OBRM-PDUKM-ja përmes një konference për shtyp apeloi tek kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, që të mos keqpërdorë pozitën e tij dhe të garantojë të drejtën e fjalës për gjithë deputetët, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Deputeti Zoran Ilioski nga OBRM-PDUKM, duke ju referuar incidentit në Kuvend mes Talat Xhaferit dhe Vlladimir Gjorçevit, tha se askush në Kuvend nuk ka të drejtë t’ia merr të drejtën e fjalës asnjë deputeti.
Xhaferi e nxorri jashtë Kuvendit Vllatko Gjorçevin. Ai tha se ka kërkuar që të mbahet seancë e jashtëzakonshme, në të cilët do të rishikohet gjendja e ndotjes në Strugë, ndërsa kryetari i Parlamentit ka tentuar t’ia merr këtë të drejtë.
Ai shtoi se Kuvendi ka detyrë të kërkojë informacione nga OJQ për atë që ndodhë në Strugë dhe njoftohet për atë që është punuar në lidhje me ndotjen në Strugë, përgatiti ”Telegrafi”. (b.an)