E përditshmja spanjolle, Marca e ka cilësuar penalltinë e dytë të Izraelit ndaj Shqipërisë si më të rrallën e këtij viti. Gjyqtari i takimit, Deniz Ayetekin akordoi penallti për Izraelin edhe pse fillimisht kishte lejuar që të vazhdohej loja dhe topin kishte shkuar në anën tjetër të fushës.
Por, pas sinjalizimit të anësorit, ai ishte kthyer kishte ndëshkuar me karton të kuq Etrit Berishën për goditjen e kundërshtarit dhe kishte akorduar penallti, pas ndërhyrjes së Kukelit në sulmuesin Zahavi.
“Kokë, i kuq dhe gjeste në penalltinë më të rrallë të vitit”, shkruan Marca, citohet “Express”. (b.an)