• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Marrëveshja e Brukselit, shpëton Kosovën nga Albin Kurti

by Mero Baze
28/02/2023 20:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Nga Mero Baze

Kosova duhet ta pranojë marrëveshjen e ofruar nga Bashkimi Evropian, bazuar mbi planin franko- gjerman, jo si palë e ndëshkuar nga Perëndimi, por si një standard të shtetit të Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti po ashtu nuk duhet të kompleksohet nga e shkuara e tij revolucionare anti-perëndimore, por duhet të pranojë marrëveshjen e cila e çon Kosovën një hap para në konfirmimin e identitetit të saj shtetëror dhe ndërkombëtar.

Përpjekjet për të ballafaquar Albin Kurtin me të shkuarën e tij dhe sidomos populizmin e tij, janë legjitime në kuadrin e luftës politike në Kosovë, por nuk duhet të kthehen në një gjyq për vendimin e tij pro marrëveshjes.

Albin Kurti le të paguajë politikisht për gënjeshtrat e tij, por Kosova nuk duhet të paguajë një çmim të rëndë për populizmin e tij.

Albin Kurti i sotëm, pro evropian, është shumë më i dobishëm për Kosovën se sa Albin Kuti revolucionar. Koha ka provuar se ai me të njëjtin pasion që fliste për bashkim kombëtar, po me aq pasion nxiste urrejtjen ndaj Shqipërisë në Prishtinë.

Tani është mirë që po me aq pasion sa u flet militantëve për rrezikun nga Evropa dhe SHBA, po me aq pasion ta firmosë planin evropian.

E di që ajo që e detyron të firmosë, mund të mos jetë bindja e tij pro perëndimore, por frika e humbjes së pushtetit, nëse nuk e firmos. Edhe kaq mjafton, për ta çmontuar atë si një lider populist dhe për ta kthyer në rrugë të mbarë.

Dhe këtë qasje duhet ta ruajë deri në fund, përfshi këtu dhe bisedimet për Asosacionin.

Asosacioni nuk është ndëshkim për Kosovën, por është garanci për serbët. Serbët do ta gjejnë gjithmonë një mënyrë tjetër për ta refuzuar pushtetin e Kosovës, nëse kështu i komandon Beogradi.

Por Kosova nuk duhet t’i lërë Serbisë arsye për të destabilizuar Kosovën me ndihmën e Perëndimit.

Dhe për këtë duhet të ketë së paku një prej dy faktorëve aleat, ose Serbinë, ose Perëndimin. Më lehte e ka të ketë Perëndimin.

Marrëveshja kështu siç është paraqitur dhe kështu si po shkojnë bisedimet, mendoj se ka më të rëndësishme pikën 12 të saj, atë që nuk është shkruar. Dhe ajo është pikërisht transformimi i Albin Kurtit nga një populist anti-perëndimor, në një lider të dëgjueshëm që ruan aleancën e Kosovës me Perëndimin.

Kjo i bën mirë Kosovës, pasi i ka heq nga duart Serbisë, një aleat të mrekullueshëm të saj në Kosovë, që po armiqësonte Kosovën me Perëndimin dhe po ja bënte më të lehtë Serbisë rrugën e saj për t’u rikthyer në Kosovë. Dhe po ja bënte këtë nder Serbisë, ndërkohë që Serbia nuk dinte ç’të bënte me aleancën e saj me Rusinë.

Ky qëndrim i lë shqiptarët në anën e Perëndimit, njësoj si në Rambuje. Kjo marrëveshje shpëton Kosovën nga Albin Kurti revolucionar e anti-perëndimor, dhe e rikthen atë në një shtet aleat të Perëndimit.

Kjo marrëveshje e zhduk nevojën urgjente të njohjes finale dhe është një një zgjidhje e përkohshme e funksionimit të Kosovës si shtet i pavarur, i pashqetësuar nga Serbia. Dhe s’ka gjëra më të përjetshme se gjërat e përkohshme.

Next Post
Berisha anti-amerikan ‘race’, nga Geixh e CIA te Soros e FBI, ‘armiqtë’ në 30 vite

Berisha anti-amerikan ‘race’, nga Geixh e CIA te Soros e FBI, ‘armiqtë’ në 30 vite

Comments 1

  1. L.Xh says:
    3 years ago

    Albin Kurti e Vjosa Osmani, i duhen Kosovës, në këtë fazë tranzitore, deri në tetor-nentor 2023, (prandaj edhe kërkohej firmosja “ME PA DERMAN”), sepse mbas kësajë periudhe, Kosova shkrihet duke u inkluduar në Republikën e Shqipërisë, duke u quajtur njesi administrative, brenda kesajë Republike, ku Albin Kurti e Vjosa Osmani, do të jenë vetëm QYTETARË TË THJESHTË të Republikës së Shqipërisë.
    Bile edhe komunat, Prizreni, Gjakova, etj do të varen direkt nga Tirana e jo nga Prishtina, që në këtë kuadër, kjo e fundit, do të jetë si Kukesi, si Lezha apo Tropoja.

    Reply

Leave a Reply to L.Xh Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Intervista / Marc Lazar: Populizmi u sfidua nga humbja e Orbanit, por nuk ka vdekur!

April 13, 2026
Kronika e dëshpërimit të Nallbatit dhe të tjera gajle

Kronika si dëshmitare e arratisjes së Sypetritit të financave me linjën e Vjenës

April 13, 2026
Mesazhi i eurodeputetit shqiptar në prag të Samitit të Diasporës: Kurrë nuk i harroj rrënjët!

Mesazhi i eurodeputetit shqiptar në prag të Samitit të Diasporës: Kurrë nuk i harroj rrënjët!

April 13, 2026
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

Kurthet procedurale me sekuestrimin e sendeve

April 13, 2026
Forcat iraniane: Bllokada amerikane në portet e Gjirit është “akt piraterie”

Forcat iraniane: Bllokada amerikane në portet e Gjirit është “akt piraterie”

April 13, 2026
Trump sulmon Papa Leonin: I dobët dhe i paaftë, po të mos isha unë s’do ishte në Vatikan

Trump sulmon Papa Leonin: I dobët dhe i paaftë, po të mos isha unë s’do ishte në Vatikan

April 13, 2026
Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez: Kina duhet të marrë rol më të madh global

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez: Kina duhet të marrë rol më të madh global

April 13, 2026
Orbán, rënia e “të mbrojturit” të Merkelit që u largua nga PPE: Grushti i fortë ndaj migrantëve, komunitetit LGBT dhe mediave

Orbán, rënia e “të mbrojturit” të Merkelit që u largua nga PPE: Grushti i fortë ndaj migrantëve, komunitetit LGBT dhe mediave

April 13, 2026
Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

April 13, 2026
Transformohet shkolla “Kolë Idromeno”, Rama: Kushte moderne për mbi 400 gjimnazistë

Transformohet shkolla “Kolë Idromeno”, Rama: Kushte moderne për mbi 400 gjimnazistë

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In