Anijet italiane të marinës kanë ndihmuar në shpëtimin e gati 1 mijë e 800 emigrantëve nga varkat që po tentonin të mbërrinin në Itali nga Afrika e Veriut në 24 orët e fundit.
Reuters shkruan se 1 mijë e 759 emigrantë janë shpëtuar në 10 operacione në të cilat kanë marrë pjesë marina italiane, rojet bregdetare, Guardia Di Finanzzia, agjencia e kufijve të jashtëm të Bashkimit Europian “Frontex” dhe shoqata e bamirësisë mjekësore “Medicins Sans Frontieres”.
Mbërritjet e fundit të emigrantëve në Sicili do ta çojnë totalin e emigrantëve në Itali të ardhur përmes barkave deri më tani këtë vit në 30 mijë, që është një numër paksa më i madh se në periudhën e njëjtën në vitin 2015.
Më shumë se 1.2 milionë emigrantë arabë, afrikanë dhe aziatikë që kanë ikur nga lufta dhe varfëria, janë futur në Bashkim Europian që nga fillimi i vitit të kaluar./a.m.