Marcelo pritet të mungojë gjatë muajit tetor pasi Real Madridi ka konfirmuar se ka zgjatur muskujt në humbjen 1 me 0 nga Real Betisi të mërkurën.
Mbrojtësi brazilian u zëvendësua pas 20 minutash lojë dhe klubi spanjoll përmes një komunikate ka njoftuar se 29-vjeçari do të mungojë deri në fund të muajit tetor.
Marcelo pritet të mungojë në ndeshjet kundër Deportivo La Coruna, Espanyolit, Getafes, Eibarit, Borussia Dortmundit dhe Tottenham Hotspur.(b.an)