• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Maqedoni, Ahmeti nuk e përjashton shtyrjen e zgjedhjeve

by Aalison Pearse Stevens
18/02/2016 18:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë para se të publikohet vlerësimi i ndërkombëtarëve, nëse në Maqedoni janë plotësuar kushtet për zgjedhje demokratike, kreu i BDI-së Ali Ahmeti nuk e ka përjashtuar mundësinë për shtyrjen e tyre.

Ai ka zbutur qëndrimin e tij kategorik, se zgjedhjet duhet të mbahen më 24 prill, pas takimit me ambasadorin amerikan në Shkup, Jess Baily, që zgjati më shumë se tri orë. Të enjten, Ahmeti tha se, shtyrja e datës duhet të ndodhë me marrëveshje të re mes 4 partive kryesore në vend.

“Bashkimi Demokratik për Integrim është i përkushtuar, që zgjedhjet të jenë të besueshme për të gjitha palët”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Udhëheqësi i LSDM-së opozitare, Zoran Zaev, i cili ka paralajmëruar se partia e tij nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme të 24 prillit, pret që edhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare në vend të konfirmojnë të premten se, në Maqedoni nuk ekzistojnë kushtet për zgjedhje të lira dhe demokratike.

“Nuk ekziston asnjë alternativë, që zgjedhjet të organizohen në mënyrë të njëanshme. Opozita ka në dispozicion të gjitha mekanizmat e mundshme politike për të pamundësuar një proces elektoral, që mund të organizohet në mënyrë të njëanshme nga qeveria”, tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Këto komente, Zaev i bëri pas takimit me drejtuesit e lëvizjes politike “BESA”. Ndërkohë, i vetmi që nuk sheh arsye për shtyrjen e zgjedhjeve është kryeministri i qeverisë teknike, Emil Dimitriev, i cili kërkon që votimet të mbahen më 24 prill, siç ishin marrë vesh krerët e 4 partive kryesore në Maqedoni, verën e kaluar.

TCH

Next Post

Magjistratura, Manjani propozon pranim pa konkurs për të diplomuarit jashtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Efektet e rezervës së sigurisë te nafta, operatorët llogarisin rritje të çmimit final 6.1 lekë/litër

Efektet e rezervës së sigurisë te nafta, operatorët llogarisin rritje të çmimit final 6.1 lekë/litër

October 7, 2026
Pas vizitës në SHBA, Rama u drejtohet sot shqiptarëve nga aeroporti “Nënë Tereza”

Rama uron Justina Shiroka-Pulën: Zgjedhja si presidente, në një fazë sfiduese për Kosovën

October 7, 2026
Skandal mjedisor në Finlandë, pezullohen punimet në projektet e Google

Skandal mjedisor në Finlandë, pezullohen punimet në projektet e Google

October 7, 2026
Rama: Buxheti 2027 historik, do prekë tavanin e 10 miliardë eurove! Rishpërndarje më tepër nga…

Rama: Buxheti 2027 historik, do prekë tavanin e 10 miliardë eurove! Rishpërndarje më tepër nga…

October 7, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e mërkurë 7 tetor 2026: Gaforrja favorizohet në punë dhe dashuri

October 7, 2026
Mot i qëndrueshëm, vranësira kalimtare dhe erë përgjatë bregdetit

Mot i qëndrueshëm, vranësira kalimtare dhe erë përgjatë bregdetit

October 7, 2026
Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan

Kosova me presidente të re, Kurti: Do punojmë bashkë për suksesin në apel të ish-krerëve të UÇK

October 7, 2026
INSTAT: Familjet me kryefamiljar pa arsim shënuan rritjen më të lartë të shpenzimeve në 2025

INSTAT: Familjet me kryefamiljar pa arsim shënuan rritjen më të lartë të shpenzimeve në 2025

October 7, 2026
PROFIL / Kush është Justina Shiroka Pula, Presidentja e re e Kosovës?

PROFIL / Kush është Justina Shiroka Pula, Presidentja e re e Kosovës?

October 7, 2026
“Lojtarët kërkonin lavdinë personale!”- Kapiteni Gjimshiti shpërthen pas fitores së vuajtur me San Marinon: Nuk kam fjalë për atë që ndodhi!

“Lojtarët kërkonin lavdinë personale!”- Kapiteni Gjimshiti shpërthen pas fitores së vuajtur me San Marinon: Nuk kam fjalë për atë që ndodhi!

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com