• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Marrëdhëniet e reja e të vjetra, Rama tregon bisedat me Vuçiç

by Java News
16/10/2016 09:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri shqiptar Edi Rama, në kuadër të vizitës së tij në Serbi, ka dhënë një intervistë për agjencinë Tanjug.

Kur pyetet për marrëdhëniet me Vuçiç, Rama u thotë gazetarëve se Vuçiçit i ka thënë: “Aleksandar dëgjo: Është diçka shumë e mirë ajo që ne bëjmë sot, por duhet të sigurohemi që gjithçka që është e shkruar në letër, të realizohet. Ndryshe, në fund të fundit, rëndësi nuk kanë vetëm marrëveshjet por si realizohen gjërat”.

Më tej, Rama pyetet nëse vërtet është i angazhuar për të bahskëpunuar me Serbinë dhe Vuçiç dhe ai thekson PO, pasi të dy ata nuk janë politikan tradicional por reformator të cilët duan të modernizojnë shtetet e tyre. Në këtë përpjekje, sipas Ramës, armiku i zhvillimit tonë nuk është njëri shtet kundër tjetrit, por, administrata publike, raporton lexo.al.

Rama vazhdon më tej duke thonë se detyra e çdo qeverie është të përmbushë pritëshmëritë e qytetarëve të saj dhe zhvillimi i marrëdhënieve dypalëshe është një mjet në këtë drejtim. “Shikoni sa njerëz u mblodhën sot, ata shohin interesa në marrëdhëniet tona për të investuar…në fund të ditës mund të flasim për çfarë të duam, por, duhet të përmbushim pritëshmëritë e njerëzve për një jetë më të mirë”, thotë Rama.

Në vijim të intervistës Rama pyetet për rolet e politikanëve në këtë proces si dhe atë të homologut Vuçiç. Sipas Ramës “Politikanët mund të shkaktojnë mjaft dëme por ama edhe të bëjnë mire. Pyetja qëndron në se çfarë vendosin të bëjnë. Vuçiç është duke u përpjekur të zhvendosi fokusin nga e shkuara në të ardhmen, duke u angazhuar në procesin e integrimit evropian”.

Më tej, Rama pyetet për një krahasim midis takimit e parë (pas dronit të famshëm) dhe këtij takimi. Në këtë pikë Rama përgjigjet “Kur isha në Beograd herën e parë konferenca ishte mjaft dinamike dhe Vuçiç u vu në siklet në lidhje me Kosovën, por, i thashë dëgjo nëse dëshiron të ndërtojmë një miqësi midis vendeve, nuk mund të bazohet në hipokrizi dhe kushte, unë duhet të jem i lirë të të them çfarë mendojë dhe anasjelltas, pavarësisht nëse e pëlqen apo jo, ndërsa ai qeshi…. Këtë herë edhe pse përsëri nuk i pëlqeu që përmenda Kosovën, gjërat janë ndryshe”.

Rama gjithashtu u pyet dhe lidhjen me Kosovën në këtë marrëdhënie të re midis Shqipërisë dhe Serbisë. Rama kësaj here përgjigjet që nëse shikojmë të dhënat statistikore, shohim një nivel të madh shkëmbimi tregtar midis Kosovës dhe Serbisë dhe se nuk mund të zgjedhim cilin shtet do të kemi fqinjë prandaj është në dorën tonë të ndërtojmë mure apo ura bashkëpunimi, por, besoj se Kosova është pengesa e fundit e Serbisë për të hequr mbi supet e saj të shkuarën e saj, si dhe njohja e saj nga Serbia, herët a vonë do të pranohet dhe nga qytetarët, raporton lexo.al.

Në fund të intervistës, vend kishte për artin dhe sportin. Rama u përgjigj gazetarëve që edhe pse personalisht nuk ka njohje shumë të thella në këtë fushë,kur ai dorëzoi çelësat e qytetit të Tiranës, Goran Bregovic, gati sa nuk u sulmua publikisht fizikisht. Gjithashtu, meqenëse Vuçiç përmendi si vlerën më të madhe që respekton tek shqiptarët, besën e tyre, kur u pyet Rama se çfarë vlerëson tek Serbët, ai u përgjigj, durimin. “Shembulli më i fundit është ekipi serb i volejbollit. Keni ekipe shumë të mira në të gjitha sportet. Ndeshja kundër Shteteve të Bashkuara ishte epike, dhe ajo ishte një shenje durimi të madh. Këtë element e respektoj shumë”, përfundoi Rama.

LEXO.AL/d.i.

 

Next Post
Patjetër edhe në emrin tim z. Rama, e keni detyrim!

Patjetër edhe në emrin tim z. Rama, e keni detyrim!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes protestave të dhunshme, i dërguari i Trump zhvillon takim sekret me djalin e Shahut të Iranit

Mes protestave të dhunshme, i dërguari i Trump zhvillon takim sekret me djalin e Shahut të Iranit

January 13, 2026
Lufta për “zemrat dhe mendjet”, plani i Trump për luftën psikologjike ndaj regjimit iranian

Lufta për “zemrat dhe mendjet”, plani i Trump për luftën psikologjike ndaj regjimit iranian

January 13, 2026
VIDEO / Ja si Altin Ndoci zbriti pa pranga nga Ambulanca në oborrin e Spitalit të Durrësit

VIDEO / Ja si Altin Ndoci zbriti pa pranga nga Ambulanca në oborrin e Spitalit të Durrësit

January 13, 2026
Rregullat e shkelura që favorizuan arratisjen e Altin Ndocit/ Protokollet që çuan në dështimin e Drejtorisë së Burgjeve

Rregullat e shkelura që favorizuan arratisjen e Altin Ndocit/ Protokollet që çuan në dështimin e Drejtorisë së Burgjeve

January 13, 2026
E priste në parkingun e spitalit, zbulohet “Audi” me të cilin u largua i paraburgosuri Altin Ndoci

E priste në parkingun e spitalit, zbulohet “Audi” me të cilin u largua i paraburgosuri Altin Ndoci

January 13, 2026
“Po presim nga SPAK”/ Dashamir Shehi: S’po protestojmë si në Teheran, Berisha nuk inspiron më shumicën e shqiptarëve

“Po presim nga SPAK”/ Dashamir Shehi: S’po protestojmë si në Teheran, Berisha nuk inspiron më shumicën e shqiptarëve

January 13, 2026
“3 personat e atentatit në Don Bosko u identifikuan”, Karamuço: Ata bënë një gabim…

Arratisja e Altin Ndocit, Karamuço tregon rastin e ngjashëm në burgun e Reçit: U shmang falë refuzimit të shoqëruesit

January 13, 2026
Rama ndan pamje nga takimet në samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara

Rama ndan pamje nga takimet në samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara

January 13, 2026
Përmbytjet/ Inxhinieri i hidroteknikës: Shqipëria po reagon mirë në emergjencë, por dështon në parandalim!

Përmbytjet/ Inxhinieri i hidroteknikës: Shqipëria po reagon mirë në emergjencë, por dështon në parandalim!

January 13, 2026
Dyshohet se janë të lidhur me organizata në Izrael e SHBA, arrestohen 279 persona në Iran

Dyshohet se janë të lidhur me organizata në Izrael e SHBA, arrestohen 279 persona në Iran

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In