Pas miratimit të ligjit për gjuhën shqipe, në Maqedoni kanë filluar protestat.
Një grup qytetarësh u mblodhën mbrëmjen e së enjtespara Kuvendit të Maqedonisë në shenjë revolte kundër ligjit për dygjuhësinë.
Për shkak të protestës në Shkup, u bllokuan disa rrugë të qytetit.
Ligji për gjuhën shqipe në Maqedoni u miratua mesditën e sotme (11 janar) me 69 vota pro.
Ky vendim u përshëndet nga Tirana zyrtare, duke e quajtur atë si një hap përpara që ndihmin Maqedoninë në proceset e mëtejshme integruese./a.ç