kundër gjyqtarëve që nuk i binden

Nisma e Gjykatës së Lartë, reagon Këlliçi: Duan t’i shërbejnë pushtetit dhe korrupsionit

March 10, 2026
Bien çmimet e naftës! Trump: Lufta drejt fundit; Irani: Fundin e përcaktojmë ne, jo amerikanët

Bien çmimet e naftës! Trump: Lufta drejt fundit; Irani: Fundin e përcaktojmë ne, jo amerikanët

March 10, 2026
Raportuesi për Shqipërinë në Bundestag takohet me kryeministrin Rama, nesër me Berishën

Raportuesi për Shqipërinë në Bundestag takohet me kryeministrin Rama, nesër me Berishën

March 10, 2026
Komisionerja Kos anulon vizitën në Kosovë për shkak të zhvillimeve politike

Komisionerja Kos anulon vizitën në Kosovë për shkak të zhvillimeve politike

March 10, 2026
Akt-ekspertimi i shënimit “për Shkëlzenin”/ Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Fatmir Mediut

“Gërdeci”/ Kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Fatmir Mediut

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In