• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mario Mitaj flet me zemër: Kam lindur në Athinë, por s’jam grek. E dua Shqipërinë, jam patriot i atdheut tim

by Java News
27/03/2024 18:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një nga më të mirët në dy miqësoret që Kombëtarja shqiptare zhvilloi, ishte Mario Mitaj. Mbrojtësi i majtë dha sinjale pozitive si në sfidën e parë përballë Kilit, por sidomos në atë ndaj Suedisë në Stokholm. Mitaj është kthyer në një pikë kyçe jo vetëm për Shqipërinë e Sylvinhos, por edhe për Lokomotivën e Moskës në Rusi. Teksa pikërisht në një media ruse, ka folur së fundmi futbollisti shqiptar. Mitaj flet për transferimin e tij nga AEK në Greqi te Lokomotiva në Rusi. Gjithashtu ai shpreh dashurinë e madhe që ka për Shqipërinë, teksa shpjegon se nuk është grek edhe pse ka lindur në shtetin helen, duke theksuar se ndihet krenar sa herë sheh flamurin kuqezi.

“Kam pasur një situatë të vështirë në Greqi. Problemi me futbollin grek është se ata nuk u besojnë fare lojtarëve të rinj. Ata presin menjëherë një paraqitje të jashtëzakonshme nga një djalosh i ri në ndeshjen e tij debutuese. Praktikisht nuk ka asnjë shans për gabim, nëse dilni dhe nuk tregoni asgjë, ata fillojnë t’ju ‘marinojnë’ në një kavanoz. Për shkak të kësaj, shumë djem të rinj u mërzitën dhe i dhanë fund karrierës së tyre në futboll.

Jam përballur edhe me këtë tmerr. Në sezonin tim të parë për AEK-un në moshën 17-vjeçare kam luajtur rreth 30 ndeshje, por në sezonin tjetër kam luajtur vetëm dy. Oferta nga Lokomotiva  ishte një frymë e freskët për mua, një shans për t’u larguar përgjithmonë nga një vend ku ata nuk besojnë në mua. Për më tepër, në atë kohë Premier Liga Ruse ishte liga e 6-të në Evropë.

Preferoj të punoj në gjëra që mund të më bëjnë më të shpejtë, më fleksibël dhe më teknik. Unë nuk jam një bodybuilder për të patur parësore masën muskulore. Në artet marciale, muskujt nuk luajnë gjithmonë një rol kryesorë, ato mund të fitohen me dinakërinë dhe teknikën. Një futbollist i dobët mund të jetë mirë për shkak të inteligjencës së tij.

Disavantazhet në Rusi? Gjëja e parë është bllokimi i trafikut. Unë jam mësuar tashmë! Së dyti, çmimet e larta për pothuajse gjithçka (përveç benzinës). Jeta në Moskë është shumë më e shtrenjtë se në Greqi. Dhe së treti, kamerat që kontrollojnë shpejtësinë. Kjo është absolutisht e tmerrshme, si arrijnë t’i kapin të gjithë kështu? Vitin e kaluar kam pasur 5-6 gjoba.

Unë kam lindur në Athinë, por jam shqiptar. Fakti që kam lindur në Athinë nuk më bën grek. Kam shumë miq atje, flas greqisht dhe e dua atë vend për mundësitë që ka dhënë për mua dhe familjen time. Por unë dashuroj më shumë Shqipërinë time, jam një patriot i atdheut tim. Kur shoh flamurin shqiptar dhe flas me shqiptarë, mbushem me një ndjenjë krenarie”, është shprehur mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj./m.j

Next Post
Gjekmarkaj: Berisha, i vetmi politikan në arrest shtëpie pa akuzë e pa dënim. Vula po mbahet peng, PD duhet të kthehet …!

Gjekmarkaj: Berisha, i vetmi politikan në arrest shtëpie pa akuzë e pa dënim. Vula po mbahet peng, PD duhet të kthehet ...!

Comments 1

  1. Çami says:
    2 years ago

    Te lumte

    Reply

Leave a Reply to Çami Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Papa kritika ndaj udhëheqësve që “investojnë në luftë”: Bota u shkatërrua nga një grusht tiranësh

Papa kritika ndaj udhëheqësve që “investojnë në luftë”: Bota u shkatërrua nga një grusht tiranësh

April 16, 2026
“Duke përsëritur mësimet”! Rama reagon nga Roma, në prag të takimit me Melonin

“Duke përsëritur mësimet”! Rama reagon nga Roma, në prag të takimit me Melonin

April 16, 2026
“Tërbim ekonomik”, SHBA-të nisin sanksionet e reja që synojnë regjimin iranian dhe Hezbollahun

“Tërbim ekonomik”, SHBA-të nisin sanksionet e reja që synojnë regjimin iranian dhe Hezbollahun

April 16, 2026
Tensione në Parlament, replika mes Berishës dhe deputetes Mila: Do pendohesh për atë kokë që lëviz

Berisha: Call Center-at që grabisin pensionistët në Europë mbrohen nga shteti, shefat e komisariateve marrin nga 5 mijë euro

April 16, 2026
“Europa ka edhe 6 javë karburant për avionët”, paralajmërim për anulime fluturimesh

“Europa ka edhe 6 javë karburant për avionët”, paralajmërim për anulime fluturimesh

April 16, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

“Domatja u shit 6-fish më shumë seç u importua”, Braçe: Të ndalet abuzimi me çmimet e fruta-preimeve

April 16, 2026
Adresa fiktive në QKB dhe pseudonime, Prokuroria zbardh skemën e call center-ave! Si u zhvatën 50 mln euro në BE

Adresa fiktive në QKB dhe pseudonime, Prokuroria zbardh skemën e call center-ave! Si u zhvatën 50 mln euro në BE

April 16, 2026
Qemal Minxhozi: Pa stabilitet politik, Kosova rrezikon shumë

Qemal Minxhozi: Pa stabilitet politik, Kosova rrezikon shumë

April 16, 2026
Dosja “5D”, shtyhet seanca për ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja “5D”, shtyhet seanca për ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

April 16, 2026
Morën peng biznesmenin, autorët “kyçin gojën” në gjykatë. Avokati: Shkak borxhi 60 mijë euro

Morën peng biznesmenin, autorët “kyçin gojën” në gjykatë. Avokati: Shkak borxhi 60 mijë euro

April 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In