Ai tha në ‘News24’ se Kongresi tregoi një shenjë autizmi të PD-së, një mungesë kurajo sipas tij për t’u përballur me sfidat që e presin këtë parti.
PJESË NGA BISEDA NË STUDIO
Keni qenë zëri kritik në PD. Shumë prej tyre e quajtën brilante e disa të tjerë nuk e pëlqyen…
Në sallë u prit mirë. Anëtarësia e partive sot është shumë e emancipuar. Nuk mund të presim një situatë ku ti thua diçka dhe ata reagojnë negativisht. Gjendja ku është shoqëria shqiptare, në parti kërkohet diçka sfiduese, e hapur, që njeh realitetin. PD dhe qeverisja po e po, por në këtë rast Kongresi, s’mund të bëhet autik. Ky kongres ishte shenjë autizmi. Një mungesë kurajo për t’u përballur me sfidat që e persin PD, dhe për atë që ka ndodhur.
A morët reagim nga Basha?
jo nuk mora. Ishte gjithë kohës aty. As nuk e prisja. Kam komunikim me zotin Basha Kam komunikuar përherë metë të edhe para fushatës. Kam pasur komunikim me të gjiothmonë se nuk mjafton dëshira e asaj partie për të ardhur në pushtet, por nevoja e qeverisë për ta pasur atë parti për të ardhur në pushtet. Mendoj se; “Unë dua të vijë në pushet se kam ambicie për pushtetin, por të kësaj ambicie për pushtetin dhe të kenë nevojë të tjerët”, janë gjëra të ndryshme. Këtu e mendoj pikën e kthesës për PD. Duhet të reflektojë për problemet e veta, për problemet që ka shoqëria shqiptare.