• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Maqedonia/ Presidenti do të zgjidhet, arrihet 40 për qindshi, që lejon rezultatin

by Java News
05/05/2019 20:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Maqedonia mund ta njohe presidentin qe ne mesnate. Kjo sepse u arrit  cenzusi i nevojshëm prej mbi 40 për qind për zgjedhjen e presidentit të Republikës në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Kryetari i Komisionit Zgjedhor Oliver Derkovski  sonte në konferencën e shtypit informoi se jehona e votuesve deri në orën 19:00 arrin 44,50 për qind.

Pas mbylljes së qendrave të votimit mund të votojnë vetëm personat të cilët në atë moment gjenden në mjediset e votimit.

Në orën 19, u mbyllën të gjitha qendrat e votimit ku qytetarët e Republikës së Maqedonisë Veriore mund të votonin në raundin e dytë të zgjedhjeve të gjashtë presidenciale. Pas mbylljes së qendrave të votimit mund të votojnë vetëm personat të cilët në atë moment gjenden në mjediset e votimit.

Gjithsej 1,808,131 qytetarë të regjistruar në listën e votuesve mund të votonin në 3,480 vendvotime në Republikë dhe 32 jashtë vendit në gjashtë zgjedhjet presidenciale. Vendet e votimit u hapën në orën 7:00.

Jehona në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale deri në orën 17:00 ishte 38,23 për qind. Votimi po zhvillohet rrjedhimisht dhe nuk ka paraqitje për parregullsi në vendvotime, informon në konferencën e sotme për shtyp kryetari i Komisionit shtetëror zgjedhor, Oliver Derkoski.

Derkovski theksoi se dita e zgjedhjeve kaloi pa shkelje serioze të procesit të votimit.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, qytetarët mund të zgjidhnin midis kandidatit të LSDM-së dhe koalicionit Stevo Pendarovskit dhe VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit Gordana Siljanovska-Davkova.

Për president zgjidhet kandidati i cili ka fituar shumicë votash, pasi në vendvotimet kanë dalë më shumë se 40 për qind e votuesve të regjistruar, pra 723.253 votues, që është paraparë me nenin 121, paragrafi 3 nga Kodi zgjedhor.

Dje, një ditë para zgjedhjeve, të drejtën e votës e realizuan  personat  në burgjet e vendit dhe persona që janë në arrest,  personat e shpërngulur brenda vendit, si dhe personat e sëmurë dhe të moshuar të cilët këtë e kanë kërkuar nga komisionet komunale zgjedhore.

Procesverbalet dhe materiali tjetër zgjedhor këshillat zgjedhore i dorëzojnë në KKZ në afat prej pesë orëve pas përfundimit të votimit. KKZ-ja kompetente më pas i përmbledhë rezultatet e votimit, përpilon procesverbale dhe i dorëzon në KSHZ-së.

KSHZ-ja rezultatet paraprake nga votimi të pranuara përmes rrugës elektronike i publikoi në mënyrë të njëpasnjëshme, ndërsa rezultatet nga procesverbalet nga KKZ në afat prej 12 orëve pas përfundimit të zgjedhjeve.

KSHZ-ja rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve i publikon në afat prej 24 orëve nga dita e përfundimit të tyre. (Mia.mk)

Next Post
Premier/ United dhe Arsenal nuk kualifikohen në Champions

Premier/ United dhe Arsenal nuk kualifikohen në Champions

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In