• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Marku dorëzoi mandatin, Fuga: Politika po u mbyll dyert intelektualëve. PD ka harruar rolin e opozitës, hedh vetëm shashka

by Java News
27/08/2021 15:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Akademiku Artan Fuga ka komentuar dorëzimin e mandatit të deputetit të zgjedhur të Partisë Demokratike, Mark Marku.

Përmes një lidhjeje direkte në rubrikën “Opinion” në “News 24” me Nisida Tufën, Fuga tha se kjo gjë tregon se politika shqiptare është piramidalizuar dhe se nuk e pranon mendimin ndryshe dhe futjen e një intelektuali mes tyre, siç edhe e konsideron ai Markun.

Sipas Fugës, opozita është nisur nga një mendësi që do të shkojë në parlament ku politikën do e barazojë me retorikën, gjë që sipas tij tregon se PD-ja në të vërtetë nuk do të bëjë rolin e Opozitës.

Akademiku shtoi më tej se PD-ja ka tre muaj që është me pushime dhe nuk diskuton për asnjë çështje thelbësore, vetëm hedh shashka dhe se vazhdon prej të paktën 2 vitesh të anashkalojë axhendën politike të ditës. Për Markun, thekson se është edhe i lumtur që nuk iu fut politikës, pasi bota universitare nuk humbi një profesor si ai.

“Profesor Markun e kam koleg e mik. Jam pak në konflikt interesi. Unë dua të them që ndihem edhe i kënaqur edhe i mërzitur. E para se bota universitare nuk humbi një profesor si Mark Marku, por nga ana tjetër kam një trishtim, sepse është një rast kur një intelektual që kërkon të japë angazhim në politikë, brenda pak muajsh e sheh që atje është e pamundur. Kam lexuar letrën e Profesor Markut.

Në atë letër ai ishte dhe logjik. Unë s’mund të gjykoj vendimin e tij. Ajo që ndjeva unë ndjeva trishtimin e tij për moskuptimin. Ai jep argumentet e një studiuesi, intelektuali dhe sheh që është i penguar. Ai ndodhet para një kongresi, që më parë merren vendime e prapa thonë diskutoni. Ai është ndodhur përpara një muri që përball shkencën e politikën. Të gjitha vendet e humanizuara bëjnë përpjekje që në pika të caktuara t’i ndërlidhin. Marku ka pasur një projekt të tillë dhe ai ka parë që logjika e universitarit në partinë ku ai do të integrohet nuk shkon. E shikoj me trishtim këtë gjë. Si nuk ka një ekspertizë shkencore për këto ligje që merren.

Politika shqiptare është piramidalizuar. Është bërë me një kulm pa institucionet përkatëse, e nga ana tjetër është e rrethuar nga një kështjellë që nuk lejon futjen e intelektualit dhe e mendimit ndryshe. Kjo që ndodhi me profesor Mark Markun, më tregon këtë lloj moskomunikimi të politikës me intelektualët. Jam dakord me ato që ka thënë zoti Marku. Unë jam duke shprehur këtë gjë, që opozita është nisur nga një mendësi që do të shkojë në parlament dhe politikën do e barazojë me retorikën edhe kaq. Kjo lloj opozite, është një opozitë që bën sikur është opozitë.

Problemi im është që PD ka tre muaj që është me pushime dhe nuk diskuton për asnjë çështje thelbësore, vetëm hedh shashka andej këndej. Më vjen keq, ndoshta në mënyrë egoiste, sepse kur partia opozitare nuk bën opozitën. Bashkëqeverisje do të thotë që do të bëjë opozitën. Nëse nuk e bën, na bie ne intelektualëve të bëjmë opozitën intelektuale, në logjikën e kësaj që do të gjykojmë politikat e jashtme. Nga kjo pikëpamje shikoj që opozita, vazhdon prej të paktën 2 vitesh që anashkalon, agjendën politike të ditës. Ky është problemi”, u shpreh Fuga.

/m.j

Next Post
‘Kemi nevojë për njerëz të tillë trima’/ Ambasadorja e Suedisë falënderon shqiptarët për strehimin e afganëve

'Kemi nevojë për njerëz të tillë trima'/ Ambasadorja e Suedisë falënderon shqiptarët për strehimin e afganëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gykata e Brazilit miraton unanimisht ekstradimin e Ervin Matës

Gykata e Brazilit miraton unanimisht ekstradimin e Ervin Matës

September 15, 2026
Shtatorja e Mbretëreshës Teuta vendoset te “Ballkoni Panoramik”

Shtatorja e Mbretëreshës Teuta vendoset te “Ballkoni Panoramik”

September 15, 2026
Burg të riut që u kap me 4 kg heroinë në kamion në portin e Durrësit

“Rruga e kokainës” drejt Durrësit, 38 ditë në det, nga Brazili, përmes Marokut e Greqisë

September 15, 2026
“Më vjen turp…”, kreu i Unionit të Gjyqtarëve: Ligji duhet të kthehet, kemi gati materialin

“Më vjen turp…”, kreu i Unionit të Gjyqtarëve: Ligji duhet të kthehet, kemi gati materialin

September 15, 2026
Fillon lufta e “yjeve”, ushtria amerikane zbulon se ka armë në hapësirë

Fillon lufta e “yjeve”, ushtria amerikane zbulon se ka armë në hapësirë

September 15, 2026
Arrestimi i Veliajt, Rama ndërpret axhendën në Shkodër, niset urgjent drejt Tiranës

“Tirana me kokë të prerë” / Rama reagon pas vendimit për Veliajn: Kalvar unik në Europë! Kryetari i pagëzuar nga GJK nuk mund të lëvizë nga qelia

September 15, 2026
Terrori që vetëm Pupin mund ta shohë

Terrori që vetëm Pupin mund ta shohë

September 15, 2026
Çmimi i naftës tjetër rekord, po shitet me 229 lekë litri / A do të rikthehet Bordi i Transparencës?

Nafta shtrenjtohet, fqinjët ulin taksat! Maqedonia e Veriut çon TVSH në 10%, masa lehtësuese edhe në Itali, Spanjë e Qipro

September 15, 2026
Shkrirja e bashkive, PD del kundër propozimit të PS, Bozdo: Ja pse Dimali dhe Poliçani nuk duhet të zhduken nga harta

Nafta 229 lekë/litër! Bozdo: 55% të çmimit i merr qeveria! Të hiqet taksa e qarkullimit dhe të ulet akciza

September 15, 2026
Sulmet mes sauditëve dhe Huthëve, çmimet e naftës shënojnë sërish rritje

Sulmet mes sauditëve dhe Huthëve, çmimet e naftës shënojnë sërish rritje

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com