• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manuali qesharak për të ndërtuar një botë paralele politike!

by Ardit Rada
24/08/2020 22:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza/

Me kalimin në heshtje të ndryshimeve kushtetuese të miratuara nga Parlamenti më 30 korrik, nga ana e Presidentit të Republikës Ilir Meta, partive politike u mbetet që të nisin praktikisht punën konkrete për fushatën e zgjedhjeve të pranverës së ardhshme. Sepse nuk ka më asnjë dilemë, në lidhje me dy çështjet e reja kyçe të zgjedhjeve të pranverës së 2021; listat e hapura dhe koalicionet paraelektorale. Kjo përkon edhe më shkuarjen drejt fundit të pushimeve verore dhe trokitjen e shtatorit, që shënon edhe fillimin e sezonit të ri politik.

Ndaj liderëve dhe shtabeve qëndrore politike, nuk u mbetet edhe shumë kohë kalendarike në dispozicion, për të humbur. Të paktën, për të sikicuar fillimisht në letër, skenaret që do të zbatojnë në muajt e ardhshëm. Ajo që mbetet për tu bërë si hap i fundit, nuk është më në dorë as të Partisë Demokratike dhe as të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe aleatëve të tyre. Sepse i takon Parlamentit në shtator, me rifillimin e punimeve, që të reflektojë edhe në Kodin Zgjedhor, ndryshimet e reja kushtetuese.

Në këto kushte të gjitha partive politike, u duhet të lexojnë sa më mirë ndryshimet e bëra, në mënyrë që të dijnë ti implementojnë ato siç duhet në praktikë gjatë fushatës. Gjë kjo që do ti sillte maksimizimin në ditën e votimeve të rezultatit të tyre elektoral dhe për rrjedhojë, edhe të mandateve të përfaqësimit në Parlamentin e ardhshëm.

Këto kalkulime i japin mundësi partive dhe koalicioneve që do të krijohen, të shfrytëzojnë sa më mirë të hapësirat e lejuara, në përqindjen e hapjes së listave të kandidatëve për deputetë. Si edhe bashkërendimin e fuqive elektorale mes partive politike që do të jenë pjesë e të njëjtit koalicioni parazgjedhor. Ky ekuacion është me shumë të panjohura, vetëm për opozitën e rrugës, për aq kohë sa mazhoranca socialiste e ka shumë të qartë prej kohësh përshtatjen e saj me ndryshimet e reja, pasi do të jetë sërisht e vetme në garë si edhe gjatë 2017.

Por në vend që të meren me këto çështje dhe të rinisin punën, për fazën e re dhe më të rëndësishme politike dhe elektorale që i pret në garën e 2021, liderët e partive kryesore opozitare vazhdojnë ti biejnë fyellit të propogandës së tyre në të njëjtën vrimë që kanë mbi 7 vjet që e bëjnë tashmë. Vetëm duke fyer, sharë, kërcënuar, shantazhuar, provokuar përmes deklaratave që skanë asnjë lidhje me realitetet politike në Shqipëri. Por, vetëm me imagjinatën e tyre për ti paraqitur opinionit publik realitete fake me synimin për të krijuar perceptime fake.

Përmes kësaj rruge me sulme krej bajate dhe banale, që nuk ke as se për çfarë dhe përse tu përgjigjesh, janë aq larg të vertetave të përditshme të jetës së vendit, realitetit të sfidave dhe asaj që kërkojnë realisht shqiptarët, sa të duket sikur opozitarët tanë jetojnë në një botë paralele. Të cilën pasi e kanë shpikur vetë, e kanë ndërtuar vetë, e kanë populluar po vetë dhe po e jetojnë gjithashtu po vetë prej kaq e kaq kohësh jashtë sistemit politik dhe demokratik të vendit.

E sheh këtë lloj sjellje që nga Kryetari i PD Lulzim Basha, që duket se i duhet të bëjë ndonjë deklaratë këto javë pushimesh, vetëm se duhet ta bëjë, por jo se ka ndonjë arësye. Për ta vazhduar me Monika Kryemadhin dhe Sali Berishën. Për të përfunduar tek Ilir Meta i cili me të gjitha veprimet, deklaratat, qëndrimet, postimet dhe thirrjet publike dhe mediatike që bën, mund të jetë në çdo rol e në funksion të çdo gjëje tjetër, përveçse në atë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe Kreut të Shtetit.

Të çudisin në gjithë këtë hallakatje përsiatjesh pa kurrfarë thelbi të realpolitikës shqiptare, të paktën dy gjëra: Së pari, si nuk e kanë kuptuar ende edhe pasi humbën zgjedhjet në 2015, edhe pasi humbën ato të 2017, edhe pasi bojkotuan ato të 2019, se kjo rrugë mund të të çojë gjithkund, por vetëm në pushtet jo.

Së dyti, mirë deri dje se nuk e kishin të qartë as nëse do miratohej marrëveshja e 5 qershorit dhe as nëse do kalonin ndryshimet kushtetutese të 30 korrikut. Po tani pse? Pse duhet të vazhdojnë ti bien sërisht fyellit të propogandës së tyre në të njëjtën vrimë, edhe kur kanë në duar kaq shumë instrumenta të tjerë politikë dhe elektoralë, për të nisur sa më parë përgatitjet konkrete për zgjedhjet e reja, të cilat janë vetëm 6-7 muaj larg?!

E gjitha kjo, mund të ketë çdo lloj emri. Por më shumë se çdo gjë tjetër, më shumë se një alternativë për tu rikthyer në pushtet, duket si një manual qesharak, për të ndërtuar një botë paralele politike në të cilën jetojnë vetëm 3-4 liderët e opozitës shqiptare!

Next Post
Me dy “A” të gdhendura në këmbë që në lindje, Olta Gixhari zbulon detajin e veçantë të djalit të saj

Me dy "A" të gdhendura në këmbë që në lindje, Olta Gixhari zbulon detajin e veçantë të djalit të saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

October 30, 2026
Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

October 30, 2026
Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

October 30, 2026
Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

October 30, 2026
Vrau të moshuarin në banesën e tij për para, arrestohet shqiptari në Athinë

Vrau të moshuarin në banesën e tij për para, arrestohet shqiptari në Athinë

October 30, 2026
SHBA miraton shitjen e 500 raketave Patriot për Ukrainën, paketa kap vlerën e 2.1 miliardë dollarëve

SHBA miraton shitjen e 500 raketave Patriot për Ukrainën, paketa kap vlerën e 2.1 miliardë dollarëve

October 30, 2026
Berisha: PD mbështet protestën studentore, por nuk jemi organizatorë të saj

Berisha: PD mbështet protestën studentore, por nuk jemi organizatorë të saj

October 30, 2026
Rekord votash në SHBA, rreth 48 milionë amerikane kanë votuar para zgjedhjeve të mesit të mandatit

Rekord votash në SHBA, rreth 48 milionë amerikane kanë votuar para zgjedhjeve të mesit të mandatit

October 30, 2026
Zbardhen votat për Topin e Artë, Kane mposhti Mbappe me numër tejet të ngushtë pikësh! Yamal grumbulloi më pak nga ç’pritej

Zbardhen votat për Topin e Artë, Kane mposhti Mbappe me numër tejet të ngushtë pikësh! Yamal grumbulloi më pak nga ç’pritej

October 30, 2026
“Kur ato janë të pavarura, familjet bëhen më të forta”- Ambasadorja e BE viziton Elbasanin: Pasuritë e konfiskuara nga krimi, kthehen në mundësi për gratë!

“Kur ato janë të pavarura, familjet bëhen më të forta”- Ambasadorja e BE viziton Elbasanin: Pasuritë e konfiskuara nga krimi, kthehen në mundësi për gratë!

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In