Në referendumin rreth emrit të Maqedonisë, jashtë vendit kanë votuar sot gjithsej 36.56 për qind, e përkthyer në vota janë vetëm 985 të tilla në 33 vende të botës, ku të drejtën e votës e kanë pasur gjithsej 2 694 persona, bënë të ditur nga KSHZ-ja.
Për shkak të orës lokale qëndrojnë të hapura ende gjashtë vendvotime, përkatësisht në Kanada, SHBA dhe Londër, raporton Alsat-M.Ndërsa sipas të dhënave të KSHZ-së, në burgje dalja ka qenë 64.69 për qind ose 1008 votues.Po sipas KSHZ-së në shtëpi, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar personat e sëmurë, të paaftët si dhe personat në burgim shtëpiak ku nga 1851 qytetarë të regjistruar kanë votuar gjithsej 1 520 votues.
Në lidhje me incidentin që ka ndodhur në Australi, me ç’rast votuesit janë incizuar, nga KSHZ-ja kanë thënë se rasti është evidentuar dhe denoncuar.
Në Facebook u publikuan video ku mërgimtarët në Australi, të cilët kanë dashur sot ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në referendumin, u ofenduan dhe u quajtën tradhtarë, përgatiti Koha. (b.an)










