• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma në Drejtësi/ Ja neni që i trembet Berisha

by A R
06/05/2016 15:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Debati për Reformën në Drejtësi është në fazën e tij më të nxehtë. Takimet e shpeshta të ambasadorëve Lu e Vlahutin me palët politike dhe Komisionin e Posaçëm janë dëshmia më e qartë e angazhimit ndërkombëtar që kjo reformë të finalizohet me sukses. Pikërisht takimet e shpeshta të ambasadorit të SHBA, Donald Lu me ish-kryeministrin Berisha, shefin e opozitës Basha dhe prania e tyre në Komisionin e Posaçëm për këtë reformë jetike janë gjithashtu dëshmi e një angazhimi të paprecedent që kjo reformë të votohet një orë e më parë.

Megjithë deklaratat e forta të ambasadorit Lu në Komisionin e Posaçëm ku deklaroi se “Nëse kjo reformë dështon ju anëtarët e këtij komisionin turpëroni veten përpara shqiptarëve. Gjithashtu do të turpëroni marrëdhënien tuaj me SHBA dhe BE“, Partia Demokratike kërkoi sërish kohë deri të hënën për të krehur edhe njëhërë draftin e ekspertëve ndërkombëtarë. Ndërkohë që kryeministri Rama u shpreh menjëherë pas deklaratës së ambasadorit Lu se“Asnjehere me dakord se sot me ambasadoret e SHBA-BE! Koha e ballos me maska po mbaron💤 PS gati te votoje qe sot Reformen ne Drejtesi”, duke përsëritur kështu gatshmërinë e PS-së për votimin e kësaj reforme sa më parë. Në të njëjtën linjë qëndroi edhe kryetari i LSI-së, njëherësh kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.

I vetmi që nuk është prononcuar për Reformën në Drejtësi është ish-kryeministri Berisha. Gjatë seancës së djeshme parlamentare Berisha pati kohë që të përsëriste të gjitha arritjet që sipas tij kishte patur në 8 vjet si kryeministër dhe natyrisht të akuzonte qeverinë aktuale për dështimet që sipas tij po kalon. Në asnjë moment nuk përmendi Reformën në Drejtësi. Madje, as kur kryeministri Rama e sfidoi disa herë duke i thënë “Sali, do e votojmë reformën në drejtësi”, ai nuk reagoi për këtë çështje, duke vijuar sërish me sukseset e tij dhe dështimet e qeverisë “Rama”.

Po, pse Berisha nuk flet për Reformën në Drejtësi?

Në draftin final të grupit të ekspertëve, ku ekspertët e huaj të EURALIUS dhe OPDAT kanë bërë ndryshimet rekomanduara nga Venecia, Berisha ka një nen që mesa duket nuk e kapërdin dot.

Bëhet fjalë për pikën 135 të nenit 25,  ku sa i përket gjykatave ndryshon si më poshtë“Gjykata e posaçme e shkallës së parë dhe e apelit për gjykimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe të akuzave penale kundër funksionarëve të lartë, krijohet me ligj. Funksionarë të lartë përfshijnë Presidentin në detyrë dhe ish Presidentët e Republikës, Kryetarin në detyrë dhe ish Kryetarët e Kuvendit, Kryeministrin në detyrë dhe ish Kryeministrat, anëtarët e Këshillit të Ministrave në detyrë, anëtarët e Këshillit të Ministrave gjatë tre viteve të fundit, Prokurorin e Përgjithshëm, Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Kryetarët e Bashkive dhe deputetët e Kuvendit, zëvendësministrat, anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës së Lartë Administrative, dhe drejtuesit e institucioneve shtetërore qëndrore ose të pavarura të përcaktuara në Kushtetutë ose në ligj.”12804361_203791176643042_1514983600_n

Sic shihet, i vetmi nga qeveria e shkuar që preket nga ky ndryshim është ish-kryeministri Berisha. Në ligj nuk parashikohet që ish-ministra apo funksionarë të tjerë të lartë të përfshihen, nëse kanë kaluar 3 vjet, ndërkohë që për kryeministrat nuk ka afat të caktuar. Pra, kryeministrat i cilësdo periudhë futen në sitën e drejtësisë.

Por a është ky neni që vonon reformën në drejtësi? Në fakt, është Berisha që jo vetëm e vonon, por edhe e pengon reformën, sepse nuk e kapërdin dot këtë nen. Ka frikë. Ndoshta ish-kryeministri kërkon sigurinë e tij të plotë, pra ndryshimin e këtij neni. Por deklarata e LU-së nuk pajtohet me këtë synim, siç nuk pajtohet as mazhoranca.

Është pikërisht ky ndryshim që bën Bërishën të kërkojë manifestimin e dhunës dhe e detyron atë të jetë ekstremisht i ashpër me deklaratat e tij. Siç nga ana tjetër detyron Partinë Demokratike të kërkojë kohë për të riparë draftin. Sepse thembra e Akilit të Berishës mesa duket është vetëm një nen, që e përkthyer ndryshe do të thuhej se reformën e pengon një njeri dhe ai është Sali Berisha. Ish-kryeministri i cili preket nga një ligj, siç preken edhe ish-kryeministrat e tjerë.

Sikleti i Berishës dhe çoroditja e PD-së nga ana tjetër ka edhe një faktor tjetër. Meqë ndryshimet sipas rekomandimeve të Venecias janë kryer nga ekspertët ndërkombëtarë të EURALIUS dhe OPDAT, Berishës dhe Partisë Demokratike i ka humbur edhe dega e vetme ku PD është kapur gjatë gjithë procesit; “Ekspertët janë të politizuar”. Sot kjo tezë e Berishës ka rënë sepse ekspertët nuk janë të asnjërës palë, janë ndërkombëtarë, rekomandimet janë të Venecias. /LEXO.AL/a.m.

Next Post

Si sot, më 6 maj, lindi Roberpier

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flasin prindërit e 15-vjeçares që dhunoi 17-vjeçaren në Fier: Vajza jonë ka probleme të shëndetit mendor

Flasin prindërit e 15-vjeçares që dhunoi 17-vjeçaren në Fier: Vajza jonë ka probleme të shëndetit mendor

July 7, 2026
Zbulohet baza e basteve të paligjshme në Fushë-Krujë, AMP sekuestron kompjuterë, serverë dhe drogë

Zbulohet baza e basteve të paligjshme në Fushë-Krujë, AMP sekuestron kompjuterë, serverë dhe drogë

July 7, 2026
FOTOLAJM/ Nis protesta e 16-të para Kryeministrisë, ja sa është pjesëmarrja

“Pas kësaj proteste, PD nuk do të ekzistojë më”, deputetja e PS: Rama s’ka asnjë arsye për dorëheqje!

July 7, 2026
Nigel Farage jep dorëheqjen si deputet nga parlamenti britanik

Nigel Farage jep dorëheqjen si deputet nga parlamenti britanik

July 7, 2026
Alarmi për zjarret, Çako: 160 vatra të regjistruara në vetëm dy javë, jemi të përgatitur për të menaxhuar çdo situatë

Alarmi për zjarret, Çako: 160 vatra të regjistruara në vetëm dy javë, jemi të përgatitur për të menaxhuar çdo situatë

July 7, 2026
Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

Rama nxjerr videon: Shumica e helmit të urrejtjes digjitale prodhohet nga Lindja, së shpejti edhe provat!

July 7, 2026
Porositën dy vrasje e trafik droge, SPAK 8 urdhër-arreste, shpëtojnë i forti i Vlorës dhe i besuari i tij! Në pranga një shef policie, kapet ish-efektivi në Zvicër

SPAK zbërthen rrjetin e drogës me lidhje nga Shqipëria në Gjermani, Turqi dhe Amerikën e Jugut, arrestohet ‘koka’ e grupit kriminal

July 7, 2026
“E motra është në gjyq me kryetarin e Bashkisë”/ Dokumentet nxjerrin në pah konfliktin e interesit të gjyqtares Flora Hajredinaj me çështjen kundër Veliajt

“E motra është në gjyq me kryetarin e Bashkisë”/ Dokumentet nxjerrin në pah konfliktin e interesit të gjyqtares Flora Hajredinaj me çështjen kundër Veliajt

July 7, 2026
VIDEO/ “Nuk mundet të shitet si Arlind Qori”, Buzhala për Pacollin: Njerëzit e tij u bënë organizatorë të protestës në Tiranë

VIDEO/ “Nuk mundet të shitet si Arlind Qori”, Buzhala për Pacollin: Njerëzit e tij u bënë organizatorë të protestës në Tiranë

July 7, 2026
Konferenca Ndërqeveritare, Balla: Shqipëria europiane që po ndërtojmë është një histori suksesi

“Bufat e kënetës dhe sorrat e inkubatorit do të bëjnë gjithmonë dëm”, Balla i përgjigjet Berishës pas mashtrimit për qumështin në Prishtinë

July 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In