• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 12, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Marrëveshja “1 milionë euro” në Itali për drogën që çoi në vrasje, zbardhen lidhjet e Kristian Markut me fiset Reçi e Gjini

by B K
20/05/2025 20:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kristian Marku, i njohur ndryshe si Kristi Bardhi, ishte një nga emrat më të lakuar në dosjet e policisë për ngjarje të lidhura me gjakmarrjen e përgjakshme mes familjeve Reçi, Gjini dhe Bardhi në Rrëshen.

Viktimë e një atentati mafioz më 13 janar 2025, Marku kishte një dosje të pasur penale që përfshinte përfshirje në disa ngjarje kriminale, shumë prej të cilave ishin pasojë direkte e konfliktit të vjetër mes familjeve rivale.

Pas atentatit ndaj Markut në Vlorë, policia e Lezhës kreu kontrolle në banesën e Martin Reçit në Rrëshen, një pjesëtar kyç i fisit Reçi.

Megjithatë, nga kontrolli nuk u gjet asnjë provë që ta lidhte drejtpërdrejt familjen Reçi me vrasjen. Vetë Martin Reçi e pranoi ekzistencën e një konflikti të thellë mes familjes së tij dhe asaj të Markut.

“Lidhur mbi ngjarjen e ndodhur në Vlorë, ku mbrëmjen e 13 Janarit 2025, humbi jetën Kristian Marku (Bardhi), Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, ushtroi kontroll në banesën e shtetasit Martin Reçi, pjesëtar i fisit Reçi.

Por nga ky kontroll nuk u arrit të gjendej asnjë ndonjë send i kundraligjshëm, apo që kishte lidhje me ngjarjen e ndodhur.

Ndërsa ky shtetas ka pohuar konfliktin serioz midis familjes së tij dhe familjes Marku alias Bardhi”, thuhet në dosjen hetimore që ka siguruar emisioni “Në Shënjestër” të gazetares Klodiana Lala në News24.

Burime nga grupi hetimor tregojnë se rrënjët e gjakmarrjes e kanë fillesën në një prishje pazari droge në Itali në vitin 2017, mes Gaspër Reçit dhe Preng Gjinit, një marrëveshje e prishur që kishte në lojë mbi 1 milion euro. Kjo solli një valë hakmarrjesh që përfshiu edhe fisin Bardhi.

Gjithçka nisi me vrasjen e Saimir Jakut, ish-drejtor i linjës së tensionit të lartë për Veriun në OSHEE, më 9 shtator 2016. Ai u qëllua me breshëri kallashnikovi në një lokal të frekuentuar në qendër të Rrëshenit. Sipas hetuesve, pas kësaj vrasjeje fshihej Kastriot Reçi – një emër i njohur për autoritetet italiane për aktivitet kriminal në trafik droge.

Vetëm disa muaj më vonë, më 28 prill 2017, në Romë u ekzekutua vëllai i Kastriot Reçit, Gaspër Reçi. Kjo vrasje u pa si një kundërpërgjigje e drejtpërdrejtë, dhe çoi në thellimin e konfliktit në të dy anët e Adriatikut.

“Gasper Reçi, 43 vjeç u qëllua në banesën e tij në Via Simeri Crichi, në Tor Vergata. Nga hetimet e palës italiane nuk u arrit të identifikohej asnjë autor për ngjarjen.

Personi i vetëm që ishte me viktimën në banesë në momentin e atentatit rezultonte të ishte vajza e ti”, janë detaje që gjenden në dosjen hetimore të Kristian Markut.

I dyshuari kryesor i prokurorisë italiane për vrasjen e Gaspër Reçit, ishte Preng Gjini. Dhe shkak duket se ishte bërë humbja e një sasie të madhe droge, që kishte çuar edhe në nisjen e konfliktit midis të dyve. Ku në vijim të këtij konflikti më datë 28 Gusht 2018 u qëllua me armë zjarri, Arben Gjini, kushëri i Preng Gjinit.

Po për të krijuar një alibi sa më të besueshme se nuk ishte ai autori i vrasjes së Gaspër Reçit, Preng Gjini shfaqet në një lokal në Tiranë në prani të dajës së tij, ku qëndron për disa orë. Por ky duket se është vetëm sipari i asaj që do të ndodhë më pas.

Pasi tashmë plumbat zhvendosen dhe fillojnë dhe qëllojnë edhe në Belgjikë. Aty ku më datë 6 Shtator 2017, ekzekutohet në Komunën Forest, 31 vjeçari. Kreshnik Gjini. Që ishte nipi i Saimir Jakut, drejtorit të OSSHE për Veriun, të ekzekutuar,

Kreshnik Gjini që u qëllua për vdekje, vetëm tri ditë përpara 1-vjetorit të vrasjes së dajës së tij. Ekzekutim që u krye në sy të koleges së tij në lokalin ku ai shërbente dhe që erdhi vetëm disa muaj pas vrasjes në Itali të Gaspër Reçit.

Vrasja e Kreshnik Gjinit, që thuhet se u porosit nga Kastriot Reçi, si hakmarrje e pastër për ekzekutimin në Romë të vëllait të tij Gaspërit. Por familja Gjini nuk do ta falte kurrë vrasjen e nipit të tyre në Belgjikë.

Edhe pse iu desh të merrnin kohë për të përgatitur planin për të larë hesapet me Kastriot Reçin. Por para se Preng Gjini të gjente shtegun për të hequr qafe Kastriot Reçin, duket se ky i fundit ishte një hap më përpara në planin e tij për të eleminuar pjesëtarët e familjes Gjini.

Viktima e radhës do të ishte Armando Gjini, që mbante edhe emrin Tonin, vëllai i Preng Gjinit i cili u ekzekutua në qytetin e Rrëshenit më 12 gusht 2019, pasi më herët i kishte shpëtuar një atentati me tritol, të vendosur poshtë makinës së tij, por që e kishte pikasur në kohë.

Vrasje e cila duket se përshpejtoi hakmarrjen për eleminimin e Kastriot Reçit. Informacione mbi planet e Preng Gjinit, për t’u hakmarrë për vrasjen e nipit dhe të vëllait, të cilat në atë kohë i kishte edhe policia. Por që nuk mundi ta parandalojë eleminimin e Kastriot Reçit.

“Në bazë të informacionit që kemi më datë 8 Nëntor 2019, thuhet se shtetasi Preng Gjini është duke u përgatitur për t’u hakmarrë.

Objektivi është Kastriot Reçi, i cili dyshohet se është organizator i vrasjes së vëllait të tij. Po sipas informacioneve që kemi, për këtë qëllim, Preng Gjini e ka dërguar familjen në Itali, ndërsa vetë është duke qëndruar në Shqipëri për t’u hakmarrë.

Po kështu Preng Gjini është duke u përgatitur për të vrarë dy veta nga familja Reçi. Ku objektiv kryesor është Kastriot Reçi, me të cilin ka pasur konflikte për shkak të trafikut të drogës”, thuhet në dosje.

Edhe pse biznesmeni Kastriot Reçi lëvizte në Rrëshen në masa të larta sigurie, ky protokoll I rreptë nuk i shpëtoi dot atij jetën. Pasi më datë 7 Janar 2020, ai u qëllua në qendër të qytetit, vetëm pak sekonda pasi kishte zbritur nga makina e tij, me një plumb në kraharor, nga një armë snajper, e vendosur në lartësinë e një pallati nga një snajperist i cili u largua me një paruke në kokë i veshur me fustan.

Next Post
“Alimehmeti duhet të jetë më i qartë”, Leka: Në PD s’ka vend për dy “doktorë”

“Alimehmeti duhet të jetë më i qartë”, Leka: Në PD s’ka vend për dy “doktorë”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pajtohen Monika Kryemadhi e Romeo Kara, GJKKO pushon padinë e juristit për shpifje

Pajtohen Monika Kryemadhi e Romeo Kara, GJKKO pushon padinë e juristit për shpifje

June 12, 2025
Emri/ Vodhi orën 20 mijë euroshe nga bagazhet e udhëtarëve, arrestohet 24-vjeçari, punonjës në aeroportin e Rinasit

EMRAT/ Pjesë të organizatave kriminale, ekstradohen nga Shqipëria në Itali tre persona

June 12, 2025
Misteri i rrëzimit të aeroplanit në Indi: Përse nuk përdori pistë më të gjatë për ngritjen?

Misteri i rrëzimit të aeroplanit në Indi: Përse nuk përdori pistë më të gjatë për ngritjen?

June 12, 2025
Euro 2024/ De Biasi paralajmëron Spanjën: Shqipëria do të japë 101 %, kanë kualitet

Gianni De Biasi te Flamurtari? Trajneri italian ‘thyen’ heshtjen: Ja e vërteta

June 12, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 13 Qershor 2025

June 12, 2025
Shtyhen festimet për 34-vjetorin e PS, mediat: Rama udhëton drejt SHBA, i ftuar në dasmën e Soros

Shtyhen festimet për 34-vjetorin e PS, mediat: Rama udhëton drejt SHBA, i ftuar në dasmën e Soros

June 12, 2025
“Martesa ime ka përfunduar”/ U divorcua nga bashkëshortja, reagon kryebashkiaku Erion Isai: Ka nisur një kapitull i ri personal!

“Martesa ime ka përfunduar”/ U divorcua nga bashkëshortja, reagon kryebashkiaku Erion Isai: Ka nisur një kapitull i ri personal!

June 12, 2025
Nxiu Shqipërinë, Berisha: Raporti i PE pengon integrimin e vendit në BE! Magjistratët marrin nga 7 mijë euro dhe flenë mbi dosjet e krimit

Nxiu Shqipërinë, Berisha: Raporti i PE pengon integrimin e vendit në BE! Magjistratët marrin nga 7 mijë euro dhe flenë mbi dosjet e krimit

June 12, 2025
Të shtënat me armë zjarri në “Ali Dem”, arrestohet 26-vjeçari

Të shtënat me armë zjarri në “Ali Dem”, arrestohet 26-vjeçari

June 12, 2025
Arrestimet në Ministrinë e Infrastrukturës së Kosovës, në pranga edhe nëna e reperit të njohur, Ghetto Geasy

Arrestimet në Ministrinë e Infrastrukturës së Kosovës, në pranga edhe nëna e reperit të njohur, Ghetto Geasy

June 12, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com