• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Edhe politikanët e pasur në Kosovë janë të zhytur në kredi si të varfërit

by Java News
15/06/2017 20:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Politikanët e pasur të Kosovës, e kanë një të përbashkët me popullin e varfër, marrjen e kredive. Dallimi me popullin është në të ardhurat vjetore, të cilat i kanë shumëfish më të larta, e po ashtu dhe paratë që i kanë në banka.

Sipas deklarimit të pasurisë në Agjencinë Anti-Korrupsion, shumica e deputetëve të cilët janë të pasur kanë shuma të mëdha të parave në banka, rroga të majme, e miliona pasuri të paluajtshme, kanë deklaruar se kanë dhe kredi, për rinovim të shtëpisë, apo për martesë të fëmijëve.

Kredisë përveç qytetarëve, të cilët janë detyruar t’i marrin duke pasur parasysh gjendjen financiare, nuk i ka shpëtuar as presidenti i vendit Hashim Thaçi, i cili ka deklaruar para në bankat e Kosovës në vlerë prej mbi 300 mijë euro dhe të ardhura vjetore mbi 58 mijë euro, por ka dhe kredi 25 mijë e 406.15 euro.

Edhe deputeti i VV-së Faton Topalli, vazhdoj t’i prijë listës si deputeti më të ardhura më të larta vjetore, pasi që ai së bashku me bashkëshorten e tij, kanë deklaruar të hyra vjetore prej 146 mijë e 144 euro, nga pagat e marra në Zvicër dhe në Kosovë, ndërkaq para të gatshme të mbajtura në institucione financiare ka në vlerë prej 41 mijë e 350 euro.

Me gjithë shumat e mëdha të të ardhurave, as Faton Topalli, nuk i ka shpëtuar kredisë, pasi që ka deklaruar kredi rreth 500 mijë euro. Edhe deputeti i PDK-së Adem Grabovci i cili ka mbi 31 mijë euro të ardhura vjetore së bashku me bashkëshorten e tij, ka kredi në vlerë prej 15 mijë euro.E pa kredi nuk është as shefi i GP të PDK-së Zenun Pajaziti i cili së bashku me bashkëshorten e tij ka të ardhura vjetore në vlerë prej 50 mijë euro, por e ka dhe kredinë për ndërtimin e shtëpisë në vlerë prej 50 mijë euro.

Kredi ka edhe deputeti i AAK-së Pal Lekaj, i cili ka të ardhura vjetore në vlerë prej 23 mijë euro dhe pasuri të paluajtshme në vlera të mëdha, dhe kredi prej 75 mijë euro. Në kredi është edhe kryetari i VV-së Visar Ymeri i cili ka para të gatshme në institucionet financiare prej 52 mijë e 273 euro, e të ardhura vjetore rreth 28 mijë euro, ka kredi prej 18 mijë euro.

I zhytur deri në fyt në kredi është edhe ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, i cili edhe pse ka rreth 200 mijë euro para të gatshme në banka, e të ardhura vjetore prej rreth 30 mijë euro e ka një kredi rreth 150 mijë euro.

Duke parë pasurinë që e posedojnë, të ardhurat e tyre, e paratë e kursyera nëpër banka, duket mjaft e çuditshme hyrja e këtyre politikanëve në kredi, përgatiti Blic. (b.an)

Next Post
Armando Sadiku: Më shumë iu gëzova golit të Balajt sesa atij që shënova

Nga Sadiku te Bes Kallaku, për kë po bëjnë fushatë VIP-at

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

October 28, 2026
Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

October 28, 2026
DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

October 27, 2026
“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

October 27, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Terror si në ’97”, paralajmëron Qafoku: Opozita jashtë loje, do të përvetësojë protestën

October 27, 2026
“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

October 27, 2026
Gara për Tiranën, opozita me një kandidat të përbashkët? Vangjeli: E vështirë, ka shumë egoizëm

Vangjeli: Leksioni që vjen nga Beogradi! Tortë e pushtetit të nesërm apo model jo i ngjashëm?

October 27, 2026
“3 personat e atentatit në Don Bosko u identifikuan”, Karamuço: Ata bënë një gabim…

Karamuço: Prokuroria e di çfarë ka ndodhur me Erjon Vishkullin, duhet të informojë publikun

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In