• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Maqedoni/ Kaos pas zgjedhjes së Talat Xhaferit kryetar i Parlamentit, gjakoset kreu i maxhorancës Zaev/VIDEO

by Java News
27/04/2017 19:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Maqedonia ka më në fund një kryetar të ri të Parlamentit. Ai është Talat Xhaferi dhe është zgjedhur me votat e shumicës së re parlamentare, të përbërë nga LSDM-ja e Zoran Zaevit, BDI-ja e Ali Ahmetit dhe “Aleanca për shqiptarët”.

“Të nderuar deputetë, për herë të parë në të tilla kushte zgjidhet kryetari i Kuvendit. Ju premtoj se do të jem kryetar i Kuvendit e do të punoj në bazë të Kushtetutës. Unë nuk do të lejoj uzurpim të Kuvendit. Ju falënderoj për nderin dhe besimin që patët ndaj meje”, tha Talat Xhaferi, kryeparlamentar.

I pari që i ka uruar detyrën e re ka qenë vet kreu i LSDM-së, Zoran Zaev.

Ndërkohë, deputetët e VMRO-DPMNE-së bllokuan udhëheqësin e seancës konstituive, Trajko Veljanovski, i cili mbylli diskutimin në orën 18 dhe caktoi vazhdimin e seancës ditën e premte në orën 11.

Por shumica e re parlamentare nuk u largua nga salla e Kuvendit, duke i kërkuar Veljanovskit të vendosë në votim propozimin për kryetar të Kuvendit. Edhe pse deputetët e VMRO-së rrethuan ish-kreun e Parlamentit, ata të LSDM-së bërtisnin në kor “Trajko, duhet të shkosh në shtëpi”. Një pjesë e deputetëve i kërkuan deputetit më të vjetër të sallës, Branko Manjalovski që të ulej në vendin e Veljanovskit.

Në sallë ishte i pranishëm Zaev, por jo Gruevski dhe Ahmeti.

Maqedonasit nisin protestat
Ndërkohë situata jashtë Kuvendit të Maqedonisë është mjaft e tensionuar.

Protestuesit “Për Maqedoni të Bashkuar”  të cilët janë mbledhur para godinës së Kuvendit duke shprehur revoltën e tyre tashmë kanë hyrë brenda në Kuvend.

Ndërkohë kryetari i sapozgjedhur, Talat Xhaferi po tenton të japë një deklaratë për shtyp. –

https://www.facebook.com/AlsatMTelevision/videos/460083337661226/

c.a

Next Post
Fiorella të magjeps ne internet dhe ne jete te gjalle

Fiorella të magjeps ne internet dhe ne jete te gjalle

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In