• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Marrëdhënia Rama-Kurti, gazetarja: Rama e ka ndihmuar Kosovën me sa ka patur mundësi

by A R
05/10/2023 22:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Marrëdhënia Rama-Kurti ishte në qendër të diskutimeve në emisionin “Opinion” këtë të enjte. Gazetarja Mirela Milori tha se dy kryeministrat nuk shkojnë me njëri tjetrin dhe kjo dihej që kur erdhi në pushtet Albin Kurti.

Sipas saj ata kanë filozofi të ndryshme dhe askush nuk duhet të presë që të jenë shokë të ngushtë. Megjithatë, sipas gazetares Milori, Rama me sa ka pasur në dorë e ka mbështetur Kosovën. Këtu renditi rezolutën për të hetuar raportin e Dick Marty-t dhe takimet e rëndësishme që ka folur për Kosovën në OKB.

Sa i përket sjelljes së dy kryeministrave, Milori u shpreh se “janë dy shqiptarë alfa që presin pse s’më erdhi dhe pse nuk i shkoi”.

 

“Dy personalitetet si dy njerëz juridikë, fizikë nuk shkojnë me njëri-tjetrin. Kjo dihej që kur erdhi Kurti. Nuk shkojnë, kanë filozofi të ndryshme. Pra nuk mund të presim që të jenë shokë të ngushtë apo të mos flasin fare dhe kush ia la ‘seen’ njëri-tjetrit në telefon. Këto janë biseda kafeneje, biles edhe kanë dalë nga moda.

Si kryeministër i Shqipërisë pavarësisht se çfarë ka Rama këtu tek ne në pikëpamje lokale hajde bëjmë një emision për buxhetin dhe flas unë për Ramën se çfarë bën. Për Kosovën ai është një kryeministër i Republikës së Shqipërisë që sa ka pasur në dorë e ka mbështetur. Rezolutën për të hetuar sërish raportin e Dick Marty-t dhe që bëri gurgule në Komisionin Europian një orë të tërë, e bëri kryeministri Edi Rama.

Për ulësen e Kosovës në OKB, sa ka pasur mundësi në çdo samit, në çdo takim ndërkombëtar, në çdo takim bilateral të rëndësisë së veçantë ka folur Edi Rama. Në qoftë se ne do mbetemi tek mbrojtja folklorike e situatës që meqenëse kemi Kosovën ne si shqiptarë tani me epos kreshnikësh kjo nuk është politikë dhe kjo nuk është diplomaci. Kjo është hajde të flasim ne me njëri-tjetrin, por atje ku duhet, Edi Rama e ka bërë atë që duhet për Republikën e Kosovës.

Do mbajë anën e ndërkombëtarëve sepse nuk mund të presim ne që kryeministri i Republikës së Shqipërisë të dalë dhe t’i thotë Francës, Gjermanisë, BE-së, në mënyrë, nuk e di se çfarë presin, të ndërpresim ndoshta dhe marrëdhëniet ne se pse po silleni ju keq këtu. Ka pasur një qëndrim, ka anuluar një takim sepse nuk është dakord për këmbënguljen e Albin Kurtit për Zajednicën. Personalisht jam me Albin Kurtin në këtë pikë, por kuptoj Kryeministrin e Shqipërisë. Pra Kryeministri i Shqipërisë po bën Kryeministrin e Shqipërisë. Kryeministri i Kosovës do bëjë kryeministrin e Kosovës. Në çfarëdolloj forumi që ka qenë kryeministri i Shqipërisë i ka dhënë zë Kosovës dhe mosmarrëveshjet e tyre, se janë të idhnuar apo jo me njëri-tjetrin, se njëri thotë të anuloj takimin, tjetrin thotë kur merr dhe ti ka ansambli i Gjakovës koncert dhe unë e kam në axhendë s’të pres fare, për mua këto janë problemet e dy vëllezërve shqiptarë, historikisht, ne e njohim historinë tonë. Janë dy shqiptarë alfa që presin pse s’më erdhi dhe pse nuk i shkoi. E rëndësishme është që për çështjen kombëtare unë mendoj që Rama jo që nuk është problem, por mendoj që Rama di të ruajë disa ekuilibra të caktuara”, tha Milori.

/a.r

Next Post
Çarje e plotë/ Këshilli Kombëtar i thirrur nga Bardhi pezullon Kryesinë e PD: Veprimet që nga 6 qershori janë antistatutore

Bardhi shantazh Bashës: Kam video kur hyn në garazhin e oligarkut! Nikolla e di që kreu i Grupit jam unë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Raketat balistike iraniane drejt Turqisë, NATO vendos sistem shtesë të mbrojtjes ajrore Patriot

Raketat balistike iraniane drejt Turqisë, NATO vendos sistem shtesë të mbrojtjes ajrore Patriot

March 18, 2026
“E pranoj gabimin”, 46-vjeçari zbërthehet para policisë: Ja pse i trafikoja armët

“E pranoj gabimin”, 46-vjeçari zbërthehet para policisë: Ja pse i trafikoja armët

March 18, 2026
Izraeli shënjestron ministrin iranian të Inteligjencës, IDF: Dyshohet se është vrarë

Izraeli shënjestron ministrin iranian të Inteligjencës, IDF: Dyshohet se është vrarë

March 18, 2026
“Kemi 7 muaj që e presim ditën e sotme”, GJKKO jep vendimin: Dosja Meta kalon për gjykim

“Kemi 7 muaj që e presim ditën e sotme”, GJKKO jep vendimin: Dosja Meta kalon për gjykim

March 18, 2026
Ranë prej skelës në Vjenë, kush janë 3 shqiptarët që humbën jetën nga aksidenti tragjik

Ranë prej skelës në Vjenë, kush janë 3 shqiptarët që humbën jetën nga aksidenti tragjik

March 18, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Rezoluta për Iranin, Zogaj: Shqipëria duhet të ruajë orientimin perëndimor mes krizave globale

March 18, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

GJKKO vendos sot kalimin ose jo për gjykim të dosjes Meta, avokati: Mua më dalin bastet!

March 18, 2026
Meloni dekret emergjent për azilkërkuesit, në krah i del edhe Elon Musk

SPECIALE / Basti i madh i Melonit: Reforma për sistemin e drejtësisë!

March 18, 2026
Miratohen rregullat për bastet online: Monitorim në kohë reale! S’ka më lojtarë anonimë

Miratohen rregullat për bastet online: Monitorim në kohë reale! S’ka më lojtarë anonimë

March 18, 2026
Hiqet leja e punës për shtetasit e Shqipërisë që kanë leje qëndrimi në Kosovë/ Minxhozi: Do ketë ndikim pozitiv

VIDEO / Diplomati Qemal Minxhozi: Ja si mund të realizohet bashkimi Shqipëri – Kosovë

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In